Connect with us

Sporti

Trajneri Silvinjo: Nga Europiani mësuam shumë, eksperiencë e shkëlqyer. Luftojmë për çdo pikë në Nations League

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka dhënë një intervistë për gazetarin Erion Todhe, përpara rrugëtimit të ri që Kombëtarja shqiptare do të nisë në UEFA Nations League.

Tekniku kuqezi foli për eksperiencën në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, si dhe komentoi zgjatjen e marrëveshjes me FSHF për të vazhduar projektin e nisur në drejtimin e Shqipërisë.

Gjithashtu, trajneri Silvinjo foli edhe për ndeshjet e UEFA Nations League, ndërsa shtoi se objektivi i së ardhmes është kualifikimi në Botëror.

Më poshtë intervista e plotë e realizuar me gazetarin Erion Todhe:

Advertisement

Europiani i Gjermanisë, i keni analizuar edhe njëherë ndeshjet, tashmë me mendje të ftohtë, çfarë do të kishit bërë ndryshe? – Ka ardhur momenti të flasim për gjithçka ka ndodhur në këtë një vit e gjysmë punë. Një cikël i parë i rrugëtimit që kemi bërë bashkë. Një rrugëtim shumë i bukur, të shkosh të luash për herë të dytë në finalet e një Europianit, është diçka historike. E dimë të gjithë, edhe njerëzit, që nuk është e lehtë të arrish deri atje. Por kur arritëm gjetëm një grup të fortë dhe të vështirë. Por unë isha i kanaqur për këtë. Të përballesh më Italinë dhe Spanjën që fitoi Europianin si dhe Kroacinë një skuadër e jashtëzakonshme. Në fakt pas ndeshjeve është e lehtë të bësh analizën. Sigurisht ka gjëra që duhet të ishin bërë ndryshe, por unë shkova me mendimin që të përfaqësonim sa më mirë një komb. Edhe lojtarëve ju kisha thënë, me çdo kusht duhet të ishim në lojë në çdo ndeshje. Me Italinë bëmë mirë, ndeshja me Kroacinë edhe mund të ishte fituar. Ky është një kampionat i vështirë dhe me shumë rreziqe. Çdo gabim është një gol i pësuar. Jam shumë i kënaqur me futbollistët por sigurisht, gjithmonë ka diçka për të përmirësuar. Ndryshuam modulin për ndeshjen e dytë duke shtuar një lojtar në mesfushë, por në përgjithësi kemi bërë shumë mirë.

Në aspektin personal por edhe si trajner i Kombëtares, çfarë keni përfituar, cilat janë mësimet që morët nga finalet e Europianit? – Kemi mësuar shumë, eksperiencë e shkëlqyer. Si bashkëpunëtor kam qënë në Kombëtaren e brazilit në Botërorin e Rusisë. Edhe Europiani ka një nivel të njëjtë. Ne kemi një skuadër të re dhe kjo është e bukura. Kemi luajtur kundër lojtarëve dhe skuadrave shumë të forta. Të shkosh atje është një luks, për ne ishte çmenduri. Në aspektin personal mësova shumë. Çdo gabim të kushton shumë sepse niveli i garës është shumë i lartë. Lojtarët e dinin mirë këtë, që nuk lejohet të gabosh sepse pëson dhe del menjëherë jashtë loje. Është një eksperiencë e madhe edhe për lojtarët. Niveli i përqendrimit ishte shumë i lartë.

