Connect with us

Kategoria 1

JAVA e 6-të e Kategorisë së Parë në dy ditë/ Ja kur luan Pogradeci!

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë, takime që janë të vlefshme për javën e 6-të të kampionatit. Duele mjaft të rëndësishme do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Të shtunën do të luhen 5 takime, të gjitha në të njëjtën orë, 16:00. Vëmendjen më të madhe do ta marrin përballjet Apolonia – Besa dhe Kukësi – Korabi.

Sfidat e tjera do të jenë edhe Burreli – Lushnja, Flamurtari – Valbona dhe Vora –Pogradeci. Ndërkohë ditën e diel do të luhet ndeshja e mbetur mes Erzenit dhe Kastriotit. Edhe kjo përballje do të zhvillohet në orën 16:00.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading
Advertisement

Kategoria 1

Devolli barazon në Cërrik/ Presidenti Spartak Meraku: Mëkat që nuk fituam

“Në qoftë se do të kishte një ndeshje që më vjen keq që nuk dolëm me një fitore, është kjo kundër Turbinës.”

Këto janë fjalët e presidentit të devollinjve Spartak Meraku.

“Të fitosh penallti dhe të mos shënosh që në minutën e parë kjo është e para, më pas rastet janë të panumërta kur sulmuesit kanë dalë përballë portierit mik dhe nuk kanë shënuar. Të prodhosh gjithë atë lojë, të gabosh në momentin final, këtu është për t’u ndalur. Sulmues të tillë nuk e meritojnë të veshin atë fanelë.

Advertisement

Do të ndalem gjatë tek kjo ndeshje pasi vërtet është e para, por duhet që të mos përsëriten këto situata me tej.”

Devollinjtë kanë dalë me një pikë nga Cërriku, një fushë e vështirë realisht dhe përballë kishin një kundërshtar të mirë, por devollinjtë ishin shumë herë më lart në lojë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kategoria 1

Liqenorët kalojnë momentin e vështirë, Pogradeci i largohet fundit

Pogradeci ka mundur të marrë një fitore në limitin e kohës këtë javë duke mundur Erzenin, ekipin e vendit të fundit vetëm në minutën e tretë të shtesës. Duhet thënë se goli i shënuar ka vlera të mëdha edhe pse në këtë takim kanë prodhuar lojë, kanë shpërdoruar raste, por në fund është sulmuesi Pandiç që u jep fitoren e munguar pogradecarëve.

Liqenorët janë ankuar në ndeshjet e kaluara edhe për gjykimin, çka sipas tyre u ka mohuar edhe fitoret. Ama këtë herë duket se gjithçka e zgjidhën vetë, në fushën e lojës.

Pas ndeshjes trajneri Samuel Nikaj është shprehur entuziast për të tijtë. Në deklaratën e tij ai thekson: “Të ishin zgjidhur më shpejt situatat e lojës, pasi mundësitë ishin të mëdha, raste të shumta kemi patur, por kemi ndeshur edhe me pak ngarkesë psikologjike. Mendoj se kjo fitore do të na japë mundësinë e qetësisë. Unë kam besuar tek ekipi.”

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të

Janë mbyllur 4 ndeshjet e Kategorisë së Parë. Në këto ndeshje janë shënuar vetëm 3 gola.

Vora ka fituar ndaj Korabit, ku goli i Avdiut në minutën e 4-të bëri bën diferencën në këtë sfidë.Me shifrat 1-0 ka fituar edhe Pogradeci ndaj Erzenit, ku goli është shënuar nga Panadic.

Ndërkohë 2-0 ka triumfuar Kastrioti ndaj Burrelit. Për krutanët shënuan nga Berisha dhe Ajazi. Në sfidët tjetë nuk u shënua asnjë gol. Kështu Lushnja dhe Besa kanë ndarë nga 1 pikë.

