Connect with us

Fama

11 vite më parë u nda nga jeta aktorja e mirënjohur Antoneta Papapavli

11 vite më parë, më 15 shtator 2013 u nda nga jeta aktorja e mirënjohur Antoneta Papapavli (1938-2013), e kujtojmë me nderim e respekt…

Antoneta Papapavli (1938-2013). Lindi në Përmet më 17 shkurt të vitit 1938. Kreu studimete larta në ILA, dega e dramës dhe u emërua aktore në Teatrin Popullor më 1964. Ka interpretuar mbi 50 role në TP, ka mbi 20 vjet karrierë artistike si dhe në 16 role në filmin artistik shqiptar. Në Teatrin Popullor veçohen rolet e Afrovitit “Karnavalet e Korçës”, Cuca “Cuca e maleve”, Drita “Drita”, Mara “Toka jonë”, Deizi “Arturo Ui”, Bajamja “Fytyra e dytë”, Ledi Milford “Intrigë dhe dashuri”, Adela “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Gjyshja “Hijet e natës”, Liria “Pallati 176”, etj.

Doli në pension në tetor 1985. Që prej 30 vjetësh nuk është ngjitur më në skenë, për arsye shëndetësore. Ndahet nga jeta në 15 shtator 2013. Për aktivitetin e saj artistik është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement

Fama

Kujtojmë sot 105 vjetorin e lindjes të aktorit Lazër Vlashi! Nderim dhe respekt për figurën e tij!

Kujtojmë sot 105 vjetorin e lindjes të aktorit Lazër Vlashi! Nderim dhe respekt për figurën e tij!

Lazer Vlashi (1919-2015). Aktor. Lindi në Durrës, më 15 shtator. U aktivizua qysh herët në Lëvizjen Teatrore Amatore të qytetit të lindjes. Krahas roleve të meshkujve, ai interpretoi edhe disa role femrash në vitet ’30 për mungesë aktorësh, sikundër janë Olimbia te “Lulja e kujtimit” e Foqion Postolit, Dia tek “I mjeri djalë” dhe mbretëresha te “Karlo Topia” të Kristo Floqit etj.

Aftësitë e tij aktoriale në grupin amator pranë Shtepisë së Kulturës Durrës, bënë që në vitin 1948, pas një konkursi, të fillonte punë si aktor profesionist në Teatrin Popullor në Tiranë. Aty kreu edhe një kurs njëvjeçar kualifikimi për aktor, në studiot që ngriheshin herë pas here.

Roli i tij i parë ishte Celuhovi në dramën “Guvernatori i provincës”, më 1949. Luajti në skenën e Teatrit Popullor për 40 vjet, duke mishëruar mbi 100 role, kryesisht të dyta dhe episodike. U shqua në portretizimin e tipave dhe karaktereve që vinin, më të shumtët, nga shtresat intelektuale e qytetare, njerëz me sqimë, aristokratë të sjelljes, zyrtarë të lartë e cinikë, sikundër edhe oficerë dhe ushtarakë nervozë nga forcat pushtuese, burra ironikë e me temperament, të moshuar shpirtbardhë apo pleq shpotitës, tipa ambiciozë etj.

Advertisement

Kjo u pa në shfaqjet: “Guvernatori i provincës”, “Orët e Kremlinit”, “Përmbysja”, “I çuditshmi, “Shtatë shaljanët”, “Mbi gërmadha”, “Hamleti”, “Otello”, “Mbreti Ilir”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Një letër e humbur”, “Doktor Aleksi”, “Cuca e maleve”, “Lumi i vdekur”, “Arturo Ui”, “Një nuse për Stasin”, “Komunistët” “Valsi i Titanikut” etj. Edhe në kinematografi ka marrë pjesë në filma të ndryshëm me role të vogla, ku ka spikatur te filmi “Debatik” (kuestori), “Njësiti gueril” (oficeri fashist), “Ndërgjegja” (prokurori), “Mysafiri” (agjenti i huaj) etj.

L. Vlashi ka interpretuar me qindra figura në “Radio Tirana”, si radiodramatizime në emisione të ndryshme të saj dhe posaçërisht te “Teatri në ekran”. Aktrimi i tij skenik, për hirin e tij fizik, syrin zhbirues, qetësinë dhe sigurinë, sikurse për trajtimin plastik të rolit, rëndom me levizje të prera e të kontrolluara, për temperamentin dhe ritmin e shpejtë gjatë situatave të ndera etj.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Fama

Edhe 100 i madhi Reshat Arbana!