Pas finaleve erdhi edhe rinovimi i kontratës. Besoj se keni dashur të përqendroheni fillimisht tek Europiani e më pas të mendonit për rinovimin që besoj se nuk ishte diçka e vështirë për t’u arritur? – Jo, absolutisht jo. Në fakt ishte një dëshirë e Federatës dhe e jona, por ishte Europiani. Kemi logjikuar mirë të dyja palët, si Federata ashtu edhe ne si staf. Mendimi jonë ishte të punonim fort për Europianin, për të shmangur edhe gabimin më të vogël, në mënyrë që të mos humbnim përqendrimin. Gjëja më e rëndësishme në atë moment, ishin futbollistët, ishte një komb i tërë, ishin 3 milionë këtu e 10 milionë jashtë Shqipërisë. Për ne si staf është një avantazh të vazhdojmë punën përpara pas një rezultati të mirë. Sot ne nuk nisemi nga zero me Kombëtaren shqiptare. Sot ne nisemi nga më shumë se 50% njohje të ekipit dhe lojtarëve. Tashmë duhet të përmirësohemi, të shkojmë pas shumë futbollistëve të tjerë që mund të na shërbejnë. Ne jemi të kënaqur pasi njohim Tiranën, Federatën, njohim shqiptarët, kështu që rinovimi për ne ishte i lehtë.

Tashmë rinis puna, por me ndeshjet e Nations League. A keni një ambicje për këtë garë, apo këto ndeshje do të shërbejnë si përgatitje për kualifikueset e Botërorit, që është një qëllim shumë më i rëndësishëm se Liga e Kombeve? – Ka një ëndërr, një dëshirë dhe një objektiv për të shkuar në Botëror. Por ndërkohë kemi një kompeticion të rëndësishëm si Liga e Kombeve. Unë nuk e konsideroj si një moment kalimtar për të marrë eksperiencë apo për t’u përgatitur. Objektivi i parë është të përmirësojmë skuadrën, të gjejmë lojtarë të rinj. Kjo është Kombëtare, dhe si e tillë është e hapur. Nëse ka një lojtar që na shërben, atëherë ai do të vijë. Liga e kombeve është e vështirë, dhe kemi një grup të vështirë me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Çekinë. Ne do të luftojmë për çdo pikë. Nuk do të jetë e lehtë por ne do të futemi në çdo ndeshje për të fituar.

Pas UEFA Nations League vijnë kualifikueset e Botërorit. A keni një plan për të ndryshuar diçka në skuadër, ndoshta mënyrë tjetër loje, apo mentalitet tjetër? Cili është mendimi juaj tani për tani? – Unë mendoj se ka gjithnjë vend për përmirësim. Përtej modulit, ne kemi një bazë të mirë, praktikisht 70 apo 75% të grupit e kemi, por kemi lojtarë që vijnë me shumë eksperiencë pas Europianit. Lojtarët kanë kuptuar një gjë që për mua, për Federatën dhe për Shqipërinë, përtej modulit, eksperiencës, lojtarëve, cilësisë teknike, ajo që nuk negociohet është zemra dhe shpirti i skuadrës. Lojtarët e dinë që këtë duhet ta kenë si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje sepse kjo na çoi në Europian. Dëshirën dhe shpirtin e skuadrës e kanë kuptuar edhe njërëzit, që shpirti dhe zemra është aty në fushë.

Advertisement

Continue Reading
Advertisement

Sporti

EKSKLUZIVE/ Mbërrin Randi Dumfor. Del në stërvitje me Skënderbeun!

Është mbyllur aventura e Randi Dumfor, pasi ditën e sotme ka dalë në stërvitje me Skënderbeun. Këtë e zbulon “Korça Boom”, teksa për të gjithë tifozët bëjmë me dije se Randi ka mbërritur në qytetin juglindor dhe është venë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.

Kishte muaj të tërë që Randi mungonte te Skënderbeu, por pretendohej që do të shitej së pari në Azerbaixhan dhe më pas në Arabinë Saudite. Në momentet e fundit nuk u firmos kontrata dhe Randi u detyrua që të kthehej në qytetin juglindor.

Vonesa e pajisjes me vizë bëri që Randi të vonohej kaq shumë dhe tashmë mund të themi që është forcuar shumë reparti i prapavijës.

