Connect with us

Aktualitet

OSHEE kabinë të re elektrike në Shëngjergj -Nj.Ad.Pojan

Shëngjergj -Nj.Ad.Pojan.

OSHEE kabinë të re elektrike, duke zgjidhur përfundimisht tensionon për komunitetin e këtij

fshati.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading
Advertisement

Aktualitet

“Dita Botërore pa Makina në Pogradec”

“Dita Botërore pa Makina në Pogradec”

Bashkia Pogradec në bashkëpunim me ZVAP organizoi një pedalim me nxënësit e shkollave të mesme, duke shënuar “Ditën Botërore pa Makina”!

Ky aktivitet i veçantë kishte për qëllim ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe promovimin e një jete të shëndetshme. Nxënësit tanë treguan edhe një herë se sa shumë mund të kontribuojnë për një të ardhme të pastër dhe më të gjelbër!

Advertisement

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për energjinë pozitive dhe përkushtimin! Të zgjedhim transportin alternativ dhe të kujdesemi për mjedisin tonë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Nga guida e sotme “Guri i Cjapit – Grapsh”/ Shikoni albumin fotografik!

Ecje në natyrë

Sektori i Turizmit në Bashkinë Devoll, në bashkëpunim me ADZM Korçë, organizoi ditën e sotme guidë në një nga shtigjet më të bukura që i ka falur natyra zonës së Devollit.

Për më tepër se 6 orë, të apasionuarit pas hiking, përshkuan 16 km në shtegu “Guri i Cjapit – Grapsh”, me një lartësi që arrinte deri në 1600 m.

Advertisement

Gjatë guidës, i gjithë grupi pati mundësinë të shijonte bukuritë natyrore, ajrin e pastër mes gjelbërimit, dy monumentet e natyrës që ishin pjesë e këtij shtegu, Gurin e Cjapit dhe Ahishten e Shën Kostandinit në Bradvicë.

Një nga prioritetet e Bashkisë Devoll dhe Sektorit të Turizmit është zhvillimi i sportit të hiking duke i tërhequr të apasionuarit pas tij dhe për të vizituar shtigje të paeksploruara më parë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Nis puna për përforcimin e argjinaturës së përroit në fshatin Vinçan

Vinçan

Ka nisur puna për përforcimin e argjinaturës së përroit në fshatin Vinçan, Njësia Administrative Voskop.

Një investim ky, që zgjidh rrezikun e gërryerjes në shtratin e lumit si dhe shmang përmbytjen e tokave.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Tryezë Teknike Antitrafik në kuadër të Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit

Në ambientet e Prefekturës u mblodh Tryeza Teknike Antitrafik në kuadër të Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2024-2025 (miratuar me VKM nr. 458, datë 10.07.2024).

Në takim u diskutuan disa nga aktivitetet sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese që mund të zhvillohen nga institucionet shtetërore dhe organizatat partnere, përgjatë muajit Tetor, tashmë i nominuar si “Muaji i Luftës kundër Trafikimit të Personave”.

Aktivitetet do të alternohen me njëra-tjetrën në një kalendar të përbashkët, i cili do të miratohet nga Drejtoria e Politikave të Antitrafikut dhe Migracionit në Ministrinë e Brendshme.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Super energjia e fëmijëve tek Qyteza e Fëmijëve në Korçë

Super energjia e fëmijëve që argëtohen dhe mësojnë çdo ditë tek Qyteza e Fëmijëve në Korçë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Eksplorojmë natyrën. Bashkohu sot me AdZM Korçë!/ Për një aventurë “Guri i Cjapit-Grapsh”

Sot bashkohu me skuadrën e AdZM Korçë për një aventurë të paharrueshme në shtegun natyror “Guri i Cjapit-Grapsh”! Ky ekskursion ofron një mundësi të shkëlqyer për të eksploruar bukuritë e natyrës dhe për t’u lidhur me ambientin përreth.

