Connect with us

Kulture

E dhimbshme joani dje u nda nga jeta pasi transplanti i kushtonte 100 mijë euro familja nuk kishte

E DHIMBSHME / Joani dje u nda nga jeta pasi transplanti i kushtonte 100 mijë euro. Familja nuk kishte lek!Një ditë më parë u mësua lajmi i ndarjes nga jeta të djaloshit 31-vjeçar, Joan Nasto, i cili ishte punonjës pranë Bashkisë Devoll. Joani prej kohësh ishte në luftë me sëmundjen e tij.Mësohet lajmi më i trishtë, teksa familja e tij nuk kishte lek që të përballonte këtë sëmundje dhe Joani në këtë mënyrë nuk mundi më të ishte midis nesh.Në dhjetor të vitit 2022 ai u diagnostifikua me limfome difuze në qeliza të mëdha B në stadin IV me infiltrim gastrik. Prej disa muajsh ai ndiqte terapi në Selanik dhe mjekët i dhanë shpresa, por më kot.Zgjidhja e tij e vetme ishte transplanti, por familja Nasto e kishte të pamundur të paguante.Ky trajtim mund të bëhej vetëm në Greqi dhe operacioni i kushtonte 100 mijë euro familjes dhe kjo shumë ishte e papërballueshme për Joanin, pasi vite më parë Joani kishte humbur edhe babain e tij.Edhe pse familja kërrkoi ndihmë te qytetarët, sërish shuma nuk u sigurua dhe Joani humbi jetën.Ja dhe njoftimi i Bashkisë Devoll ditën e djeshme, në momentin e ndarjes nga jeta të Joan Nasto:“Po përjetojmë dhimbje të madhe sikurse familja Nasto për ndarjen nga jeta të djalit të tyre, Joani Nasto.Ndajmë dhimbjen tonë për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut, mikut dhe punonjësit të devotshëm të institucionit tonë.Sot e përgjithmonë do ta kujtojmë për edukatën dhe përkushtimin e tij në punë.Shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjen e respektuar, miqtë, kolegët e tij dhe mbarë opinionin publik.U prehtë në paqe!”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Kulture

Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës

Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës me performancën e tyre të jashtëzakonshme! Me interpretimet e tyre të ndjera dhe harmoninë e mrekullueshme të zërave, ata e kthyen natën në një përjetim emocional dhe nostalgjik për të gjithë të pranishmit.

Advertisement

Sonte, në natën e dytë të festivalit, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj atmosfere. Skena do të ndriçohet nga emra të tjerë të mëdhenj të muzikës dhe ju presim për një tjetër mbrëmje plot pasion dhe melodi.

Ejani të festojmë bashkë traditën e bukur të serenatave në Korçë!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kulture

Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave

Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave ngjallën kujtime dhe emocione të

Advertisement

bukura.

Një mbrëmje e mbushur me art dhe dashuri për muzikën.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kulture

Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator

Duke sjellë një shije të traditës së serenatës së Spanjës, Alba Bioque dhe Vicente Morales në

Advertisement

piano do të mbushin natën me melodi shpirtërore në Korça Serenights më 28 shtator. Le të

shkrihet muzika e dy vendeve në një natë të bukur!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Fama

David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine

David Shaholli i njohur gjerësisht me emrin artistik DJ Tronky është korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine.

Advertisement

Suksesi i tij është një dëshmi e potencialit që ka një artist shqiptar për të ndikuar në skenën muzikore botërore, duke bashkuar kulturat dhe zhanret përmes muzikës.

Bravo David!

Advertisement

Vijo të shkëlqesh!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kulture

Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi

Klubi i Shkrimtarëve “Bota e Re” dhe Biblioteka publike ju ftojnë të merrni pjesë në takimin për promovimin e 3 vëllimeve me poezi, “Tingujt e shpirtit, Kërkoj yllin tënd, Korçë, e mirka ime”, të autores korçare Athina Bino, ditën e shtunë, datë 28 shtator 2024, ora 11.00, në mjediset e Bibliotekës publike, Korçë.

Advertisement

Jeni të mirëpritur!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kulture

Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights

Vaskë Niço, një artist i njohur dhe i dashur në botën e serenatave korçare, do të performojë më

Advertisement

28 Shtator në Korça Serenights. Me zërin dhe stilin e tij të veçantë, ai dhe banda e tij do të

sjellin atmosferën e ngrohtë dhe nostalgjike të serenatave në Pazarin e Vjetër.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Arsimi

Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë

Si gjithmonë me rastin e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Muzeu i Arsimit organizon aktivitete me në qendër nxënësit e shkollave.

Advertisement

Për këtë vit duke u bazuar në temën: “Rrugë, rrjete dhe lidhje”, planifikuam lojën “Kërko thesarin” në bashkëpunim me klasën e IV të shkollës “Sotir Gurra”.

Loja konsistonte në gjetjen e një objekti të trashëgimisë kulturore i nxjerrë nga arkivat dhe i fshehur në muze. Për ta gjetur nxënësit duhet të kalonin në disa hapa duke mësuar ndërkohë historinë e Mësonjëtores dhe të disa personaliteteve kyç që luftuan për vazhdimësinë e shkollës.

Advertisement

Pasi nxënësit gjetën objektin, u diskutua rreth mbrojtjes, konservimit dhe transmetimit të qëndrueshëm të trashëgimisë tek brezat e ardhshëm.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kulture

Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!

Trupa e teatrit të Korçës do të jetë për herë të parë në Worcester, ku do të jetë prezent me një shfaqje që ka korrur sukses në Korçë.

Advertisement

Bëhet fjalë për shfaqjen “Nuse vetëm për letra”. Një shfaqje që do të jepet në muajin tetor dhe pikërisht më datën 18-të. Nga sa është mësuar nga organizatorët, ka filluar që në këto moment të njoftohen të gjithë shqiptarët dhe sidomos korçarët, të ndjekin këtë shfaqje të Lenga Bungos me aktorët e teatrit të Korçës.

Një shfaqje që pritet të korrë sukses pasi niveli dhe cilësia në interpretim është shumë e lartë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Kulture

Erdhi koha për Serenights Korça!/ Dy netë serenatash të bukura 27-28 shtator

Erdhi koha për Serenights Korça! Ja axhenda e plotë për dy netë serenatash të bukura 27-28

Advertisement

shtator.

Programi i plotë i Korça Serenights Festival

Advertisement

Dy net fantastike me serenatat më të bukura korçare.

Mos e humb Korçën!

Advertisement

Datë 27-28 shtator

Pazari i Vjetër, Korçë

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kulture

Mbyllet edicioni i 11-të i KO:SH Film Fest 2024 me ceremoninë e ndarjes së çmimeve

U mbyll edicioni i 11-të i KO:SH Film Fest 2024 me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Advertisement

45 filma nga 22 shtete të ndryshme të botës u shfaqen në netët e festivalit në sallën e Kinema Majestic në Korçë, ku ditën e djeshme janë ndarë 6 çmime, ndërsa ai i filmit më të mirë të festivalit ka shkuar për filmin polak “Me sy të lirë”.

Filmat ishin përzgjedhur nga një proces i gjatë me shumë kujdes dhe 99% e tyre u shfaqën për hërë të parë në Shqipëri.

Advertisement

Festivali Ndërkombëtar i Filmit me Metrazh të Shkurtër zhvillohet për të 7-in vit radhazi në Korçë si pjesë e kalendarit vjetor të aktiviteteve të mëdha kombëtare, që prej vitesh e kanë kthyer Korçën në kryeqendrën e eventeve kulturore dhe artistike në Shqipëri.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News