Reshat Arbana lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë. Ai është një aktor teatri dhe filmi. Një nga aktorët më popullorë të kinemasë shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.

Pasi i kreu studimet në shkollën e lartë për aktorë “Aleksander Moisiu”, pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë, më 1968, filloi punë në Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Ndër rolet më të spikatura në film: Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes në këmbë 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur happen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve.

Advertisement

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhërin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

Më 26 nëntor 2011 në koncertin “Nëntori II” organizuar në kuadrin e javës së kulturës shqiptare me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata shqiptare në Parma të Italisë “Scanderbeg” i dorëzoi çmimin “Skënderbeu – Diaspora shqiptare në Itali” zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali me motivacionin: Për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë. Çmimi ju dorëzua nga përgjegjesi i organizimit të shoqatës “Scanderbeg Parma” zoti Durim Lika.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Fama

Figura të Shquara të Qarkut Korçë/ Lasgush Poradeci, “Nder i Qarkut”

Figura të Shquara të Qarkut Korçë

Lasgush Poradecit i është dhënë titulli “Nder i Qarkut”, me motivacionin “Poet lirik dhe figurë e shquar atdhetare”, 2002.

Ai është nga lirikët më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.

Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë “Vallja e yjeve”, dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë “Ylli i zemrës”.

Advertisement

Ai shkroi, veç të tjerash, poemat “Eskursioni teologjik i Sokratit”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Fama

Elena Bego, figura frymëzuese për fëmijët!

Elena Bego është figura frymëzuese dhe udhëheqëse e cila me përkushtimin dhe qëndrimin pozitiv i inkurajon fëmijët e kursit të volejbollit të zhvillojnë dashurinë për sportin dhe t’i japin rëndësi punës në ekip.

Aktualisht kapitene e ekipit të Skënderbeut dhe lojtare e ekipit kombëtar të Shqipërisë; gjithashtu prej 5 vitesh mban pozicionin e instruktores së volejbollit pranë Qytezës së Fëmijëve.

Instruktore Elena ka në fokus zhvillimin e aftësive bazë të lojës por gjithashtu i ndihmon vogëlushët të përmirësojnë aftësitë motorike dhe koordinimin. Një pjesë e rëndësishme e punës së saj është zhvillimi i vlerave si respekti, bashkëpunimi dhe disiplina.

Për Elenën volejbolli nuk është vetëm sport, por edhe një mundësi e shkëlqyer për t’u rritur si individ.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Fama

Sot, 14 vjet pa të madhin aktor, Llazi Sërbo

Sot mbushen 14 vjet që është ndarë nga jeta aktori korçar Llazi Sërbo. Nderim dhe respekt për figurën e tij!

Llazi Sërbo lindi më 9 mars të vitit 1945 në Korçë dhe u nda nga jeta me 12 shtator 2010. Pasi diplomohet për aktor nga Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor profesionist në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Prej vitit 1986 deri në vitin 1993 punon si regjisor pranë të vetmes shtëpi filmike Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Këtu fillon si asistent regjisor dhe filmi i tij i parë është si asistent është filmi “Bardhësi” me regji të Besim Kurtit në vitin 1986. Në vitin 1991 do të realizoje skenarin dhe regjinë e filmit “Kush e solli Doruntinën” bazuar mbi novelën e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare (Nder i Kombit).

Në kinematografi do të interpretojë më se 15 role. Roli i tij i parë do të jetë në vitin 1972,roli i Dajlanit në filmin “Yjet e netëve të gjata”, më tej do të vazhdonin rolet të tjera si roli i Kreshnik Martinit në filmin ” Operacioni “Zjarri”” në vitin 1973, roli i Gazmendit tek filmi “Gracka” në vitin 1983, rolin e Andi Ramës filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985 etj.

Advertisement

Përveç pasionit të aktrimit dhe regjizurës është i pasionuar edhe pas fotografisë. Me fotografitë e tij ka marrë pjesë në Konkursin Mbarëkombëtar Fotografik “Marubi 2003”

Continue Reading

Fama

Kujtojmë sot në ditën e ndarjes nga jeta, aktoren e madhe korçare Dhorkë Orgocka

Kujtojmë sot në ditën e ndarjes nga jeta, aktoren e njohur korçare Dhorkë Orgocka.

Dhorkë Orgocka lindi më 25 dhjetor të vitit 1037 dhe u nda nga jeta më 31 gusht 2002, pra 22 vite pa Dhorkë Orgockën.

E paharruar qoftë kujtimi saj!