Tashmë i vetmi problem është forma e mbrojësit, pasi do të t’i duhen ditë të tëra që të arrijë ritmin e grupit. Në momentin që do të jetë gati, Randi do të aktivizohet menjëherë në formacion.

Advertisement

Edhe prapavija në këtë mënyrë është mbushur te Skënderbeu dhe bardhekuqtë e kanë grupin e plotë.

Tashmë mbetet të shikojmë reagimin e skuadrës në fushë, pasi presidenti Ardjan Takaj e plotësoi skuadrën me të gjithë grupin.

Njëkohësisht Randi pritet të firmosë kontratën e re, ose e thënë ndryshe ta rinovojë, pasi ka kontratë deri në muajin janar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Dinamo-Skënderbeu të premten. Vajzat bardhekuqe për fitore

Java e dytë e kampionatit kombëtar në volejboll për femra do të dhurojë emocione për një prej çifteve të kësaj jave, Dinamo-Skënderbeu.

Themi për këtë çift pasi kjo përballje sigurisht na kujton përballjen e Dinamos së Kreshnik Tartarit dhe Skënderbeun e Pandi Gëllçit në atë kohë.

Këtë herë gjërat janë ndryshe, Dinamo të paktën në letër nuk është më e fortë se Skënderbeu, por që për vajzat e rrjetës së Skënderbeut kjo ndeshje vlen vetëm me fjalën fitore.

Dinamo-Skënderbeu do të luhet ditën e premte në Farkë të Tiranës dhe do të startojë në orën 16:00.

Advertisement

Vajzat e Orlando Kojës do të kërkojnë fitoren e dytë në po kaq javë dhe janë të bindura që nga java në javë po konsolidohen edhe më shumë dhe shumë shpejt do të shikojmë edhe skuadrën e vërtetë në fushë, që do të luftojë padiskutim për të gjitha trofetë që do t’i dalin përpara.

Forca vajza!

Me fitore edhe të premten ndaj Dinamos në kryeqytet.

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Advertisement

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu                    20 shtator 2024     Ora 16:00

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia                    28 shtator 2024     Ora 14:00

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu          5 tetor 2024            Ora 17:00

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Advertisement

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                        31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Advertisement

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                  14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Skënderbeu/ Rritet ndjeshëm konkurrenca në sulmin korçar

Tani mund të thuhet se çdo repart i korçarëve është i mbipopulluar, por sulmi duket se realisht është në gjendjen e vet më të mirë dhe kjo pritet të reflektohet me golat që do të shënohen. Janë një numër i madh futbollistësh të cilët janë në organikën korçare.

Kështu Bismark, Nikaj dhe Rashica ndiejnë nga afër frymëmarrjen e atyre që edhe mund t’i rrezikojnë. Kjo konkurrenca vjen nga Tayo, Tare, Çuçka, Balaj, Krasniqi të cilët realisht janë hedhur në fushë nga Gvozdenoviç si zëvendësues, por që ka pritshmëri të mëdha nga të afruarit së fundmi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU fotokopoje si sezoni i kaluar/ Kthesa vjet erdhi në javën e 6-të

Të gjithë në qytetin juglindor janë të mërzitur dhe nuk e prisnin këtë start të Skënderbeut me 4 pikë në 5-së javët e para, por në fakt Skënderbeu duket se është fotkopoje si ai i sezonit të kaluar.

Themi këtë pasi edhe sezonin që kaloi ku Skënderbeu u rendit në vendin e tretë në Final Four, kishte të njëjtat rezultate.

Duke bërë krahasimin me vjet, Skënderbeu në 5 javë kishte dy fitore dhe 3 humbje radhazi, ndërkohë që këtë vit ka 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

Sezonin e kaluar Skënderbeu fitonte me Egnatian dhe Dinamon dhe humbiste tre ndeshjet radhazi me Tiranën dhe Teutën në transfertë dhe Kukësin në shtëpi.

