Connect with us

Aktualitet

Super energjia e fëmijëve tek Qyteza e Fëmijëve në Korçë

Super energjia e fëmijëve që argëtohen dhe mësojnë çdo ditë tek Qyteza e Fëmijëve në Korçë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading
Advertisement

Aktualitet

Eksplorojmë natyrën. Bashkohu sot me AdZM Korçë!/ Për një aventurë “Guri i Cjapit-Grapsh”

Sot bashkohu me skuadrën e AdZM Korçë për një aventurë të paharrueshme në shtegun natyror “Guri i Cjapit-Grapsh”! Ky ekskursion ofron një mundësi të shkëlqyer për të eksploruar bukuritë e natyrës dhe për t’u lidhur me ambientin përreth.

Gjatë rrugëtimit, do të takoni dy monumente natyrore mbresëlënëse: “Guri i Cjapit”, një formacion shkëmbor që ndan legjenda dhe histori, dhe “Ahishtja e Bradvicës”, e njohur për biodiversitetin e saj të pasur dhe peisazhet magjepsëse.

Ky është një rast i shkëlqyer për të mësuar, për të fotografuar dhe për të kaluar kohë me miqtë e rinj. Mos e humbisni këtë mundësi për t’u aventuruar në natyrë dhe për të përjetuar emocionet që ajo ofron!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Bashkia Pogradec dhe Bashkinë Strugë në panairin International French Travel & Market-IFTM 2024

Bashkia Pogradec së bashku me Bashkinë e Strugës në Maqedoninë e Veriut morën pjesë për herë të parë në panairin International French Travel & Market-IFTM 2024 në kuadër të projektit ndërkufitar “COOULTURE, Struga dhe Pogradeci për promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore” financim i Bashkimit Evropian, i cili u zhvillua nga data 17-19 shtator në Paris.

Ky panair është ngjarja kryesore për industrinë e udhëtimit, duke bërë bashkë mbi 30 mijë profesionistë të turizmit nga e gjithë bota. Gjatë tre ditëve u zhvilluan 90 konferenca, u prezantuan 140 marka, si dhe u promovuan mbi 170 destinacionet turistike botërore.

Bashkia Pogradec dhe Bashkia e Strugës bënë një promovim të përbashkët të projektit si dhe të produkteve turistike në bashkëpunim me turoperatorët e dy qyteteve.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Qyteza e Fëmijëve/ Lojërat e tavolinës janë një prej aktiviteteve më të pëlqyera të fëmijëve.                       

Qyteza e Fëmijëve:

Lojërat e tavolinës janë një prej aktiviteteve më të pëlqyera të fëmijëve.

Ju mund të zgjidhni nga shumëllojshmëria e lojërave tona të tavolinës:

Advertisement

-Bingo

-UNO

-Shah

-Monopoly

Advertisement

-Ludo

-Jenga

-Kubi rubik

-Domino

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga Voskopoja shekullore!  

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!

Sot, më 24 shtator 2024, ju sjellim një përshëndetje të ngrohtë nga Voskopoja shekullore. Ky vend i mrekullueshëm, me historinë dhe bukuritë natyrore, na frymëzon çdo ditë. Shpresojmë që kjo pamje të sjellë ngrohtësi dhe gëzim në zemrat tuaja.

Le të fillojmë këtë ditë me energji pozitive dhe besim për të ardhmen! Urojmë që çdo moment i saj të jetë i mbushur me suksese dhe lumturi.

Advertisement

Të keni një të martë sa më të mbarë!

Me dashuri, portali “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Fushatë ndihmash në Kolonjë nga Rotaract Clu of Korça

Bashkia Kolonjë falenderon Rotaract Club nëpërmjet këtij postimi në faqen e vet zyrtare, për ndihmat që janë dhënë për familjet në nevojë:

“Mirënjohje për Rotaract Club dhe bujarinë e tyre për familjet në nevojë në rrethin e Kolonjës.

Mjaftojnë vetëm pak të rinj, dëshira për të ndihmuar njerëz dhe gjëra të mëdha arrihen!”

Advertisement

Vetë Rotaract Club për këto ndihma citon:

“Sot kemi pasur kënaqësinë të dorëzojmë një sasi të madhe rrobash në Kampin Udhëkryq në Ersekë, falë zemërgjerësisë së qytetarëve të Korçës!

Fushata e mbledhjes së rrobave, e organizuar nga Rotaract Club of Korça, mblodhi një numër të jashtëzakonshëm dhurimesh duke treguar edhe një herë fuqinë e bashkëpunimit dhe zemrën e madhe të komunitetit tonë.”