Advertisement

Kategoria e Parë: Java e 5-të

NDESHJET:

KASTRIOTI – BURRELI 2 – 0 (Berisha 20′, Ajazi 37)

KORABI – VORA  0 – 1 (Avdiu 4′)

Advertisement

LUSHNJA – BESA E KAVAJËS 0 – 0

POGRADECI – ERZENI 1 – 0 (Panadic 90+2′)

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kategoria 1

Sot dita e Pogradecit/ Kategoria e parë sot luan 4 sfida

Kategoria e Parë hap sot javën e 5-të të kampionatit me 4 sfida shumë interesante që do të luhen paralelisht në orën 16:00. Në përballjet e sotme spikat ajo mes Lushnjes dhe Besës që do të duelojnë në stadiumin ‘Roza Haxhiu’ për objektivin e vetëm, 3 pikët.

Lagunarët vijnë me moralin lart pas fitores në derbin ndaj Apolonisë dhe pritet që sot të kenë një ndihmë të madhe edhe nga tifozët lushnjar. Nga ana tjetër kavajasit duken të pandalshëm këtë start sezoni duke fituar të gjitha sfidat e tyre.

Ndeshje e luftuar pritet edhe në Dibër, ku Vora do të sfidojë Korabin në transfertë. Kastrioti – Burreli dhe Pogradeci – Erzeni janë dy sfidat e tjera të ditës së sotme

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

POGRADECI nesër vetëm për 3 pikë ndaj Erzenit/ Nuk falen më gabime…

Pas fitores në javën e parë në shtëpi, erdhën 3 humbje radhazi dhe nesër është dita e së vërtetës për Pogradecin e kategorisë së parë.

Sigurisht që 3 humbjet radhazi djegin shumë për skuadrën e Samuel Nikaj dhe nesër nuk falet më as barazimi dhe jo më humbja. Nëse pogradecarët kanë ndërmend që të jenë dinjitozë në kategorinë e parë, me Erzenin nesër vlen vetëm trepikëshi.

Pogradeci-Erzeni është përballja e së shtunës në orën 16:00, ndërkohë që po nesër luhen edhe Kastrioti-Burreli, Korabi-Vora dhe Lushnja-Besa.

Advertisement

Pas humbjes së fundit në Burrel të gjithë në kampin liqenor kanë “qepur” gojën dhe kanë përgatitur gjatë gjithë këtyre ditëve vetëm për këtë ndeshje të nesërme që është më shumë se delikate.

Trajneri Samuel Nikaj ka punuar më shumë në aspkektin psikologjik, pasi dihet që morali pas 3 humbje radhazi nuk është atje ku duhet.

Nesër qysh në startin e ndeshjes me Erzenit do të kërkohet goli dhe prandaj stafi teknik ka menduar që të reshtojë një skuadër me skemë tërësisht sulmuese.

Erzeni ndodhet në vendin e fundit me asnjë pikë dhe ky është momenti që Pogradeci të shënojë fitoren e dytë dhe të largohet nga vendet e fundit ku ndodhet pas 4-ër javëve të para.

Advertisement

Suksese të shtunën Pogradecit!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

KATEGORIA E PARË të shtunën dhe të dielën/ Ja 6 çiftet e kësaj jave!

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë. Duele mjaft interesante ka rezervuar java e 5-të e këtij kampionati, teksa ekipet do të zbresin në fushë ditën e shtunë dhe të diel.

4 ndeshje do të luhen më 21 shtator, ditën e shtunë në po të njëjtën orë, 16:00. Kastrioti do të duelojë me Burrelin, ndërsa Vora udhëton në transfertë për të sfiduar Korabin. Lushja do të përplaset me Besën e Kavajës, ndërsa sfida tjetër do të jetë mes Pogradecit dhe Erzenit.

Ndërkohë ditën e diel do të zhvillohen dy sfidat e mbetura. Flamurtari do të presë në shtëpi skuadrën e Apolonisë për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 5-të, ndërsa Kukësi udhëton në transfertë për të sfiduar Valbonën.

