Connect with us

Sporti

Trajneri Silvinjo komenton listën e Shqipërisë për Ligën e Kombeve: Jemi një ekip në rritje, të përmirësohemi më shumë

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë grumbullimin zyrtar në kuadër të dy sfidave ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Pas publikimit të listës disa ditë më parë, trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo doli sot në konferencën zyrtare për media, ku komentoi listën me 24 lojtarët e grumbulluar dhe foli për objektivat e skuadrës.

Që në krye të konferencës, trajneri i falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe mesazhet e shumta të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të nënës së tij ndërsa tha se Armando Broja nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të një problemi fizik dhe skuadrës do t’i bashkohet sulmuesi Myrto Uzuni.

Ndër të tjera, tekniku i përfaqësueses shqiptare foli edhe për dy emrat e rinj në listën kuqezi, Sebastjan Spahiu dhe Agim Zeka. Sa i përket objektivit të kuqezinjve në Ligën e Kombeve, Silvinjo nënvizoi se Shqipëria është një ekip në rritje dhe në këtë kompeticion ai kërkon nga skuadra që të përmirësohet akoma edhe më shumë.

“Pikë së pari dua të falënderoj të gjithë Federatën, lojtarët edhe shumë prej jush që më keni dërguar mesazhe mbështetjeje dhe ngushullimi në një moment të vështirë, por kështu është jeta. Armando Broja nuk është në listë, është jashtë. Ne kemi pritur deri në fund, edhe dje ishim në kontakt me klubin e Evertonit. Ai kishte një problem me tendinën e Akilit, ka nisur rikuperimin dhe është jashtë 10-15 ditët e ardhshme, nuk mund të na ndihmojë. Më vjen keq për të dhe i uroj një rikuperim të shpejtë. Kemi thërritur Uzunin dhe nesër do të bashkohet me ne” – tha fillimisht trajneri Silvinjo dhe më pas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Advertisement

Mungesa e Muçit dhe çfarë prisni nga dy lojtarët e rinj, Zeka e Spahiu? 

– Kur flasim për listën e madhe mua më duhet të zgjedh. Muçi është i rëndësishëm për ekipin, ka qenë gjithmonë pjesë e Kombëtares e kemi pasur edhe në Europian. Kemi punuar me stafin dhe në pozicionin e Asanit kemi si opsion Muçollin që është i dëmtuar. Ne kemi bërë një vlerësim të lojtërve që mund të kenë të njëjtat cilësi për të zëvendësuar Asanin dhe nuk mund të zgjedh më shume se 24 lojtarë. Muçi është i rëndësishëm dhe do të jetë në vazhdim me ne.

Pse është jashtë liste Etrit Berisha?

  Unë e kam thënë gjithmonë që Kombëtarja është e hapur për të gjithë. Në këtë moment futbollisti nuk ka klub dhe pjesa më e madhe e lotjarëve vijnë nga pushimet. Ka 30-35 ditë pushime, shumë kanë bërë fazën përgatitore dhe vijnë. Por lojtari që nuk ka klub ka humbur dhe stërvitjet. Ekipi është i hapur, ne punojmë me gjithë stafin për t’u përmirësuar gjithmonë në çdo aspekt, por në këtë moment jo. Në vazhdim Kombëtarja është e hapur për të gjithë lojtarët.

Keni kontaktuar me Brajan Grudën për të përfaqësuar Shqipërinë? 

Advertisement

– Një pjesë e rëndësishme e punës tonë është zbulimi i talenteve për të ardhmen. Ne kemi 3 milionë njerëz që jetojnë në Shqipëri dhe 10 milionë jashtë, na duhet vazhdimisht që të kontrollojmë lotjarët. Gjithashtu pjesë e punës është të ndjekim lojtarë që janë në Zvicër, Itali, Gjermani apo në vende të tjera. Kjo është një punë e vështirë, jo sekrete, por duhet ta bëjmë me profesionalizëm, se flasim për një lojtar që ka nënshtetësi të dyfishtë dhe zgjidhja është e tij. Kur na intereson lojtari, flitet me qetësi dhe kontaktohet nga stafi teknik. Kjo është puna që bëhet, nuk mund të them nëse është bërë gjë apo jo. Janë shumë lojtarë, nuk mund të them me saktësi si po veprojmë, është një punë shumë e bukur dhe shpresoj që të kemi mundësi të afrojmë lojtarët e duhur.

