Connect with us

Sporti

EURO 2025/ Shqipëria U-21 luan në “Air Albania” me Armeninë, dalin në shitje biletat

Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e fundit të Grupit E ndaj Armenisë më 15 tetor, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Sllovaki 2025”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 18:00 dhe Federata e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për ndeshjen Shqipëri U21 – Armeni U21 në ebileta.al . Çmimi i biletave është 200 lekë.

Biletat e ndeshjes: Shqipëri U-21-Armeni U-21

Advertisement

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Advertisement

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading
Advertisement

Sporti

Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë

Skënderbeu- Vllaznia 3-0

(25-13, 25-19, 25-11)

Skënderbeu në volejboll për femra ka marë fitoren e radhës. Këtë herë ka pritur ekipin e Vllaznisë në një ndeshje që e kanë dominuar në çdo set të takimit. Nuk kishte asnje moment rivaliteti, këtë e tregojnë edhe pikët ku korçarët marin setin e parë 25-13.

Advertisement

Në setin e dytë kemi një ritje me pikë të Vllaznisë që shkon deri 19 por vetëm kaq. Korçaret luajnë mirë në çdo aspect të lojës. Setin e tretë e mbyllin me më shumë diferencë se të parat 25-11.

REDAKTUAR nga : “KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…

Në një intervistë që kishte dhënë para disa ditësh gardiani i portës korçare Marko Alia kishte deklaruar se: “Nuk ka çështje përgjegjësie vetëm tek mbrojtësit, por është një situatë komplekse që ka sjellë këtë rezultat. Ekipi ka balancën e duhur që të tregojë forcën e vet”.

Duket se edhe Gvozdenoviç është në këtë linjë me të kur ka deklaruar se: “Kur pësojmë gola përgjegjësia është e të gjithëve, kur jemi me top sulmojmë të gjithë kur humbim topin kthehemi në mbrojtje dhe ndihmojmë. Ne po punojmë të gjithë së bashku të ndreqim gabimet”.

Pra duket se Gvozdenoviç më shumë i mëshon faktit në taktikën e lojës dhe marrjen e përgjegjësive.

Advertisement

REDAKTUAR nga :

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

“Elite Youth Development Academy”/ Futbollistët e vegjël: Shpresojmë që ky projekt të na bëjë ëndrrën realitet

“Shpresojmë që projekti “Elite Youth Development Academy” të na plotësojë ëndrrën për t’u bërë futbollistë”, – në këtë mënyrë janë shprehur lojtarët e talentuar të “Elite Youth Academy” që kanë nisur një rrugëtimi të ri në jetën e tyre. Projekti më i ri i Federatës së Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n po ecën në rrugën e duhur dhe çdo ditë nga e hëna në të enjte, talentët e përzgjedhur trajnohen nga specialistët e ekipeve Kombëtare në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Projekti po ecën sipas planit dhe fëmijët e përzgjedhur nga rrethet qëndrojnë dhe studiojnë në Tiranë nën kujdesin e Federatës së Futbollit. Qëllimi është edukimi dhe trajnimi i talenteve jo vetëm në kontekstin sportiv, por edhe në atë edukativ dhe personal.

Gjatë një prononcimi për fshf.org, tre nga lojtarët e “Elite Youth Development Academy” janë shprehur shumë të lumtur dhe të kënaqur me punën e bërë deri tani, duke shtuar se ky projekt do të bëjë ëndrrën e tyre realitet për t’u bërë futbollistë.

Advertisement

Besardo Ndoj – Jam Besardo Ndoj, portier te Vllaznia dhe jam pjesë e projektit “Elite Youth Development Academy”. Është shumë mirë dhe tani jemi mësuar. Trajnerët janë shumë të mirë dhe po kënaqemi në stërvitje. Janë shumë të sjellshëm dhe na ndihmojnë. Mua më pëlqen Etrit Berisha dhe dua të bëhem pjesë e Kombëtares. Shpresoj që ky projekt të më plotësojë ëndrrën.

Mateo Kapllani – Unë jam Mateo Kapllani dhe luaj me ekipin e AF Loris. Jam shumë i kënaqur për këtë projekt. Jemi shumë mirë dhe po kalojmë bukur. Ky projekt ka përmirësuar shumë fizikun tim. Unë dua të luaj me Bayern Munich dhe lojtari im i preferuar është Jamal Musiala. Nga Kombëtarja më pëlqen Kristjan Asllani dhe një ditë dua të luaj me Shqipërinë. Shpresoj që ky projekt të realizojë ëndrrën time që një ditë të bëhem futbollist.

