Connect with us

Ngjarje

POLICIA/ Plas grushti në Pirg mes dy të rinjve, procedohet 23-vjeçari!

Komisatriati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për

shtetasin M.D., 23 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi ka goditur me grushte një 29-vjeçar,

për motive të dobëta.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading
Advertisement

Ngjarje

Korçë, hyjnë dhe i vjedhin në shtëpi/ Policia në kërkim të hajdutëve

Më datën 22.09.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, shtetasja E. K. ka kallëzuar se i kanë vjedhur në banesë, 1 televizor, 2 biçikleta dhe disa sende të tjera. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 24 vjeçari nga Korça për shitje narkotikësh dhe mbajtje municioni

I penalizuar për shitje narkotikësh dhe mbajtje municioni, arrestohet 24 vjeçari korçar.

Një i ri nga qyteti i Korçës është arrestuar nga policia pasi me vendim gjykate është penalizuar për shitje narkotikësh dhe mbajtje municioni.

‘Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin M. R., 24 vjeç, banues në Korçë, caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp të Drejtorisë Rajonale të Policisë Korçë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

Pas aksidenteve në Ersekë, policia del me këtë deklaratë/ Procedon këta shtetas

Njoftimi i policisë

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit;

-S. Z., 18 vjeç, banues në Ersekë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi:

Advertisement

-J. S., 56 vjeç, banues në Austri, pasi në aksin “Barmash-Ersekë”, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar lehtë 56-vjeçari;

-Për një shtetas 15 vjeç, pasi në fshatin Mollaj, Korçë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar lehtë një këmbësor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 46-vjeçari në Korçë me cigare kontrabandë

Korçë/Si rezultat i zbatimit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, goditet një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Iu gjetën në automjet dhe në banesë, 160 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar nga Greqia, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari (shtetas grek).

Sekuestrohen stekat me cigare, një shumë parash, automjeti dhe 2 celularë.

Advertisement

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kondrabandës së mallrave, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjnca policore, kanë goditur një rast të veprimtarisë kriminale në këtë fushë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi grek V. T., 46 vjeç banues në Greqi, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në hyrje të qytetit të Devollit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. T., në të cilin gjatë kontrollit kanë gjetur dhjetëra paketa me cigare, pa pullë fiskale. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Çiflig, shërbimet e Policisë gjetën paketa të tjera me cigare, pa faturat përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 160 steka me cigare të llojeve të ndryshme, 1038 euro, 2 celularë dhe automjeti i 46-vjeçarit.

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

34-vjeçari nga Floqi kapet me lëndë drusore të paligjshme, e gjen belaja me policinë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. G. 34 vjeç, banues në fshatin Floq, Korçë. Ky shtetas u kap në fshat duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda drusore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

Më Kolonjë mamaja procedohet penalisht, pasi nuk lejon babain të takojë fëmijën e mitur

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen K. J., banuese në Ersekë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, nuk lejon ish bashkëshortin të takojë fëmijën e tyre të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

Policia/ Procedim penal për 40 vjeçarin nga Korça

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit të paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor në aksin “Korçë-Pogradec”, Sektori i Policisë Rrugore, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. N., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Aksidenti i djeshëm në Vreshtas, arrestohet 22-vjeçari nga Podgoria

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Vreshtas, Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ 43-vjeçari nga Korça dhunon bashkëshorten policia e arreston

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. M., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

Aksident i rëndë në Vreshtas, përplaset 8-vjeçari

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, në fshatit Vreshtas, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin J. G., 22 vjeç, ka përplasur një të mitur, 8 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimeve të mëtejshme procedurale.

Advertisement

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News