Advertisement

Vetëm në javën e 6-të të sezonit të kaluar skuadra bardhekuqe u kthye te fitorja në atë transfertë ndaj Erzenit, ndërkohë që këtë sezon Skënderbeu luan javën e 6-të në shtëpi ndaj kurbinasve.

I vetmi ndryshim është se vjet Skënderbeu në kaq javë kishte 6 pikë, ndërkohë që këtë sezon ka 4 pikë, por duket qartë se është fotokopje e vitit te kaluar.

Të shpresojmë që do të ndodhë një gjë e tillë dhe kjo është java e kthesës së madhe të Skënderbeut.                 

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Dënime për superioren/ E pësojnë Laçi, Tirana, Elbasani!

  1. KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

Në zbatim të nenit 58 të Rregullores së Aktivitetit, KF Laçi urdhërohet të dërgojë për miratim listën e zyrtarëve të cilët do të qëndrojnë në tribunë, tek delegati i ndeshjes, të paktën 48 orë përpara fillimit të çdo ndeshje deri në përfundim të dënimit.

  1. Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike si dhe kore dhe mesazhe fyese, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë.

AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

DISIPLINA dënon Lipon e Pogradecit/ Kartonii kuq i kushtoi shtrenjtë

Komisioni i Disiplinës në vendimet e ditës së sotme ka zbardhur disa dënime, ndërkohë që për ndeshjen Burresi-Pogradeci 2-1, kujtojmë që zyrtari Afrim Lipo në stol u dënua me kartonin e kuq në pjesën e dytë.

Për atë që ndodhi Disiplina e dënon Lipon me 4 ndeshje pezullim

Ja vendim i sotëm i Komisionit të Disiplinës:

-Zyrtari i FK Pogradeci, Anesti Lipo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Klubi zyrtarizon Liridon Balaj, 3 vite bardhekuq

Ndërkohë që Liridon Balajn ka qenë portali ynë “Korça Boom” që e ka zbuluar ditën e djeshme si blerjen e fundit dhe një nga blerjet që pretendohet të jetë cilësore, ka qenë klubi që e ka zyrtarizuar ditën e sotme.

Nëpërmjet një postimi klubi bardhekuq deklaron se Balaj ka firmosur kontratë 3-vjeçare dhe sigurisht është një kontratë afatgjatë.

Qysh ditën e djeshme Liridoni doli në stërvitje me ekipin dhe tashmë pritet vetëm debutimi i tij me fanelën e Skënderbeut në ndeshjet e superligës.

Ja dhe njoftimi i fundi i klubit bardhekuq:

Advertisement

Liridon Balaj zyrtarisht bardhekuq!

25-vjeçari i dalë nga akademia e Besa Pejë, pas një karriere disa vjeçare në Zvicër dhe Belgjikë, ka firmosur kontratën që e lidh me klubin për 3 vitet e ardhshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Java e 6-të në dy ditë/ Ja kur luhen 5 çiftet dhe Skënderbeu-Laçi!

Java e 5-të e superligës u sfumua tashmë me një humbje të Skënderbeut që e zbret në vendin e paafundit të superligës, ndërkohë që skuadra bardhekuqe nuk ka kohë të “qajë” humbjen e fundit, pasi duhet të mendojë menjëherë për javën e 6-të të superligës.

Tashmë është zyrtare, teksa java e 6-të do të luhet të shtunën dhe të dielën, pra do të jetë e ndarë në dy ditë. Madje do të jetë Skënderbeu që do të luajë ndeshjen e parë të kësaj jave, pra qysh të shtunën.

Skënderbeu-Laçi do të luhet më 21 shtator dhe do të startojë ndryshe nga herët e tjera, në orën 17:00. Dita e parë, pra e shtuna do të mbyllet me derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, takim që do të startojë në orën 20:00 të mbrëmjes.