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Nga puna në Bashkinë Korçë

Kositja e barit dhe krasitja e luleve dekorative në hapësirat e gjelbra të qytetit kontribuon ndjeshëm në përmirësimin e pamjes së përgjithshme. Këto veprime jo vetëm që shtojnë hijeshinë dhe freskinë, por gjithashtu krijojnë një ambient më të këndshëm për qytetarët.

Ekipi i Shërbimeve Publike po vazhdon me përkushtim punën e tij, duke punuar në mënyrë të vazhdueshme për të ruajtur estetikën dhe pastërtinë e hapësirave publike. Me çdo kositje dhe krasitje, qyteti merr ngjyra të reja dhe një atmosferë më të gjallë.

Ky kujdes reflekton dashurinë për natyrën dhe angazhimin për një mjedis më të shëndetshëm.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Dy personazhe nga bota e sportit sot shijojnë një…

Kemi folur shpesh për personazhet sportivë, për jetën e tyre në aktivitet, por harrojmë se nuk janë vetëm ata në fushë që shërbejnë për sportin, ka dhe nga ata që nuk i kemi parë, por i dimë.

Kështu në këtë foto ne po sjellim një ikonë të futbollit si Dhimitraq Dembo për të cilin kemi folur shumë. Por i veçanti është Mihallaq Xhelili, ish-punojnjës tek Telekomi. E sjellim sot për të kujtuar atë që ka dhënë në botën e sportit.

Për vite me radhë Mihallaqi punonte që të siguronte linjën telefonike nga stadiumi tek Telekomi. Kjo për atë që komentatorët nga stadiumi “Skënderbeu” të kishin mundësinë të transmetonin atë çka ndodhte në ndeshjet e korçarëve.

Advertisement

Një punë e palodhur në vapë dhe të ftohtin e dimrit, nuk e pengonin Mihallaqin të bënte detyrën e vet. Respekt për këta njerëz që gjithçka e bënin me pasion për sportin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai publicitet asfaltimit të rrugës “Korçë-Ersekë”

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai:

“Zjarr fare ritmi i asfaltimit të rrugës “Korçë – Ersekë”! Rruga e shumëpritur që horizontin e

zhvillimit të krahinës do ta rrisë në nivelet e merituara; sidomos në sektorin e turizmit malor;

Advertisement

ku Kolonja është!”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Prefekti Nertil Jole dhe kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, takim me Administratoren e kompanisë “Statkraft” në Shqipëri znj. Rigela Gegprifti

Prefekti Nertil Jole deklaron:

“Bashkë me Kryetarin e Bashkisë Maliq z. Gëzim Topçiu dhe përfaqësuesit e territorit të kësaj bashkie, zhvilluam një takim me Administratoren e kompanisë “Statkraft” në Shqipëri znj. Rigela Gegprifti, e cila shoqërohej nga Drejtori i Financave të kësaj kompanie z. Jan Erik Felle dhe drejtuesi i ekipit te Vleresimit te Ndikimit Mjedisor e Social, z. Jorn Stave.

-Kompania është duke kryer fazën e parë të procesit të konsultimit lidhur me studimin paraprak të një investimi strategjik me vlerë rreth 1.2 miliardë euro, që do të realizohet në rajonin tonë brenda vitit 2030-2031, për ndërtimin e “RP Moglica Shtesë”, një hidrocentrali të madh me sistemin e rezervës së pompuar, si pjesë e Koncesionit të Projektit Hidroenergjetik të Devollit.

Advertisement

-Ky investim i madh do të sjellë një impakt shumë të rëndësishëm, jo thjesht për sigurinë energjitike të rajonit tonë, por edhe atë në shkallë kombëtare e ndërkombëtare.

-Nënvizova në këtë takim rëndësinë dhe domosdoshmërinë për të marrë në konsideratë kërkesat e komunitetit të zonës, sa i takon jo thjesht minimizimit të efekteve negative në mjedis, por më kryesisht oportunitetit për të përmirësuar në përfitim të komuniteteve, infrastrukturën dhe biodiversitetit e gjithë zonës.

-Energjia është dhe mbetet prioritet i qeverisë shqiptare, në kuadër të zbatimit të një politike që krijon siguri e lehtësi në një treg të qëndrueshëm energjitik, si garanci për një perspektivë zhvillimi me ndikim ekonomik akoma më të madh.”

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Fshati Turan në Korçë, me traditë të pasur e kulinari të shkëlqyer

Nga fshati Turan në Korçë, me traditë të pasur e kulinari të shkëlqyer, ju uroj një fillim jave të

mbarë!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News