Connect with us

Fama

Antoneta Papapavli, aktore e magjishme e skenës dhe kinemasë shqiptare (1938-2013

Antoneta Papapavli, aktore e magjishme e skenës dhe kinemasë shqiptare (1938-2013)

Aktorja e 130 roleve, Antoneta Papapavli, e cila në karrierën e saj të gjatë artistike mbajti titullin “Artiste e Merituar” është një nga themeluese e artit dhe kulturës shqiptare. Rolet e saj janë gjurmë në memorjen e publikut.

Një personazh i kuruar, i hijshëm, ku elaganca dhe pamja e këndshme estetike që e karakterizon aktoren, bëri që ajo të diferencohej dhe të mbetej gjatë në kujtesën e një publiku të madh.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading
Advertisement

Fama

Kujtojmë sot 104 vjetorin e lindjes së Artistes së Popullit Marie Logoreci!

Kujtojmë sot 104 vjetorin e lindjes së Artistes së Popullit Marie Logoreci! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

Marie Logoreci (1920-1988). Aktore e teatrit. Lindi në Shkodër, më 23 shtator. Qysh nga viti 1940 u aktivizua fillimisht si këngëtare dhe më pas në grupet amatore teatrore. Më 1947 u pranua si aktore profesioniste në Teatrin Popullor, duke qenë nga artistet e para profesionniste shqiptare. Luajti rolin e Elmirës në komedinë “Tartufi” të Molierit, ku spikati për dhuntitë e saj dramatike.

Në vitin 1949 luajti Alisën në dramën “Rrënjë të thella”, kurse në vitin 1950 interpretoi rolin e Fatimes nga drama “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës. U bë e njohur, duke fituar një vend të merituar në teatër, veçanërisht me interpretimin e Lokes në dramën “Toka jonë” (1954) e K. Jakovës, regjisor Pandi Stillu, të cilën e luajti më vonë edhe në filmin me të njëjtin titull, më 1964.

Advertisement

Ajo paraqiti në skenë një nënë të vuajtur nga padrejtësitë e bëra më parë dhe, sado që e poshtëruar nga nëpërkëmbja që i patën bërë në nderin e saj, kishte mbetur sidoqoftë një grua burrneshë e krenare, në rizgjim, që kërkonte me ngulm të vinte në vend dinjitetin dhe personalitetin e shkelur tinëzisht (nga antagonisti i dramës, Tuç Maku). Në filmin e parë artistik shqiptar të metrazhit të shkurtër “Fëmijët e saj”, 1957, luajti rolin e Fatimes.

Po këtë vit realizoi një nga figurat mbresëlënëse të karrierës se saj, atë të Ledi Milfordit në dramën “Intrigë e dashuri” të Shilerit, me regjisor Mihal Luarasin. Individualiteti artistik në mishërimin e figurave të grave të forta, e krenare, të cilat durojnë dhimbje e plagë të thella, erdhi duke u formësuar nga viti në vit në shumë drama ku ajo luajti, si nga dramaturgjia shqipe, ashtu edhe e huaj.

Në vitin 1961, M. Logoreci spikati në rolin e Bernarda Albës në dramën “Shtëpia e Bernarda Albës” e F. G. Lorkes, në të cilën paraqiti gruan e rreptë spanjolle, me barrën e paragjykimeve cinizmin dhe raportet patriarkale e tiranike ndaj vajzave të saj, me qëndrimin përjashtues kundrejt dashurisë së tyre, lirisë së zgjedhjes etj. Në tragjedinë “Hamleti” të Shekspirit, 1960, interpretoi rolin e Getrudës, duke e parë atë në cakun e bjerrjes morale dhe vuajtjen e pendesës që zë fill pas bisedës me të birin, Hamletin.

Në dramën “Përkoligjinajt” të K. Jakovës, 1967, i dha jetë figurës së Marës dhe shpështjellimit të saj shpirtëror në pranimin e realitetit të ri, që po zinte vend në familjen patriarkale shqiptare, ndërsa në dramën “Cuca e maleve”, 1967, e Loni Papës, ajo krijoi një figurë tjetër nëne, Prendën, të dhimbshme e mallëngjyese.

Advertisement

Arritje e shënuar artistike ishte për aktoren edhe interpretimi i figurës së Gjelës në dramën “Përmbytja e madhe” (1976) e K. Jakovës, përmes së cilës luajti malësoren e rënduar nga fati dhe vdekja e të afërmve, që nuk i kupton mirë të ardhmen dhe ndryshimët e marrëdhënieve sociale të kohës; gjithashtu ajo dha edhe zemërimin e ligjshëm nga mashtrimi që i ishte bërë.

Aktrimi i M. Logorecit është dalluar për vërtetësi, natyrshmëri, thellësi ndjenjë, për emocionin e ngrohtë njerëzor që transmetonte te publiku. Bënte një lojë të tipit pasional. Rrekej ngaherë që të jepte botën e pasur shpirtërore të personazheve, duke depërtuar nga gjendjet e tyre kontradiktore e të dyfishta.

Aktorja shquhej për zërin melodioz; synonte tonet tragjike, duke sjellë në skenë figura grash e nënash të përvuajtura, por krenare e të forta. I është dhenë titulli “Artiste e Popullit”. Ndahet nga jeta më 19 qershor 1988 në qytetin e Tiranës.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

14 vite pa Legjendën e boksit Dhori Gërnjoti!

Legjenda dhe ish-boksieri korçar Dhori Gërnjoti u nda nga jeta më 18 maj 2010 në moshën 67-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Legjenda e boksit shqiptar, Dhori Gërnjoti filloi të merrej me boks që në moshën 14-vjeçare në ekipin e të rinjve, të themeluar nga babai i tij.

Ndeshja e parë për Dhori Gërnjotin ishte ajo në vitin 1958, kur ishte vetëm 15 vjeç dhe ku u mund nga boksieri shkodran Viktor Martini. Por kjo do të ishte humbja e parë dhe e fundit. Në vitin 1959, Dhori së bashku me të vëllanë shpallen kampionë të Spartakiadës së Parë në Tiranë, ndërsa në 1960.

Dhori zuri vendin e parë në grup në kampionatin kombëtar të të rinjve. Dy vjet më pas, në vitin 1962 në kampionatin kombëtar të të rriturve mundi në finale boksierin e famshëm Daniel Vida. Karriera brilante e boksierit korçar dhe ëndrra e tij u ndërpre në vitin 1962, kur së bashku me tre shokë vendosi të arratisej për në Greqi, por u kap dhe ndaj tij nisi kalvari i vuatjeve në burgjet e regjimit komunist.

Advertisement

Dhori Gërnjoti u dënua me 18 vjet heqje lirie për krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë vendit dhe vuajti dënimin në burgun e Burrelit. Tenton sërisht së bashku me disa shokë të arratisen, por nuk mundën veçse të kalonin rrethimin e burgut, pasi u ndaluan nga breshëritë e plumbave të rojeve.

Në vitin 1967 gjykohet sërish dhe dënohet me vdekje, me pushkatim, por më pas ky dënim u kthye në 25 vjet burgim. Pasi vuajti plot 20 vjet burg, në vitin 1987 Dhori Gërnjoti u la i lirë. Në fillim të viteve ’90, i rikthehet edhe një herë ringut së bashku me të mirënjohurin Ahmet Golemi në një ndeshje simbolike në qytetin e Korçës, ku dhuroi emocione të paharruara për të gjithë adhuruesit, duke shënuar dhe rifillimin e sportit të boksit në Shqipëri.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Fama

Liri Lushi sot feston ditëlindjen e 70-të!

Liri Lushi lindi në Tiranë në vitin 1954. Ajo sot feston ditëlindjen e 70-të. Është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë dega e Aktrimit. Karrierën artistike e filloi në moshën trembëdhjetë vjeçare kur fitoi çmimin e parë si interpretuesja më e mirë me monologun: “Tregim për katër kufitarët” nga Ferat Cakaj. Trofeun e dytë ia solli Festivali i 9-të në RTSH këtë herë si këngëtare.

Më pas erdhën rolet e para në film dhe teatër. Roli i Shote Galicës tek drama “Gërsheti i luftërave”, i interpretuar me mjeshtëri të lartë artistike e bëri atë të njohur tek shqiptarët kudo në botë.

Jeta e saj artistike në skenën e teatrit “ Aleksandër Moisiu”, Durrës është e mbushur me role dhe krye role gjithmonë të duartrokitura. Në vitin 2000, Liri Lushi largohet nga vendi i saj dhe vendoset me familjen në Cyrih të Zvicrës. Nuk shkëputet në asnjë moment nga profesioni i saj si aktore.

Advertisement

Pasioni dhe puna e përkushtuar i sjell role të reja në filma të produksionit zviceran; “Strähl” nga Dschoint Ventschr AG, Zürich, “Dilemma” nga Silvia Film Production AG, Zürich, “Ditë e natë” nga Chris Niemeyer, Schweizer Fernsehen.

Prej marsit 2004, Liri Lushi është drejtoreshë artistike e Studios për Teatër dhe Film të krijuar nga ajo vetë me emrin e aktorit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu”.

Edhe 100 vite të tjera Liri.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

Kujtojmë sot 105 vjetorin e lindjes të aktorit Lazër Vlashi! Nderim dhe respekt për figurën e tij!

Kujtojmë sot 105 vjetorin e lindjes të aktorit Lazër Vlashi! Nderim dhe respekt për figurën e tij!

Lazer Vlashi (1919-2015). Aktor. Lindi në Durrës, më 15 shtator. U aktivizua qysh herët në Lëvizjen Teatrore Amatore të qytetit të lindjes. Krahas roleve të meshkujve, ai interpretoi edhe disa role femrash në vitet ’30 për mungesë aktorësh, sikundër janë Olimbia te “Lulja e kujtimit” e Foqion Postolit, Dia tek “I mjeri djalë” dhe mbretëresha te “Karlo Topia” të Kristo Floqit etj.

Aftësitë e tij aktoriale në grupin amator pranë Shtepisë së Kulturës Durrës, bënë që në vitin 1948, pas një konkursi, të fillonte punë si aktor profesionist në Teatrin Popullor në Tiranë. Aty kreu edhe një kurs njëvjeçar kualifikimi për aktor, në studiot që ngriheshin herë pas here.

Advertisement

Roli i tij i parë ishte Celuhovi në dramën “Guvernatori i provincës”, më 1949. Luajti në skenën e Teatrit Popullor për 40 vjet, duke mishëruar mbi 100 role, kryesisht të dyta dhe episodike. U shqua në portretizimin e tipave dhe karaktereve që vinin, më të shumtët, nga shtresat intelektuale e qytetare, njerëz me sqimë, aristokratë të sjelljes, zyrtarë të lartë e cinikë, sikundër edhe oficerë dhe ushtarakë nervozë nga forcat pushtuese, burra ironikë e me temperament, të moshuar shpirtbardhë apo pleq shpotitës, tipa ambiciozë etj.

Kjo u pa në shfaqjet: “Guvernatori i provincës”, “Orët e Kremlinit”, “Përmbysja”, “I çuditshmi, “Shtatë shaljanët”, “Mbi gërmadha”, “Hamleti”, “Otello”, “Mbreti Ilir”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Një letër e humbur”, “Doktor Aleksi”, “Cuca e maleve”, “Lumi i vdekur”, “Arturo Ui”, “Një nuse për Stasin”, “Komunistët” “Valsi i Titanikut” etj. Edhe në kinematografi ka marrë pjesë në filma të ndryshëm me role të vogla, ku ka spikatur te filmi “Debatik” (kuestori), “Njësiti gueril” (oficeri fashist), “Ndërgjegja” (prokurori), “Mysafiri” (agjenti i huaj) etj.

L. Vlashi ka interpretuar me qindra figura në “Radio Tirana”, si radiodramatizime në emisione të ndryshme të saj dhe posaçërisht te “Teatri në ekran”. Aktrimi i tij skenik, për hirin e tij fizik, syrin zhbirues, qetësinë dhe sigurinë, sikurse për trajtimin plastik të rolit, rëndom me levizje të prera e të kontrolluara, për temperamentin dhe ritmin e shpejtë gjatë situatave të ndera etj.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

Edhe 100 i madhi Reshat Arbana!

Reshat Arbana lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë. Ai është një aktor teatri dhe filmi. Një nga aktorët më popullorë të kinemasë shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.

Pasi i kreu studimet në shkollën e lartë për aktorë “Aleksander Moisiu”, pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë, më 1968, filloi punë në Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Ndër rolet më të spikatura në film: Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes në këmbë 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur happen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Advertisement

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhërin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

Më 26 nëntor 2011 në koncertin “Nëntori II” organizuar në kuadrin e javës së kulturës shqiptare me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata shqiptare në Parma të Italisë “Scanderbeg” i dorëzoi çmimin “Skënderbeu – Diaspora shqiptare në Itali” zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali me motivacionin: Për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë. Çmimi ju dorëzua nga përgjegjesi i organizimit të shoqatës “Scanderbeg Parma” zoti Durim Lika.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

11 vite më parë u nda nga jeta aktorja e mirënjohur Antoneta Papapavli

11 vite më parë, më 15 shtator 2013 u nda nga jeta aktorja e mirënjohur Antoneta Papapavli (1938-2013), e kujtojmë me nderim e respekt…

Antoneta Papapavli (1938-2013). Lindi në Përmet më 17 shkurt të vitit 1938. Kreu studimete larta në ILA, dega e dramës dhe u emërua aktore në Teatrin Popullor më 1964. Ka interpretuar mbi 50 role në TP, ka mbi 20 vjet karrierë artistike si dhe në 16 role në filmin artistik shqiptar. Në Teatrin Popullor veçohen rolet e Afrovitit “Karnavalet e Korçës”, Cuca “Cuca e maleve”, Drita “Drita”, Mara “Toka jonë”, Deizi “Arturo Ui”, Bajamja “Fytyra e dytë”, Ledi Milford “Intrigë dhe dashuri”, Adela “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Gjyshja “Hijet e natës”, Liria “Pallati 176”, etj.