Liga e Kombeve, mundësi për të freskuar skuadrën? 

– Liga e Kombeve është një kompeticion i rëndësishëm. Mund të na japë edhe një dorë për të ardhmen, për Kupën e Botës. Ukraina, Gjerogjia dhe Çekia kanë skuadra të forta, kanë lojtarë të fortë do të jenë ndeshje të vështira dhe të luftuara. Jemi një Kombëtare në rritje. Nuk kemi kohë për të bërë eksperimente, nuk më pëlqen kjo fjalë. Do ta quaja vlerësim apo kontroll të lojtarëve të rinj. Në këtë listë janë dy të rinj, Zeka dhe Spahiu që janë thirrur për herë të pare, lojtarët e tjerë kanë qenë dhe më parë me ne, Sherri, Simoni. Duhet të përmirësohemi si Kombëtare. Shkojmë në fushë për të prezantuar njerëzit dhe për të përfaqësuar një komb, të luajmë me shpirt dhe zemër. Një lojtar apo stafi që nuk mendon kështu qëndron jashtë. A do të thotë kjo që ne do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet? Nuk e di. Por ne duhet të hyjmë në fushë për të luftuar, për t’i dhënë të gjitha aty.

Myrto Uzuni 

– Uzuni ka ardhur te ne si i jashtëm, ka luajtur ndaj Polonisë dhe ka luajtur titullar në shtëpi ndaj Moldavisë. Por ai ka një vit e gjysmë me Granadën ku luan sulmues i dytë. Unë e kam parë si qendërsulmues. E kemi vlerësuar gjithmonë si një sulmues qendre. Seferi e ka marrë vendin, ka ardhur Hoxha, është edhe Bajrami. Uzuni është sulmues pykë për ne, dhe për për këtë arsye nuk u ftua në Europian. Personale me Uzunin? Asgjë personale. Ajo që ka rëndësi është vetëm fusha, ia them vetes, stafit, Presidentit, ka vlerë vetëm fusha. Ne duam që lojtari të shkojë në fushë dhe të bëjë mirë. Personale nuk ka asgjë. Për këtë arsye nuk është Broja dhe është Uzuni. Është momenti i tij. Ai është lojtar me karakteristikë të ndryshme si qendërsulmues. Nuk është i madh fizikisht, por është i shpejtë, potent dhe kërkon hapësirë. Ai është ndryshe nga Broja, Daku e Manaj. Ndoshta një lojtar i ngjashëm i ri është Çuni, por nuk është momenti. Është momenti i Uzunit.

Advertisement

Çfarë do të ketë të re Shqipëria në Ligën e Kombëve? 

– Ky është një cikël i ri që ne duam ende ta përmirësojmë në çdo aspekt. Ne jemi në rritje, por nuk duam të bëjmë një marzh rritje me eksperimente. Ne duhet të shkojmë drejt objektivit, të shkojmë në fushë e punojmë. Pas Europianit kemi më shumë eksperiencë. Lojtarët japin shumë, por ne duhet të rritemi sepse kemi shumë të rinj, me shumë dëshirë për t’u rritur e bërë mirë. Por duhet të vazhdojmë të punojmë, duhet të përmirësojmë skuadrën për të bërë diçka të bukur, të përfaqësojmë njerëzit në fushë me zemër e shpirt skuadre. Kjo është ajo që duam të arrijmë në vitin e ardhshëm.

Lojtarët e rinj 

– Ne kemi parë lojtarë që janë në Kosovë, Kroaci, është një punë që bëhet me respekt, nuk mund të them me cilin jemi në kontakt apo kemi avancuar në bisedime. Kur të kemi diçka më konkrete do e ndajmë me ju. Kur flas për listën flasim për listë pritje, Keidi Bare është pjesë e listës, Kombëtarja është gjithmonë e hapur për lojtarët, nuk mund të zgjedh më shumë se 23 lojtarë, e rëndësishme është që lojtari të vijë dhe të shënojë, mua më duhet të kuptoj si janë. E njëjtja gjë vlen edhe për Muçin, mua më pëlqen shumë, por është e rëndësishme që lojtarët të përmirësohen.

