Connect with us

Sporti

Kombëtarja U-15 për vajza nesër nis grumbullimin/ Korçarja Enxhi Idrizllari vishet kuqezi

Kombëtarja e vajzave U-15 nis të premten grumbullimin për aventurën e radhës në turneun “UEFA Development”, që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 27 shtator – 5 tetor dhe që ka në fokus zhvillimin e futbollisteve të kësaj grupmoshe.

Në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Kosovës, Estonisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të luhen në datat 30 shtator, 2 tetor dhe 5 tetor në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajnerja e skuadrës U-15, Daniela Kodra ka shpallur edhe listën me 20 lojtaret e grumbulluara për këtë turne. 8 futbolliste me origjinë shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Shqipërisë për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi në këtë turne, ndërsa 12 lojtaret e tjera janë pjesë e klubeve shqiptare të moshave. Një punë shumë e mirë është bërë edhe me ekipet në kampionatet e shkollave 9-vjeçare në disa zona të Shqipërisë, ku aktivizohen çdo vit mbi 800 vajza të vogla që kanë pasion futbollin.

Advertisement

Shqipëria U-15 do të grumbullohet në Tiranë më 27 shtator dhe do të kryejë seancat stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Me poshtë lista me 20 lojtaret e thirrura nga trajnerja Daniela Kodra:

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading
Advertisement

Kategoria 2

MALIQI/ Të dielën debutimi i parë i sezonit. Në Maliq duan fitoren me Luftëtarin

Ndërkohë që java e parë e kategorisë së dytë startoi një javë më parë, për maliqarët ajo ditë ka qenë një ditë pushimi dhe starti do të jetë këtë të dielë në shtëpi. Në bazë të shortit këtë të dielë Maliqi do të kërkojë ta nisë më këmbën e mbarë këtë sezon.

Kjo do të thotë se në Maliq duan fitoren edhe pse përballë është Luftëtari, një skuadër pretendente për tu ngjitur një kategori më lart. Këtë javë Maliqi ka prezantuar gjithë grupin e lojtarëve dhe stafit teknik.

Maliqi ka kryer edhe foton zyrtare, ka prezantuar uniformat, ka bërë të ditur edhe kapitenin dhe zv/kapitenët dhe në këtë mënyrë duket se tashmë mendja në Maliq është vetëm te ndeshja.

Advertisement

Optimizimi nuk mungon, ndërkohë që klubi maliqar ka bërë dhe këtë postim së fundi, duke shpresuar që do ta nisë vërtet me këmbën e mbarë të dielën.

Suksese Maliqit!                                                  

“Dita e ndeshjes po afron!

Të dielën në orën 16:00, ftojmë të gjithë tifozët të jenë sa më të shumtë në numër në mbështetje të skuadrës, në duelin special ndaj Luftëtarit.

Advertisement

Ta nisim me këmbën e mbarë .”

SHORTI I MALIQIT

JAVA 1: Maliqi (pushim)

JAVA 2: Maliqi-Luftëtari

Advertisement

JAVA 3: Memaliaj-Maliqi

JAVA 4: Maliqi-Këlcyra

JAVA 5: Turbina-Maliqi

JAVA 6: Maliqi-Butrinti

Advertisement

JAVA 7: Delvina-Maliqi

JAVA 8: Maliqi-Devolli

JAVA 9: Oriku-Maliqi

JAVA 10: Maliqi-Shkumbini

Advertisement

JAVA 11: Tomori-Maliqi

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Klubi “Skënderbeu” me logon e Juri Merlim njofton ndeshjen me Tiranën

Në prag të ndeshjes me Tiranën klubi “Skënderbeu” ka zgjedhur të njoftojë për këtë ndeshje me një foto ku protagonist kryesor në të është mesfushori Juri Merlim.

Si në çdo ndeshje edhe këtë herë klubi bardhekuq ka bërë njoftimin e vet zyrtar duke zgjedhur nga një lojtar protagonist dhe këtë herë është përzgjedhur Juri Merlim, lojtar që padiskutim është nga pikat kryesore në mesin e fushës.

Deri tani në 6-të javë të luajtura Merlim ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe ka ndihmuar shumë skuadrën e tij, ndërkoh që shpresohet që të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë të dielë ndaj Tiranës.

Advertisement

Suksese Juri! Suksese Skënderbe!              