Gjatë rrugëtimit, do të takoni dy monumente natyrore mbresëlënëse: “Guri i Cjapit”, një formacion shkëmbor që ndan legjenda dhe histori, dhe “Ahishtja e Bradvicës”, e njohur për biodiversitetin e saj të pasur dhe peisazhet magjepsëse.

Ky është një rast i shkëlqyer për të mësuar, për të fotografuar dhe për të kaluar kohë me miqtë e rinj. Mos e humbisni këtë mundësi për t’u aventuruar në natyrë dhe për të përjetuar emocionet që ajo ofron!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Bashkia Pogradec dhe Bashkinë Strugë në panairin International French Travel & Market-IFTM 2024

Bashkia Pogradec së bashku me Bashkinë e Strugës në Maqedoninë e Veriut morën pjesë për herë të parë në panairin International French Travel & Market-IFTM 2024 në kuadër të projektit ndërkufitar “COOULTURE, Struga dhe Pogradeci për promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore” financim i Bashkimit Evropian, i cili u zhvillua nga data 17-19 shtator në Paris.

Ky panair është ngjarja kryesore për industrinë e udhëtimit, duke bërë bashkë mbi 30 mijë profesionistë të turizmit nga e gjithë bota. Gjatë tre ditëve u zhvilluan 90 konferenca, u prezantuan 140 marka, si dhe u promovuan mbi 170 destinacionet turistike botërore.

Bashkia Pogradec dhe Bashkia e Strugës bënë një promovim të përbashkët të projektit si dhe të produkteve turistike në bashkëpunim me turoperatorët e dy qyteteve.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Qyteza e Fëmijëve/ Lojërat e tavolinës janë një prej aktiviteteve më të pëlqyera të fëmijëve.                       

Qyteza e Fëmijëve:

Lojërat e tavolinës janë një prej aktiviteteve më të pëlqyera të fëmijëve.

Ju mund të zgjidhni nga shumëllojshmëria e lojërave tona të tavolinës:

Advertisement

-Bingo

-UNO

-Shah

-Monopoly

Advertisement

-Ludo

-Jenga

-Kubi rubik

-Domino

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga Voskopoja shekullore!  

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!

Sot, më 24 shtator 2024, ju sjellim një përshëndetje të ngrohtë nga Voskopoja shekullore. Ky vend i mrekullueshëm, me historinë dhe bukuritë natyrore, na frymëzon çdo ditë. Shpresojmë që kjo pamje të sjellë ngrohtësi dhe gëzim në zemrat tuaja.

Le të fillojmë këtë ditë me energji pozitive dhe besim për të ardhmen! Urojmë që çdo moment i saj të jetë i mbushur me suksese dhe lumturi.

Advertisement

Të keni një të martë sa më të mbarë!

Me dashuri, portali “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Fushatë ndihmash në Kolonjë nga Rotaract Clu of Korça

Bashkia Kolonjë falenderon Rotaract Club nëpërmjet këtij postimi në faqen e vet zyrtare, për ndihmat që janë dhënë për familjet në nevojë:

“Mirënjohje për Rotaract Club dhe bujarinë e tyre për familjet në nevojë në rrethin e Kolonjës.

Mjaftojnë vetëm pak të rinj, dëshira për të ndihmuar njerëz dhe gjëra të mëdha arrihen!”

Advertisement

Vetë Rotaract Club për këto ndihma citon:

“Sot kemi pasur kënaqësinë të dorëzojmë një sasi të madhe rrobash në Kampin Udhëkryq në Ersekë, falë zemërgjerësisë së qytetarëve të Korçës!

Fushata e mbledhjes së rrobave, e organizuar nga Rotaract Club of Korça, mblodhi një numër të jashtëzakonshëm dhurimesh duke treguar edhe një herë fuqinë e bashkëpunimit dhe zemrën e madhe të komunitetit tonë.”

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News