Elez Elqeni – Përshëndetje unë jam Elez Elqeni. Jam lojtar i Partizanit, 13 vjeç dhe jam përzgjedhur te “Elite Youth Development Academy”. Ky projekt më pëlqen shumë, grupi është shumë i mirë, trajnerët po ashtu. Stërvitja shkon shumë mirë, kam përmirësuar teknikën dhe forcën. Besoj se për aq kohë sa është planifikuar ky program do të përmirësohemi shumë. Në të ardhmen e shikoj veten në vendin e Gjimshitit, sepse ai është lojtari im i preferuar në Kombëtare. E shoh veten pjesë të Kombëtares.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu dhe Korça Volley nisin nesër kampionatin kombëtar U-20

NIS NESËR KAMPIONATI KOMBËTAR U-20 FEMRA

Kampionati Kombëtar 2024-2025

U-20/ Femra

Advertisement

Grupi A

Kalendari i Javës së 1

Ekipi i Teutës këtë javë është pushim.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

Javë interesante në kategorinë e parë/ Pogradeci sot…

Sot në orën 16:00 startojnë edhe ndeshjet e kategorisë së parë. Një garë interesante është në këtë grup ku ka një rivalitet dhe shumë ekipe kanë ambiciet e tyre për në superligë.

Kështu liqenorët do të jenë në Vorë në një ndeshje që flet shumë për vazhdimësinë në pretendime. Besa, ekipi kryesues do të luajë me Apoloninë në një ndeshje transferte. Ndërkohë që Flamurtari, që po bën shumë mirë në këto javët e fundit do të ketë përballë një ekip sipmatik si Valbona.

Kukësi i vendeve të fundit do të takohet me Korabin e trajnerit Ditmar Bicaj. Ndërkohë që Burreli do të presë ekipin e Lushnjës që është në ndjekje të vendit të parë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Mësoni programin e Skënderbeut për sot!

Ditën e diel ekipi i Skënderbeut do të luajë kundër Tiranës. Dita e shtunë, pra sot do të jetë edhe dita e fundit para ndeshjes. Është mësuar edhe progami i ditës së sotme të korçarëve.

Kështu në orën 11:00 ekipi do të jetë në fushën stërvitore dhe më pas do të udhëtojë në drejtim të Durrësit, ku do të akomodohet në orët e pasdites. Madje është planifikuar edhe një takim me presidentin Ardjan Takaj, ku ai do të ketë një komunikim me të tijtë para kësaj ndeshje mjaft të rëndësishme.

Korçarët do të udhëtojnë në orët e pasdites të së dielës në drejtim të Tiranës për të zhvilluar ndeshjen e radhës.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

VOLEJ/ Skënderbeu të shtunën pret Vllazninë për meshkuj dhe femra

Kampionati kombëtar i volejbollit rikthehet të shtunë me ndeshjet e kampionatit, si për meshkuj, por edhe për femra.

Të shtunën në mesditë të parët që do të zbresin në parket do të jenë meshkujt e Arben Priftit. Pikërisht në orën 12:00 të mesditës Skënderbeu-Vllaznia është ndeshja e mesditës, atje ku bardhekuqtë e rrjetës pas humbjes së një javë më parë në kryeqytet do të përpiqen ti rikthehen fitores dhe të paktën në letër Skënderbeu duket më favorit.

Më pas në orën 15:00 radhën do ta kenë femrat e Orlando Kojës. Pas 2 fitoreve radhazi në orën 14:00 Skënderbeu do të presë po Vllazninë në “Tamara Nikolla”, në një ndeshje që pritet të dhurojë emocione nga vajzat bardhekuqe.

Advertisement

Skënderbeu nuk do ta ketë shumë problem Vllazninë dhe do të synojë fitoren e pastër, por që sigurisht Koja dhe Haxhillari duan të mbajnë me këmbë në tokë lojtaret dhe fitoren do ta kërkojnë vetëm në parket.

Suksese këtë të shtunë vajzave të volejbollit dhe meshkujve që këtë sezon kanë një skuadër vërtet ndryshe dhe me objektiva të mëdha.  