Pse nuk është pjesë e listës Keidi Bare? 

Advertisement

– Kur flas per 30-35 lojtarë, flas për një listë pritje, janë lojtarë në gjendje për të ardhur, por sigurisht që janë 4, 5, 10 më shumë. Për sa i përket Keidit, ai është në listë pritje, është lojtar që na intereson. Kombëtarja është e hapur. Kjo është pjesa më e bukur dhe lojtarët duhet ta kuptojnë. Unë kam qenë 15 vjet futbollist, duhet të kuptoj që duhet të vazhdoj të përmirësohem. Unë duhet të zgjedh 23 lojtarë, sigurisht që është pjesë e listës, e njëjta gjë ndodhi edhe me Uzunin, është lojtar pykë, dhe sot vjen te ne. Kur lojtari vjen, luan dhe shenon, kjo na bën të lumtur. Për fat të keq unë s’mund të sjell këtu 30-40 lojtarë, puna e një kombëtareje është ndryshe nga klubi, ku ke 25 lojtarë përgjatë një viti. Unë flas me 40 lojtarë dhe duhet të zgjedh, së bashku me stafin. Është punë e ndryshme, lojtarët duhet të kuptojnë. Sic thashë për Muçin, më pëqlen shumë ai lojtar, është shumë i mirë, por tani se marr dot. Nesër patjetër po. Fatkeqësisht si trajner duhet të bëj zgjedhje. Nëse nuk e merr një lojtar, sigurisht që ai nuk është i lumtur, por e rëndësishme është që lojtari të punojë dhe të mund të rikthehet i fortë, akoma më i fortë në kombëtare.

Motivim ekstra për Kombëtaren, pasi me kundërshtarët që konsiderohen të barabartë nuk ia kemi dalë?  

-Unë e respektoj historinë, por si trajner nuk shikoj pjesën tjetër. Para se të shkoja në San Paolo javën e shkuar, kam parëë çdo gjë mbi Ukrainën dhe Gjeorgjinë, kundërshtarët e ardhëm. Janë të fortë. Më pas, nëse janë më të fortë se Spanja apo Italia apo Kroacia, se them dot, janë të ndryshme. Por kemi një grup të vështirë. Si trajner u jap të njëjtin mesazh lojtarëeve: duhet të provojmjë të fitojmë një ndeshje të rëndësishme dhe të shkojmë në fushë të fortë. Për ne është e njëjta gjë. Unë provoj t’i bind lojtarët, pasi ata e dinë. Kur hyn në fushë është e vështirë, 11 kundër 11 është e vështirë. Ju garantoj që dy ndeshjet e ardhshme janë të vështira, por të bukura, sepse lojtarët e dinë që duhet të dalin në fushë për të bërë më të mirën. Nuk duhet të shohim anën tjëtër, ekipet kundërshtare janë të forta, por ky është shpirti që duam në ekipin tonë. S’ka rëndësi nëse janë miqësore, duhet të futemi në fushë të fortë.

Kërcënimi ndaj Presidentit Duka 

– Unë u ktheva një ditë e gjysmë më parë në Tiranë. Më kanë treguar paksa historinë. Por nuk e di mirë se çfarë ka ndodhur. E rëndësishme është që është zgjidhur dhe kaq.

Advertisement

Në fund të konferencës për mediat, trajneri Silvinjo, falenderoi dy futbollistët që u tërhoqën nga Kombëtarja shqiptare, Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula. Ai u shpreh se Cikalleshi dhe Gjasula kanë dhënë një kontribut të madh për fanellën kuqezi dhe kanë shkruar historinë me Shqipërinë. “Në fund dua të bëj një falënderim për Sokol Cikalleshin dhe Klaus Gjasulën. Kam një vit e gjysëm këtu dhe flasim për dy lojtarë që kanë bërë historinë për Shqipërinë. Gjithashtu edhe në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dua të falënderoj dhe të shpreh mirënjohjen time për Klaus Gjasulën dhe Sokol Cikalleshin, dy lojtarë qe në këto vite kanë dhënë një kontribut të madh në fushën e lojës me fanellën e kuqezinjve, ku janë dalluar gjithmonë per vendosmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e palodhur në çdo sfidë” – tha trajneri Silvinjo.