Ja njoftimi i klubit:

Ndeshja e rradhës!

Tirana – Skënderbeu

Advertisement

E Diel, 29 Shtator | Ora 19:00

Stadiumi “Air Albania”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Korçarët të përqëndruar tek puna, ka ardhur ora…

Ekipi i Skënderbeut është përqëndruar totalisht tek puna e vet. Ka qenë e vështirë të marrësh një deklaratë për ndeshjen e radhës, kjo pasi korçarët mendojnë se është shpejt për të folur, pasi të gjithë mendojnë si ta përgatitin sa më mirë ndeshjen dhe më pas do të flasim në fushë.

Çdo futbollist këtë përgjigje ka kur e pyet për ndeshjen: “Do të flasim më mirë në fushën e lojës.”

Ndërkohë që kryefjala nga të gjithë është fitore, pavarësisht se kë kundërshtar kanë para dhe realisht kanë treguar se jo vetëm janë të barabartë, por edhe superiorë në lojë ndaj çdo kundërshtari.

Advertisement

Mund të jenë edhe pak paragmatistë në marrjen e rezulatit pozitiv edhe kjo është e pranueshme, por ka akoma kohë deri të dielën që ekipi të marrë më të mirën.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Ertjan Kofsha medalje Bronzi në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Spanjë

Ertjan Kofsha merr medaljen e Bronzit në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Spanjë.

Kofsha ngriti 161kg në shkëputje dhe zuri vendin e tretë, ndërsa u rendit në vendin e 5-të në shtytje.

Në dygarësh Ertjan Kofsha ngriti në total 352kg, duke u renditur në vendin e pestë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Skënderbeu në janar e mundi 4-3 Tiranën në kryeqytet. Të dielën ndeshja e radhës

28.01.2024  

Tirana-Skënderbeu 3-4

Shënues: Abazaj 28’ (11-m), Përgjoni 36’, Patrick 84’ / Franklin 13’, 63’ Shaqe 18’, Liço 33’

Advertisement

Tirana-Skënderbeu është ndeshja e fundit e javës së 7-të të superligës që do të luhet ditën e diel më 29 shtator dhe do të startojë në orën 19:00. Ndërkohë që kjo do të jetë përballja e parë për këtë sezon mes këtyre dy ekipeve, duhet thënë se sezonin e kaluar në 4 ndeshjet e luajtura mes tyre, Skënderbeu e mundi 1 herë Tiranën, 1 herë fitori Tirana dhe dy ndeshje të tjera përfunduan në barazim.

Pra, vjet Skënderbeu dhe Tirana ndanë nga 5 pikë me njëra-tjetrën dhe presim këtë fundjavë për të parë ndeshjen e parë të fazës së parë që luhet në kryeqytet.

Të gjithë në qytetin juglindor, por edhe te Tirana, e mbajnë mend atë ndeshje të çmendur që u luajt në “Air Albania” dhe që Tirana u mund 3-4 nga Skënderbeu.

Ndeshja Tirana-Skënderbeu 3-4 u luajt më 28 janar të këtij viti dhe Skënderbeu zhvilloi një super ndeshje, teksa qysh në fillim Skënderbeu kaloi në avantazhin 0-2. Më pas shënoi 1 gol Tirana dhe do të vinte goli i Skënderbeut 1-3, teksa përpara fundit të pjesës së parë do të shënonte Tirana për të mbyllur 45 minutëshin 2-3. Në pjesën e dytë shënon sërish Skënderbeu 2-4 dhe në fundin e ndeshjes Tirana mbyll ndeshjen me gol 3-4, duke mbyllur krejt ndeshjen me fitoren e Skënderbeut dhe 7 gola të shënuar në 90 minuta.

Advertisement

Të shohim këtë të diel çfarë do të ndodhë në kryeqytet në ndeshjen e javës së 7-të, por Skënderbeu është gati, përse jo të përsëritë edhe njëherë janarin e këtij viti.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…

Duket se tifozëria korçare është dhe do të jetë në mbështetje të ekipit. Duket se situata pas fitores me Laçin ka sjellë një farë qetësie në ekip, por a janë të qetë tifozët.

Ne sot po ju sjellim një komenmt të njerit prej tyre që na ka tërhequr vëmendjen dhe menduam ta ndajmë së bashku. Tifozi shumë aktiv quhet Niko dhe mes të tjerash ai deklaron në faqën e tij në rrjetet sociale: “Na duhet edhe fitorja me Tiranën, që t’ju falenderojmë, se s’na ka dalë mërzia akoma nga ndeshja me Teutën dhe Dinamon.”