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Partizani mposht Egnatian/ Të shtunën Laçi-Teuta dhe Dinamo-Vllaznia!

Partizani ka kryer sot një hakmarrje të vogël për finalen e humbur në sezonin e kaluar, teksa ka mundur në shtëpinë e saj Egnatian 2-0, duke e kaluar në renditjen e Superiores në atë që ishte ndeshja e parë e javës së shtatë.

Të dy skuadrat vinin pas një barazimi zhgënjyes në kampionat në javën paraardhëse por në sfidën e sotme ishte Partizani që u shfaq shumë më ngulmues duke kërkuar golin dhe duke e gjetur atë me anë të Ismailit.

Më pas të kuqtë administruan me qetësi shifrat duke tentuar të mbanin larg portës rrogozhinasit, të cilët kanë humbur shkëlqimin e tyre në fazën ofensive. Goli në kundërsulm me Bintsuka në pjesën e dytë ia bëri punën më të thjeshtë kryeqytetasve të cilët rrallëherë u rrezikuan me Qirkon i cili u vu në vështirësi vetëm në minutat e fundit të ndeshjes, kur fati i saj ishte vendosur.

Advertisement

Ndërkohë që të shtunën luhen dy ndeshjet e radhës së javës së 7-të teksa, Laçi pret Teutën në shtëpi dhe Dinamo-Vllaznia.

Kjo javë do të mbyllet ditën e dielë, teksa në orën 16:00 Bylis pret Elbasanin dhe në mbrëmje në orën 19:00 në “Air Albania” Tirana pret Skënderbeun.

JAVA E SHTATË E SUPERLIGËS

TË PREMTEN 27 SHTATOR 2024 

Advertisement

EGNATIA-PARTIZANI 0-2

TË SHTUNËN 28 SHTATOR 2024 

ORA 16:00 LAÇI-TEUTA

ORA 19:00 DINAMO-VLLAZNIA

Advertisement

TË DIELËN 29 SHTATOR 2024 

ORA 16:00 BYLIS-ELBASANI

ORA 19:00 TIRANA-SKËNDERBEU

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

FSHF Sunday League 9×9/ Përfundon java e parë, njihuni me rezultatet

Java e parë e kampionatit amator FSHF Sunday League 9×9 u mbyll mbrëmjen e djeshme. Në Grupin A skudrat e Friends Team, Raiffeisen Bank, Dajti, Elso, Tigres, Kastriotët, Vatër dhe Ju Ar Plast e nisën me fitore. Gjithashtu, u regjistrua edhe një barazim në javën e parë mes Barrikadës dhe Coca Cola Tepelena 2-2.

Në Grupin B ekipet e Three Lions, Gaia Triumph, Jata Market, Urban 9×9, Antigonean, Luminesen, Futura Dent, FC Confucius e Vila L fituan në takimet e tyre dhe e nisën mbarë kampionatin .

Më poshtë rezultatet e javë së parë të kampionatit FSHF Sunday League 9×9:                                          

Advertisement

Grupi A

Friends Team – North Gate                                      3-0

Raiffeisen Bank – AFA 9×9                                       5-0

FC Dajti 9×9 – Alpha Cross Fit 9X9                        3-1

Advertisement

Elso – FC Mallakastra                                                4-1

Dymbedhjëta – FC Tigres 9×9                                  0-2

Albamer – Kastriotët                                                  0-3

Vatër – S.C. UET                                                          2-0

Advertisement

Ju Ar Plast – Legjendat 9×9                                       3-2

Barrikada – Coca Cola Tepelena                              2-2

Grupi B

Immi – Three Lions 9×9                                              0-1

Advertisement

Gaia Triumph – Beralb                                                6-0

Jata Market – Citizens 9×9                                         3-0

Urban 9×9 – FC Musa                                                  4-3

Antigonean – Ferraj FC                                               6-1

Advertisement

FC Luminesen – ATS 9×9                                           3-0

FC Parku – Futura Dent                                              0-1

FC Confucius – FB Passion                                        3-1

MD – Vila L                                                                  0-5

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Ftesë për bashkëpunëtorë dhe furnitorë për UEFA Euro U-17 2025 në Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka kënaqësinë të njoftojë se është në fazat e fundit të organizimit të Kampionatit Europian UEFA për të rinjtë U-17 në vitin 2025. Ky aktivitet prestigjioz do të zhvillohet nga data 19 maj deri më 1 qershor 2025, në katër qytete të mrekullueshme: Tiranë (Stadiumi “Air Albania”), Durrës (Stadiumi “Niko Dovana”), Elbasan (Stadiumi “Elbasan Arena”) dhe Rrogozhinë (Stadiumi “Egnatia Arena”).