Continue Reading
Advertisement

Sporti

EKSKLUZIVE/ Mbërrin Randi Dumfor. Del në stërvitje me Skënderbeun!

Është mbyllur aventura e Randi Dumfor, pasi ditën e sotme ka dalë në stërvitje me Skënderbeun. Këtë e zbulon “Korça Boom”, teksa për të gjithë tifozët bëjmë me dije se Randi ka mbërritur në qytetin juglindor dhe është venë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.

Kishte muaj të tërë që Randi mungonte te Skënderbeu, por pretendohej që do të shitej së pari në Azerbaixhan dhe më pas në Arabinë Saudite. Në momentet e fundit nuk u firmos kontrata dhe Randi u detyrua që të kthehej në qytetin juglindor.

Vonesa e pajisjes me vizë bëri që Randi të vonohej kaq shumë dhe tashmë mund të themi që është forcuar shumë reparti i prapavijës.

Tashmë i vetmi problem është forma e mbrojësit, pasi do të t’i duhen ditë të tëra që të arrijë ritmin e grupit. Në momentin që do të jetë gati, Randi do të aktivizohet menjëherë në formacion.

Advertisement

Edhe prapavija në këtë mënyrë është mbushur te Skënderbeu dhe bardhekuqtë e kanë grupin e plotë.

Tashmë mbetet të shikojmë reagimin e skuadrës në fushë, pasi presidenti Ardjan Takaj e plotësoi skuadrën me të gjithë grupin.

Njëkohësisht Randi pritet të firmosë kontratën e re, ose e thënë ndryshe ta rinovojë, pasi ka kontratë deri në muajin janar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Dinamo-Skënderbeu të premten. Vajzat bardhekuqe për fitore

Java e dytë e kampionatit kombëtar në volejboll për femra do të dhurojë emocione për një prej çifteve të kësaj jave, Dinamo-Skënderbeu.

Themi për këtë çift pasi kjo përballje sigurisht na kujton përballjen e Dinamos së Kreshnik Tartarit dhe Skënderbeun e Pandi Gëllçit në atë kohë.

Këtë herë gjërat janë ndryshe, Dinamo të paktën në letër nuk është më e fortë se Skënderbeu, por që për vajzat e rrjetës së Skënderbeut kjo ndeshje vlen vetëm me fjalën fitore.

Dinamo-Skënderbeu do të luhet ditën e premte në Farkë të Tiranës dhe do të startojë në orën 16:00.

Advertisement

Vajzat e Orlando Kojës do të kërkojnë fitoren e dytë në po kaq javë dhe janë të bindura që nga java në javë po konsolidohen edhe më shumë dhe shumë shpejt do të shikojmë edhe skuadrën e vërtetë në fushë, që do të luftojë padiskutim për të gjitha trofetë që do t’i dalin përpara.

Forca vajza!

Me fitore edhe të premten ndaj Dinamos në kryeqytet.

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Advertisement

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu                    20 shtator 2024     Ora 16:00

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia                    28 shtator 2024     Ora 14:00

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu          5 tetor 2024            Ora 17:00

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Advertisement

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                        31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Advertisement

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                  14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Skënderbeu/ Rritet ndjeshëm konkurrenca në sulmin korçar

Tani mund të thuhet se çdo repart i korçarëve është i mbipopulluar, por sulmi duket se realisht është në gjendjen e vet më të mirë dhe kjo pritet të reflektohet me golat që do të shënohen. Janë një numër i madh futbollistësh të cilët janë në organikën korçare.

Kështu Bismark, Nikaj dhe Rashica ndiejnë nga afër frymëmarrjen e atyre që edhe mund t’i rrezikojnë. Kjo konkurrenca vjen nga Tayo, Tare, Çuçka, Balaj, Krasniqi të cilët realisht janë hedhur në fushë nga Gvozdenoviç si zëvendësues, por që ka pritshmëri të mëdha nga të afruarit së fundmi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU fotokopoje si sezoni i kaluar/ Kthesa vjet erdhi në javën e 6-të

Të gjithë në qytetin juglindor janë të mërzitur dhe nuk e prisnin këtë start të Skënderbeut me 4 pikë në 5-së javët e para, por në fakt Skënderbeu duket se është fotkopoje si ai i sezonit të kaluar.