Pra tifozët korçarë duket qartë se përjetojnë çdo ndeshje, çdo rezulatat dhe ndihen shumë të mërzitur kur nuk marrin pikë ashtu siç falenderojnë ekipin kur marrin fitore.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA: E konfirmon edhe klubi/ Skënderbeu të shtunën përballë Vllaznisë

Ndërkohë që portali ynë gjatë këtyre ditëve ka zbuluar krejt shortin e Skënderbeut në volejboll për femra, madje me informacione po ndjek hap pas hapi volejbollin e femrave të Skënderbeut, është klubi që ka dalë me njoftimin e vet zyrtar.

Klubi “Skënderbeu” ka publikuar sot në mëngjes foton me njoftimin e ndeshjes Skënderbeu-Vllaznia që do të luhet ditën e shtunë dhe do të startojë në orën 14:00.

Sigurisht që gjithë vëmendja e klubit shumësportësh është te vajzat e volejbollit të cilat po i japin tonin volejbollit shqiptar dhe padiskutim që edhe këtë sezon kanë vetëm një objektiv, titullin kampion.

Advertisement

Pas dy fitoreve radhazi, Skënderbeu është në krye bashkë me Partizanin në kuotën e 6 pikëve, ndërkohë që kjo do të jetë java e tretë dhe vajzat e trajnerit Orlando Koja do të kërkojnë një tjetër fitore të pastër 3-0.

Paraqitja e shkëlqyer e vajzave të Skënderbeut në Kupën e Federatës që u zhvillua përpara disa javësh ku Skënderbeu fitoi edhe trofeun e parë, ka bërë që edhe starti i këtij sezoni të ri 2024-2025, të jetë i mirë për vajzat e rrjetës të Skënderbeut.

Dy ekipet që do të rivalizojnë Skënderbeun këtë sezon do të përballen në javën e 6-të dhe të 7-të. Në këtë mënyrë në javën e 6-të Skënderbeu do të presë Partizanin në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” dhe në javën e 7-të Skënderbeu do të udhëtojë për t’u përballur me Tiranën. Këto dy përballje do të luhen në fund të muajit tetor.

Gjithsesi të presim dhe të shohim këtë të shtunë ku Skënderbeu do të presë Vllaznisë dhe synon fitoren e pastër.

Advertisement

Suksese vajzave bardhekuqe!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

“Abissnet Superiore”/ Java e 7-të nis me ndeshjen Egnatia-Partizani, mbyllet me Tirana-Skënderbeu!

Të premten më 27 shtator do të nisë java e 7-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Egnatia – Partizani është takimi i parë i kësaj jave, që do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” në orën 16:00.

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 7-të. Laçi – Teuta është dueli i parë, që do të luhet në stadiumin e Laçit në orën 16:00. Në mbrëmje, në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, Dinamo City do të përballet me Vllazninë.

Java e 7-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të mbyllet të dielën. Bylis – AF Elbasani do të luhet në stadiumin “Adush Muça” në orën 16:00. Tirana do të presë në stadiumin “Air Albania” Skënderbeun, në orën 19:00.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Komisioni i Disiplinës përjashton nga stadiumet shqiptare 4 tifozë/ Ja emrat!

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e Abissnet Superiore KF Laçi – FK Partizani të zhvilluar më datë 16.09.2024 ora 16:00 në stadiumin “Laçi” dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e Abissnet Superiore FK Partizani – KF Tirana të zhvilluar më datë 21.09.2024 ora 20:00 në stadiumin “Air Albania”, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

VENDOSI:

  1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
  • Pirro Gjok Fufi
  • Klejdi Alket Lamllari
  • Raid Lantan Kavaja
  • Mateo Thoma Gjoka
  1. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
  1. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.
  2. REDAKTUAR nga:
  3. “KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Akademia e Pogradecit e pëson e gjitha/ Ja çfarë vendimi mori Komisioni i Disiplinës

  1. KF Pogradeci U-19, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-19, kundër KF Erzeni U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  2. KF Pogradeci U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-17, kundër KF Erzeni U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  3. KF Pogradeci U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-13, kundër KF Erzeni U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  4. REDAKTUAR nga:
  5. “KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News