Më pas radha do të jetë të dielën, ku do të luhen jo pak, por 3 ndeshjet e mbetura. Vllaznia-Bylis do të jetë ndeshja e parë e asaj dite në orën 17:00, ndërkohë që dy takimet e fundit do të startojnë në orën 20:00 të mbrëmjes.

Advertisement

JAVA E GJASHTË E SUPERLIGËS

E SHTUNË 21 SHTATOR 2024 

ORA 17:00 SKËNDERBEU-LAÇI

ORA 20:00 PARTIZANI-TIRANA

E DIELË 22 SHTATOR 2024 

Advertisement

ORA 17:00 VLLAZNIA-BYLIS

ORA 20:00 ELBASANI-EGNATIA

ORA 20:00 TEUTA-DINAMO

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kategoria 1

KATEGORIA E PARË në 2 ditë këtë fundjavë/ Ja kur luhet Pogradeci-Erzeni dhe të tjerat!

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë. Duele mjaft interesante ka rezervuar java e 5-të e këtij kampionati, teksa ekipet do të zbresin në fushë ditën e shtunë dhe të dielë.

4 ndeshje do të luhet më 21 shtator, ditën e shtunë në po të njëjtën orë, 16:00. Kastrioti do të duelojë me Burrelin, ndërsa Vora udhëton në transfertë për të sfiduar Korabin. Lushja do të përplaset me Besën e Kavajës, ndërsa sfida tjetër do të jetë mes Pogradecit dhe Erzenit.

Ndërkohë ditën e dielë do të zhvillohen dy sfidat e mbetura. Flamurtari do të presë në shtëpi skuadrën e Apolonisë për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 5-të, ndërsa Kukësi udhëton në transfertë për të sfiduar Valbonën.

Pra për Pogradecin ndeshja e kësaj jave ndaj Erzenit është takimi i kthesës së madhe, atje ku në Pogradec presin vetëm fitoren.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU mos e bëjmë dramë humbjen me Dinamon/ Një gabim la pa pikë Skënderbeun

Nëse ka një keqardhje të madhe për këtë Skënderbe, është ajo e së hënës që kaloi në “Elbasan Arena”, ku Skënderbeu po shkonte drejt barazimit me Dinamon, por doli pa gjë pas një gabimi.

Gafë, apo gabim i Marko Ramos, kjo pak rëndësi ka, por që sigurisht edhe ndodhin gabime të tilla. Madje ka qenë Skënderbeu që në shumë ndeshje edhe sezonin e kaluar, fitonte me gabimet e kundërshtarëve, ndërkohë që vjen momenti që të gabosh dhe ja vjen kjo humbje.

Të gjithë po e “kryqëzojnë” Skënderbeun në këtë moment, por nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë. Janë luajtur vetëm 5 javët e para dhe janë edhe 31 të tilla deri në fund.

Javë ka plot dhe Skënderbeu në fund të fundit është atje. Është një skuadër që tashmë do vetëm moralin të lartë dhe asgjë tjetër, sepse kthesa sigurisht që do të vijë.

Advertisement

Skënderbeu edhe këtë vit e themi me bindje që do të jetë “hirushja” e superligës dhe ndoshta qysh pas ndeshjes ë radhës së ditës së shtunë, të gjithë do të fillojnë të flasin ndryshe për këtë Skënderbe.

E rëndësishme është që skuadra duhet të jetë e qetë në këtë moment dhe askush, të paktën nga tifozët bardhekuq nuk duhet ta bëjë dramë.

Të gjithë duhet të jemi me Skënderbeun, sepse ka nevojë për mbështetjen tonë.

Me Dinamon, në fund të fundit të hënë ekipi nuk e meritonte humbjen. Edhe pikët do të vijnë dhe sërish ne do të jemi nesër që do të themi fjalët më të mira për këtë skuadër me plot talent dhe cilësi brenda.

Forca Skënderbe!  

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News