Themi këtë pasi edhe sezonin që kaloi ku Skënderbeu u rendit në vendin e tretë në Final Four, kishte të njëjtat rezultate.

Duke bërë krahasimin me vjet, Skënderbeu në 5 javë kishte dy fitore dhe 3 humbje radhazi, ndërkohë që këtë vit ka 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

Sezonin e kaluar Skënderbeu fitonte me Egnatian dhe Dinamon dhe humbiste tre ndeshjet radhazi me Tiranën dhe Teutën në transfertë dhe Kukësin në shtëpi.

Advertisement

Vetëm në javën e 6-të të sezonit të kaluar skuadra bardhekuqe u kthye te fitorja në atë transfertë ndaj Erzenit, ndërkohë që këtë sezon Skënderbeu luan javën e 6-të në shtëpi ndaj kurbinasve.

I vetmi ndryshim është se vjet Skënderbeu në kaq javë kishte 6 pikë, ndërkohë që këtë sezon ka 4 pikë, por duket qartë se është fotokopje e vitit te kaluar.

Të shpresojmë që do të ndodhë një gjë e tillë dhe kjo është java e kthesës së madhe të Skënderbeut.                 

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Dënime për superioren/ E pësojnë Laçi, Tirana, Elbasani!

  1. KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

Në zbatim të nenit 58 të Rregullores së Aktivitetit, KF Laçi urdhërohet të dërgojë për miratim listën e zyrtarëve të cilët do të qëndrojnë në tribunë, tek delegati i ndeshjes, të paktën 48 orë përpara fillimit të çdo ndeshje deri në përfundim të dënimit.

  1. Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike si dhe kore dhe mesazhe fyese, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë.

AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

DISIPLINA dënon Lipon e Pogradecit/ Kartonii kuq i kushtoi shtrenjtë

Komisioni i Disiplinës në vendimet e ditës së sotme ka zbardhur disa dënime, ndërkohë që për ndeshjen Burresi-Pogradeci 2-1, kujtojmë që zyrtari Afrim Lipo në stol u dënua me kartonin e kuq në pjesën e dytë.

Për atë që ndodhi Disiplina e dënon Lipon me 4 ndeshje pezullim

Ja vendim i sotëm i Komisionit të Disiplinës:

-Zyrtari i FK Pogradeci, Anesti Lipo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Klubi zyrtarizon Liridon Balaj, 3 vite bardhekuq

Ndërkohë që Liridon Balajn ka qenë portali ynë “Korça Boom” që e ka zbuluar ditën e djeshme si blerjen e fundit dhe një nga blerjet që pretendohet të jetë cilësore, ka qenë klubi që e ka zyrtarizuar ditën e sotme.

Nëpërmjet një postimi klubi bardhekuq deklaron se Balaj ka firmosur kontratë 3-vjeçare dhe sigurisht është një kontratë afatgjatë.

Qysh ditën e djeshme Liridoni doli në stërvitje me ekipin dhe tashmë pritet vetëm debutimi i tij me fanelën e Skënderbeut në ndeshjet e superligës.

Ja dhe njoftimi i fundi i klubit bardhekuq:

Advertisement

Liridon Balaj zyrtarisht bardhekuq!

25-vjeçari i dalë nga akademia e Besa Pejë, pas një karriere disa vjeçare në Zvicër dhe Belgjikë, ka firmosur kontratën që e lidh me klubin për 3 vitet e ardhshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Java e 6-të në dy ditë/ Ja kur luhen 5 çiftet dhe Skënderbeu-Laçi!

Java e 5-të e superligës u sfumua tashmë me një humbje të Skënderbeut që e zbret në vendin e paafundit të superligës, ndërkohë që skuadra bardhekuqe nuk ka kohë të “qajë” humbjen e fundit, pasi duhet të mendojë menjëherë për javën e 6-të të superligës.

Tashmë është zyrtare, teksa java e 6-të do të luhet të shtunën dhe të dielën, pra do të jetë e ndarë në dy ditë. Madje do të jetë Skënderbeu që do të luajë ndeshjen e parë të kësaj jave, pra qysh të shtunën.