Advertisement
Continue Reading

Fama

Festim Fetollari dhe Spartak Elmazi “Krenaria e Qytetit”

Festim Fetollari dhe Spartak Elmazi “Krenaria e Qytetit”
Këshilli Bashkiak më mbledhjen e fundit miratoi dhënien e titujve të nderit “Krenaria e Qytetit” për dy ish futbollistët të cilët me pasion, përkushtim dhe dashuri i kanë dhënë shumë sportit pogradecar dhe jovetëm.
-Festim Fetollari (pas vdekjes)
Me motivacion: “Për kontributin e shquar dhe rezultate të larta që ka dhënë ndër vite si sportist dhe trajner në qytetin e Pogradecit, duke qenë shembull për brezat e rinj”.
-Spartak Elmazi (pas vdekjes)
Me motivacion: “Për kontributin dhe rezultatet e larta që ka dhënë ndër vite si sportist, ka mbështetur talentet e reja në futboll, duke spikatur me sjelljen e tij shëmbullore e qytetare”.
Mirënjohje për punën e tyre, por që fatkeqësisht u larguan para kohe nga jeta, por që do të kujtohen gjithmonë nga brezat për pasionin e tyre.

Continue Reading

Fama

KADRI ROSHI/ Më i madhi i të mëdhenjve!

Më i madhi i të mëdhenjve!

Kadri Roshi ka luajtur rreth 180 role në skenë dhe në kinematografi, duke lënë në kujtesën e teleshikuesve dhe të spektatorëve një portret të pashlyeshëm.

Në celuloid është përjetësuar në sajë të një shumësie rolesh, që variojnë nga skllavi Ezop, tek kujdestari i “Lulëkuqe mbi mure”, nga plaku Mere, tek kryetari te “Pesha e Kohës e dhjetëra role të tjera, që e bëjnë të pavdekshëm.

Advertisement
Continue Reading

Fama

23 vite pa Vangjush Furxhi! Nderim dhe respekte për aktorin e famshëm, Vangjushin!

Vangjush Furxhi (Korçë 24 mars 1943; Tiranë më 26 gusht 2001) ishte aktor i famshëm shqiptar.

Studioi për aktor në shkollën e lartë pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe në vitet 1966-1972 punoi si aktor në Teatrin profesionist të Korçës. Punon dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve ku bashkë me regjisorin Esat Oktrova do të themelojë katedrën e regjisurës. Më pas do të punojë për dy vjet si zv/minister i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Gjatë karrierës së tij artistike interpreton një sërë rolesh në skenën e teatrit, si dhe mbi 15 role në kinematografi, ku mund të përmendim rolin e Arifit në filmin “I Teti në bronx” (Viktor Gjika, 1970), Peliçeli tek “Malet me blerim mbuluar” (Dhimitër Anagnosti, 1971), Kiço tek “Njeriu i mirë” (I.Muço, K. Mitro 1982), Besian Vorpsi tek “Të paftuarit” (Kujtim Çashku, 1985), si edhe rolet e spikatura në filmat televizivë: Xanini tek “Plumba Perandorit” Mevlan Shanaj, 1980), Latif Bora “Agimet e Stinës së madhe” (Albert Minga, 1981). Për shumë nga këto role është vlerësuar me çmime në festivalet kombëtare të filmit. Për meritat e tij artistike Vangjush Furxhi është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Padiskutim është një nga aktoret me te mirë shqiptar. Ndahet nga jeta në vitin 2001.

Advertisement
Continue Reading

Fama

Figura të Shquara të Qarkut Korçë/ Titulli: “Nder i Qarkut Korçë”, me motivacion “Mjeshtër i penës dhe veprimtar aktiv në jetën politike”, 2001

Figura të Shquara të Qarkut Korçë

Titulli: “Nder i Qarkut Korçë”, me motivacion “Mjeshtër i penës dhe veprimtar aktiv në jetën politike”, 2001.

Dritëro Agolli është një figurë e rëndësishme në histori e kulturë dhe veprimtaria e tij artistike dhe politike ka pasur një ndikim të thellë në zhvillimet e shoqërisë shqiptare.

Veprimtaria e tij artistike shpesh ofron një pasqyrë të thellë të situatave sociale dhe politike të kohës së tij, duke reflektuar mbi realitetin shqiptar dhe duke ofruar kritika të ndjeshme për ndodhitë dhe fenomenet shoqërore.

Advertisement

Dritëro Agolli ka kontribuar në disa gazeta dhe revista, duke publikuar artikuj dhe ese që i kanë dhënë ndikim letërsisë dhe kulturës shqiptar

Continue Reading

Flash News