Tetë nga ekipet më të mira të të rinjve në Europë që do të konkurrojnë në 15 ndeshje gjithësej, UEFA Euro U-17 2025 pritet të jetë një vitrinë e paharrueshme e talentit në zhvillim dhe e sportivitetit. Ky event do të transmetohet nga UEFA TV, duke i ofruar markës tuaj një ekspozim të gjerë ndërkombëtar dhe një mundësi unike për të arritur audienca globale.

Ftesë për partnerë dhe furnitorë:

Advertisement

FSHF fton të gjithë partnerët dhe furnitorët potencialë që të bashkëpunojnë me ne për organizimin e këtij eventi historik. Duke u bashkuar me ne, marka juaj do të fitojë ekspozim të jashtëzakonshëm dhe do të jetë pjesë e një momenti historik në sportin shqiptar. Ne ofrojmë paketa të ndryshme sponsorizimi dhe furnizimi që përfshijnë përfitimet e mëposhtme:

  • Asociimi me Markën: Njihuni si partner zyrtar ose furnitor i UEFA Euro U-17 2025, duke lidhur markën tuaj me përsosmërinë dhe zhvillimin e të rinjve.
  • Vizibilitet dhe Ekspozim Ndërkombëtar: Mundësi për vizibilitet të markës përmes reklamave në stadium, në materialet mediatike, në programin zyrtar dhe aktivitete promovuese në qytetet pritëse, si dhe transmetim ndërkombëtar përmes UEFA TV.
  • Mikpritje dhe Akses VIP: Akses në bileta VIP, funksione zyrtare dhe evente ekskluzive, siç janë darka e hapjes së turneut dhe ceremonitë e mbylljes.
  • Angazhim me Komunitetin: Angazhim me tifozët përmes zonave të fansave, aktiviteteve promovuese dhe iniciativave të përfshirjes në komunitet, duke krijuar përvoja të paharrueshme për mbështetësit.

Kategoritë për Sponsorizim dhe Furnizim:

Ne kërkojmë partneritete në kategori të ndryshme, duke përfshirë, por jo kufizuar në:

  • Sponsorë Zyrtarë: Kontribute financiare ose në natyrë për të mbështetur operacionet e turneut.
  • Furnitorë Zyrtarë: Ofrimi i mallrave dhe shërbimeve të tilla si akomodim, transport, ushqim dhe pije, pajisje dhe teknologji.
  • Partnerë Komunitarë: Mbështetje për aktivitete të angazhimit të tifozëve, duke përfshirë zonat e tifozëve, angazhimin e të rinjve dhe eventet kulturore.

Si të Aplikoni:

Palët e interesuara janë të ftuara të paraqesin një propozim që përmban kontributin e tyre të mundshëm, përshtatshmërinë e markës dhe nivelin e synuar të sponsorizimit, në ekipin e sponsorizimit të FSHF-së në [sponsorship@fshf.org]. Propozimet duhet të dorëzohen pranë zyrave të FSHF për të siguruar planifikim dhe koordinim të përshtatshëm.

Pse të bashkëpunoni me ne?

Advertisement

Bashkëpunimi me FSHF-në për UEFA Euro U-17 2025 nuk është vetëm një mundësi sponsorizimi. Është një mundësi për të kontribuar në zhvillimin e futbollit të të rinjve, për të promovuar Shqipërinë si një destinacion sportiv të klasit të parë dhe për të qenë pjesë e një trashëgimie që do të frymëzojë brezin e ardhshëm të sportistëve dhe tifozëve.

Së bashku, le të bëjmë UEFA Euro U-17 2025 kampionatin e të rinjve më të suksesshëm dhe të paharrueshëm deri tani!

Me kënaqësi presim të mirëpresim bashkëpunimin tuaj dhe të krijojmë së bashku momente të paharrueshme.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News