Skënderbeu-Laçi do të luhet më 21 shtator dhe do të startojë ndryshe nga herët e tjera, në orën 17:00. Dita e parë, pra e shtuna do të mbyllet me derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, takim që do të startojë në orën 20:00 të mbrëmjes.

Më pas radha do të jetë të dielën, ku do të luhen jo pak, por 3 ndeshjet e mbetura. Vllaznia-Bylis do të jetë ndeshja e parë e asaj dite në orën 17:00, ndërkohë që dy takimet e fundit do të startojnë në orën 20:00 të mbrëmjes.

Advertisement

JAVA E GJASHTË E SUPERLIGËS

E SHTUNË 21 SHTATOR 2024 

ORA 17:00 SKËNDERBEU-LAÇI

ORA 20:00 PARTIZANI-TIRANA

E DIELË 22 SHTATOR 2024 

Advertisement

ORA 17:00 VLLAZNIA-BYLIS

ORA 20:00 ELBASANI-EGNATIA

ORA 20:00 TEUTA-DINAMO

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kategoria 1

KATEGORIA E PARË në 2 ditë këtë fundjavë/ Ja kur luhet Pogradeci-Erzeni dhe të tjerat!

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë. Duele mjaft interesante ka rezervuar java e 5-të e këtij kampionati, teksa ekipet do të zbresin në fushë ditën e shtunë dhe të dielë.

4 ndeshje do të luhet më 21 shtator, ditën e shtunë në po të njëjtën orë, 16:00. Kastrioti do të duelojë me Burrelin, ndërsa Vora udhëton në transfertë për të sfiduar Korabin. Lushja do të përplaset me Besën e Kavajës, ndërsa sfida tjetër do të jetë mes Pogradecit dhe Erzenit.

Ndërkohë ditën e dielë do të zhvillohen dy sfidat e mbetura. Flamurtari do të presë në shtëpi skuadrën e Apolonisë për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 5-të, ndërsa Kukësi udhëton në transfertë për të sfiduar Valbonën.

Pra për Pogradecin ndeshja e kësaj jave ndaj Erzenit është takimi i kthesës së madhe, atje ku në Pogradec presin vetëm fitoren.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU mos e bëjmë dramë humbjen me Dinamon/ Një gabim la pa pikë Skënderbeun

Nëse ka një keqardhje të madhe për këtë Skënderbe, është ajo e së hënës që kaloi në “Elbasan Arena”, ku Skënderbeu po shkonte drejt barazimit me Dinamon, por doli pa gjë pas një gabimi.

Gafë, apo gabim i Marko Ramos, kjo pak rëndësi ka, por që sigurisht edhe ndodhin gabime të tilla. Madje ka qenë Skënderbeu që në shumë ndeshje edhe sezonin e kaluar, fitonte me gabimet e kundërshtarëve, ndërkohë që vjen momenti që të gabosh dhe ja vjen kjo humbje.

Të gjithë po e “kryqëzojnë” Skënderbeun në këtë moment, por nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë. Janë luajtur vetëm 5 javët e para dhe janë edhe 31 të tilla deri në fund.

Javë ka plot dhe Skënderbeu në fund të fundit është atje. Është një skuadër që tashmë do vetëm moralin të lartë dhe asgjë tjetër, sepse kthesa sigurisht që do të vijë.

Advertisement

Skënderbeu edhe këtë vit e themi me bindje që do të jetë “hirushja” e superligës dhe ndoshta qysh pas ndeshjes ë radhës së ditës së shtunë, të gjithë do të fillojnë të flasin ndryshe për këtë Skënderbe.

E rëndësishme është që skuadra duhet të jetë e qetë në këtë moment dhe askush, të paktën nga tifozët bardhekuq nuk duhet ta bëjë dramë.

Të gjithë duhet të jemi me Skënderbeun, sepse ka nevojë për mbështetjen tonë.

Me Dinamon, në fund të fundit të hënë ekipi nuk e meritonte humbjen. Edhe pikët do të vijnë dhe sërish ne do të jemi nesër që do të themi fjalët më të mira për këtë skuadër me plot talent dhe cilësi brenda.

Forca Skënderbe!  

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News