Doli në pension në tetor 1985. Që prej 30 vjetësh nuk është ngjitur më në skenë, për arsye shëndetësore. Ndahet nga jeta në 15 shtator 2013. Për aktivitetin e saj artistik është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Advertisement

Continue Reading

Fama

Figura të Shquara të Qarkut Korçë/ Lasgush Poradeci, “Nder i Qarkut”

Figura të Shquara të Qarkut Korçë

Lasgush Poradecit i është dhënë titulli “Nder i Qarkut”, me motivacionin “Poet lirik dhe figurë e shquar atdhetare”, 2002.

Ai është nga lirikët më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.

Advertisement

Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë “Vallja e yjeve”, dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë “Ylli i zemrës”.

Ai shkroi, veç të tjerash, poemat “Eskursioni teologjik i Sokratit”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Fama

Elena Bego, figura frymëzuese për fëmijët!

Elena Bego është figura frymëzuese dhe udhëheqëse e cila me përkushtimin dhe qëndrimin pozitiv i inkurajon fëmijët e kursit të volejbollit të zhvillojnë dashurinë për sportin dhe t’i japin rëndësi punës në ekip.

Aktualisht kapitene e ekipit të Skënderbeut dhe lojtare e ekipit kombëtar të Shqipërisë; gjithashtu prej 5 vitesh mban pozicionin e instruktores së volejbollit pranë Qytezës së Fëmijëve.

Instruktore Elena ka në fokus zhvillimin e aftësive bazë të lojës por gjithashtu i ndihmon vogëlushët të përmirësojnë aftësitë motorike dhe koordinimin. Një pjesë e rëndësishme e punës së saj është zhvillimi i vlerave si respekti, bashkëpunimi dhe disiplina.

Advertisement

Për Elenën volejbolli nuk është vetëm sport, por edhe një mundësi e shkëlqyer për t’u rritur si individ.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Fama

Sot, 14 vjet pa të madhin aktor, Llazi Sërbo

Sot mbushen 14 vjet që është ndarë nga jeta aktori korçar Llazi Sërbo. Nderim dhe respekt për figurën e tij!

Llazi Sërbo lindi më 9 mars të vitit 1945 në Korçë dhe u nda nga jeta me 12 shtator 2010. Pasi diplomohet për aktor nga Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor profesionist në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Prej vitit 1986 deri në vitin 1993 punon si regjisor pranë të vetmes shtëpi filmike Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Këtu fillon si asistent regjisor dhe filmi i tij i parë është si asistent është filmi “Bardhësi” me regji të Besim Kurtit në vitin 1986. Në vitin 1991 do të realizoje skenarin dhe regjinë e filmit “Kush e solli Doruntinën” bazuar mbi novelën e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare (Nder i Kombit).

Advertisement

Në kinematografi do të interpretojë më se 15 role. Roli i tij i parë do të jetë në vitin 1972,roli i Dajlanit në filmin “Yjet e netëve të gjata”, më tej do të vazhdonin rolet të tjera si roli i Kreshnik Martinit në filmin ” Operacioni “Zjarri”” në vitin 1973, roli i Gazmendit tek filmi “Gracka” në vitin 1983, rolin e Andi Ramës filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985 etj.

Përveç pasionit të aktrimit dhe regjizurës është i pasionuar edhe pas fotografisë. Me fotografitë e tij ka marrë pjesë në Konkursin Mbarëkombëtar Fotografik “Marubi 2003”

Advertisement
Continue Reading

Fama

Kujtojmë sot në ditën e ndarjes nga jeta, aktoren e madhe korçare Dhorkë Orgocka

Kujtojmë sot në ditën e ndarjes nga jeta, aktoren e njohur korçare Dhorkë Orgocka.

Dhorkë Orgocka lindi më 25 dhjetor të vitit 1037 dhe u nda nga jeta më 31 gusht 2002, pra 22 vite pa Dhorkë Orgockën.

E paharruar qoftë kujtimi saj!

Advertisement

Continue Reading

Flash News