Advertisement

Pra, për Pogradecin ndeshja e kësaj jave ndaj Erzenit është takimi i kthesës së madhe, sepse në Pogradec presin vetëm fitoren.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Ekskluzive/ Samuel Nikaj merr konfirmimin e vazhdimësisë

Nuk ka asnjë dilemë për të ardhmen e trajnerit Samuel Nikaj. Ai do të jetë trajner i Pogradecit edhe në vazhdim. E gjithë kjo pasi presidenca liqenore, pas takimit që ka pasur me trajnerin, ka shprehur me shumë siguri besimin për të vazhduar punën e nisur, një punë që është vlerësuar shumë nga drejtuesit.

Madje edhe vetë Nikaj ka qenë i bindur se ky ekip ka reaguar fuqishëm, me lojëra të mira, por që kanë qenë faktorë të tjerë, pra ajo pjesë e gjykimit ku liqenorët kanë reaguar.

Samuel Nikaj si një trajner profesionist i ka kërkuar presidencës edhe një herë besimin apo jo, dhe përgjigjja ka qenë pozitive që duhet të vazhdojë.

Advertisement

Nikaj kështu, edhe pse kishte dilemat e veta, tashmë është tek ekipi duke u përgatitur për ndeshjen e radhës.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

DISIPLINA dënon Lipon e Pogradecit/ Kartonii kuq i kushtoi shtrenjtë

Komisioni i Disiplinës në vendimet e ditës së sotme ka zbardhur disa dënime, ndërkohë që për ndeshjen Burresi-Pogradeci 2-1, kujtojmë që zyrtari Afrim Lipo në stol u dënua me kartonin e kuq në pjesën e dytë.

Për atë që ndodhi Disiplina e dënon Lipon me 4 ndeshje pezullim

Ja vendim i sotëm i Komisionit të Disiplinës:

Advertisement

-Zyrtari i FK Pogradeci, Anesti Lipo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

KATEGORIA E PARË në 2 ditë këtë fundjavë/ Ja kur luhet Pogradeci-Erzeni dhe të tjerat!

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë. Duele mjaft interesante ka rezervuar java e 5-të e këtij kampionati, teksa ekipet do të zbresin në fushë ditën e shtunë dhe të dielë.

4 ndeshje do të luhet më 21 shtator, ditën e shtunë në po të njëjtën orë, 16:00. Kastrioti do të duelojë me Burrelin, ndërsa Vora udhëton në transfertë për të sfiduar Korabin. Lushja do të përplaset me Besën e Kavajës, ndërsa sfida tjetër do të jetë mes Pogradecit dhe Erzenit.

Ndërkohë ditën e dielë do të zhvillohen dy sfidat e mbetura. Flamurtari do të presë në shtëpi skuadrën e Apolonisë për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 5-të, ndërsa Kukësi udhëton në transfertë për të sfiduar Valbonën.

Advertisement

Pra për Pogradecin ndeshja e kësaj jave ndaj Erzenit është takimi i kthesës së madhe, atje ku në Pogradec presin vetëm fitoren.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

LAJMI I FUNDIT/ Samuel Nikaj takim me drejtuesit ja arsyeja…

Pas humbjes në Burrel liqenorët vërtet kanë qenë të shqetësuar për atë që sipas tyre ndikoi gjykimi, dhe jo vetëm sipas tyre pasi dukej qartë se çfarë ndodhi.

Madje edhe vetë trajneri Samuel Nikaj ka qenë maksimalisht i shqetësuar, duke akuzuar gjykimin e njëanshëm që i ka shpënë tek kjo humbje. Në këto kushte nga sa është mësuar nga burime më se të sigurta, ditën e sotme trajneri do të ketë një takim me Aministratorin e Klubit Nesti Binishi dhe drejtuesit e presidencës liqenorE.

Ka shumë mundësi të dikutohet për të ardhmen dhe atë çka ka ndodhur, por edhe masat që duhet të merren për të reguar deri në sektorin e garave dhe kolegjumi i gjyqtarëve. Gjithsesi me interes pritet se çfarë Samuel Nikaj do të parashtrojë para drejtuesve.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News