Sporti
E fundit/ Gvozdenoviç: Nuk duhet të bëjmë dhurata të tilla, kemi 4 ditë përpara të përgatisim Tiranën
Skënderbeu u mposht nga Teuta në ndeshjen e luajtur në kuadër të fazës së 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, korçarët u mposhtën me rezultatin e pastër 2-0. Pas kësaj sfide është pikërisht trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic që ka folur për mikrofonat e MCN TV.“Në pjesën e parë nuk ishim mirë. Ndërsa kur ishim me një lojtar mangët ishim më mirë. Jam i kënaqur me 20 minutat e fundit. Kam shumë besim te klubi dhe lojtarët. Nuk duhet të bëjmë dhurata, sot ishte përsëri një gabim individual. Do të fitojmë një ndeshje dhe jam i sigurt që do të fitojmë 3-4 radhazi”, u shpreh fillimisht Gvozdenovic.Nuk ishte Skënderbeu mirë në pjesën e parë apo Teuta u detyroi të gabonit?“Nuk ishim mirë. Në ajër humbëm shumë duele. Kur kemi lojtarë si sulmuesit që kishim ne në lojë, nuk mund të luanim me topa të gjatë. Teuta ishte shumë mirë me topat e gjatë dhe kjo ishte diferenca. Plus gabimi individual dhe u bë e vështirë për ne. Nuk ishim mirë në pjesën e parë.”Nervozizmi te kartoni i kuq i Aliajt?“Ishin 3-4 minutat e fundit të pjesës së parë dhe rezultati 0-0, nuk mund të bënim ashtu gabimesh. Ok, është futboll, por s’duhet të jemi naivë. Normal unë u mërzita sepse e di sa e vështirë është të vazhdosh pjesën e dytë me 1 lojtar më pak.”Ndeshja me Tiranën?“Kam shumë besim te lojtarët. Kemi 4 ditë kohë për të përgatitur ndeshjen. Kam shumë besim dhe do të vazhdojmë përpara.”
Sporti
MËKAT/ Skënderbeu thyhet me përmbysje në kryeqytet ndaj Tiranës
Sporti
Tirana barazon shpejt në startin e pjesës së dytë…
Sporti
HT “Ujqërit” kryesojnë ndaj Tiranës/ Mbyllet pjesa e parë me GOOOOOOL për Skënderbeun!
Sporti
22 minuta lojë në “Air Albania”/ Ja çfarë ka ndodhur në Tirana-Skënderbeu!
Sporti
Shikoni çfarë po ndodh në “Air Albania” në këto momente/ Tirana-Skënderbeu në orën 19:00
Sporti
Dalin formacionet zyrtare/ Ja si do të luajnë Tirana dhe Skënderbeu!
Sporti
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
Sporti
“Diplomacia” e Gvozdenoviçit për Tiranën, mësoni se…
Sporti
Turneu “UEFA Development” për vajzat U-15/ Kodra: E lumtur që më është besuar stoli kuqezi
Sporti
Dita e “Ujqërve” të mposhtin Tiranën në kryeqytet!
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti1 day ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Sporti1 day ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti1 day ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sport3 days ago
The white and red fans’ call to the players: Skënderbe, beat Tirana for us!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …