Connect with us

Sporti

E fundit/ Mbyllet në Korçë, super Skënderbeu barazon në frymën e fundit nga pika e bardhë dhe ngjitet në vendin e katërt

Skënderbeu-Laçi 1-1Shënues:Rashica 96’ (11-m) / Melo 79’SKËNDERBEU:Alia, Prençi, Rabiu, Lika (Nikaj 61’), Liço, Rashica, Gerco, Dumfur, Vangjeli, Janaqi (Pecani 89’), Djantu (Moses 83’).Trajner:Ivan GvozdenoviçLAÇI:Dajsinani, Kurti, Qato, Sobuejll, Kryeziu (Manellari 46’), Prodani, Melo (Barjamaj 87’), Ujka, Mjaki (Tresa 46’), Dajko, Da Silva.Trajner:Armando CunguGjyqtar:Enea Jorgji, Ergin Doda, Emigers GanxhiKartonë të verdhë:Randi, Janaqi / Kryeziu, Ujka, MeloMinutat e para nisin të qeta dhe me qarkullim topi, ndërkohë që qysh në fillim Enea Jorgji kontestohet në dy momente dhe duket në pamje të parë se tifozët nuk e duan këtë gjyqtar që ka lënë shije të keqe në gjykimet që ka bërë për Skënderbeun.10 minuta lojë dhe asnjë rast vetëm disa ndërhyrje të parregullta të kurbinasve që kontestohen nga tifozëria dhe që gjithë “sytë” janë te gjyqtari Jorgji që dy raste nuk i ka dhënë në favor të Skënderbeut.Vetëm në minutën e 17-të do të vinte rasti i parë, teksa u takon miqve. Është Ujka që gjuan në një goditje dënimi, por pret Alia falë topit që ishte direkt në duart e portierit bardhekuq.Në të 22-ën minutë vjen edhe rasti i dytë për miqtë, teksa Melo gjuan dhe mrekullisht Alia grushton topin në këndore.Deri tani asnjë rast për Skënderbeun.25 minuta lojë dhe 0-0 mes Skënderbeut dhe Laçit.Më pas sërish loja ka pak ritëm nga ana e Skënderbeut, por pa rrezikuar portën mike, ndërkohë që një mundësi e mirë e Rashicës në minutën e 29-të që i dha një asis Djantu është shumë pak në kaq shumë minuta lojë.Dy minuta nga fundi i pjesës së parë është një tjetër rast për Skënderbeun, por as Randi dhe as Gerco nuk e dërgojnë dot topin në kuadrat.Pjesa e parë mbyllet me një gjuajtje të bukur nga larg të Rabiut, por mbi traversë edhe pse nga 30 metra larg.Fraksioni i dytë i ndeshjes nis me një rast të mirë të Rashicës që gjuan diagonal, por topi shkon në krahun tjetër.Pas këtij momenti për 15 minuta me radhë nuk ka raste dhe më shumë Skënderbeu luan kujdesshëm duke mos lënë së pari hapësira në prapavijë.Rasti më i mirë i ndeshjes është për Skënderbeun në minutën e 65-të, teksa Rashica në një aksion individual gjuan nga jashtë zone dhe vetëm traversa shpëton kurbinasit nga pësimi i golit të parë.Kurbinasit kthejnë reston, teksa Manellari për pak sa nuk shënon tre minuta më vonë, por Alia shpëton portën për mrekulli.Duhet të vinte minuta e 79-të që të zhbllokohej rezultati. Është Melo për miqtë që gjuan pa shumë pretendime dhe topi prehet në rrjetën e Skënderbeut. 0-1 për kurbinasit.Në minutën e 96-të të ndeshjes kur shpresat ishin venitur, është Skënderbeu që fiton 11-metërsh dhe Rashica i saktë nga pika e bardhë barazon dhe ngjit Skënderbeun në vendin e katërt në FINAL FOUR.Rastet dhe minutat e pjesës së parë17’ – U desh minuta e 17-të që të vinte momenti i parë i rrezikshëm në zonën e Skënderbeut. Randi ndërhyn në mënyrë të parregullt dhe goditje dënimi te zona e 16 metrave. Gjuan Ujka dhe pret portieri Marko Alia.22’ – Melo gjuan rrezikshëm dhe falë një ndërhyrje spektakolare të Alia shpëton porta e Skënderbeut. Rasti i dytë për miqtë.29’ – Rashica jep një asis në zonë nga e djathta e sulmit për Djantu dhe ky i fundit del huq me portën përballë. Mundësia e mirë e parë për Skënderbeun në këtë pjesë të parë.43’ – Goditje dënimi për Skënderbeun. Lika fut një top të bukur në zonë dhe së pari Randi del huq, topi shkon te Gerco që gjuan keq dhe jashtë.44’ – Rast i mirë për Skënderbeun, ku Mario Rabiu lëshon një predhë, por mbi traversë.Rastet dhe minutat e pjesës së dytë47’ – Rast i mirë për Skënderbeun në startin e pjesës së dytë, Ermir Rashica diagonal në krahun e majtë, por gjuan keq dhe topi përfundon në krahun tjetër.65’ – Vjen rasti më i pastër dhe më i bukur i ndeshjes deri në këtë moment. Është Rashica që gjuan dhe vetëm traversa ndal miqtë nga pësimi i golit të parë.68’ – Manellari për miqtë për pak sa nuk ndërshkon bardhekuqtë. Gjuan dhe sërish Marko Alia shpëtimtar.79’ – Janë miqtë me anë të Melo që gjuan në hyrje të zonës dhe topi tokazi prehet në rrjetë. 0-1 për kurbinasit.96’ – 11-metërsh për Skënderbeun. Rashica përballë Dajsinanit gjuan dhe 1-1, duke barazuar në sekondën e fundit të ndeshjes.

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Sporti

22 minuta lojë në “Air Albania”/ Ja çfarë ka ndodhur në Tirana-Skënderbeu!

Tirana-Skënderbeu 0-0

Advertisement

TIRANA: Selmani, Mici, Dembele, Kola, Haxhiu, Soler, Jonuzi, Ismajli, Abah, Jarmouni, Prengaj. Trajner: Bledi Shkëmbi.

SKËNDERBEU: Alia, Vasquez, Prençi, Vangjeli, Gerco, Janaqi, Merlim, Rabiu, Nikaj, Bismark, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

Advertisement

Gjyqtar: Enea Jorgji

Minutat e para nisin mirë për Tiranën që shikon më shumë nga sulmi, pasi kërkon ta zgjidhë golin që në minutat e para. Mbrojtja e Skënderbeut është vënë disa herë në alarm, ndërkohë që në 10 minutat e para, janë 2-3 zbritje të rrezikshme, por pa arritur që bardheblutë ta dërgojnë topin në kuadrat.

Advertisement

Ardit Nikaj ka mundësinë e mirë në fillim ku shërben në sulm për Merlim, por që shtyhet nga një mbrojtës i Tiranës brenda zonës, loja vazhdon.

Në të 12-ën minutë është Tirana që ka rastin e parë të pastër. Haxhiu gjuan rezikshëm me një dhe topi përfundon mbi tranversë.

Advertisement

Nga minuta e 15-të deri te e 20-të mungojnë rastet dhe loja bie paksa në qetësi, ndërkohë që Tirana duket se përpiqet më shumë për të shkuar në zonën e Skënderbeut.

22 minuta lojw dhe 0-0.

Advertisement

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

7’ – Një rast i mirë për Skëndereun. Është Ardit Nikaj që futet bukur nga e djathta e sulmit shërben në zonë për Juri Merlim, por braziliani rrëzohet në momentin e fundit dhe nuk arrin ta dërgojë topin në kuadrat.

Advertisement

12’ – Ismajli jep një asis në zonë për Haxhiu që lëshon një rpedhë me një dhe fatmirësisht topi mbi kuadrat. Shpëton porta e Skënderbeut. Rasti më i mirë i Tiranës.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Shikoni çfarë po ndodh në “Air Albania” në këto momente/ Tirana-Skënderbeu në orën 19:00

Do ende kohë që të startojë ndeshja mes Tiranës dhe Skënderbeut, takim që përmbyll javën e 7-të të superligës.

Advertisement

Ndërkohë që skuadrat ndodhen në fushën e blertë të “Air Albania” duke kryer nxemjen e zakonshme, ne po sjellim një album fotografik nga atmosfera në këto momente në stadium.

Suksese Skënderbeut sonte!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Dalin formacionet zyrtare/ Ja si do të luajnë Tirana dhe Skënderbeu!

Kanë dalë tashmë formacionet zyrtare të të dy skuadrave që do të startojnë ndeshjen mes tyre në orën 19:00 në “Air Albania”.

Advertisement

Trajnerët Bledi Shkëmbi i Tiranës dhe Ivan Gvozdenoviç i Skënderbeut, kanë vendosur për 11-shet që do të zbresin në fushë nga starti.

Portali ynë ju sjell në këto momente formacionet e të dy ekipeve, ndërkohë që starti Tirana-Skënderbeu do të jetë në orën 19:00:

Advertisement

TIRANA: Selmani, Mici, Dembele, Kola, Haxhiu, Soler, Jonuzi, Ismajli, Abah, Jarmouni, Prengaj. Trajner: Bledi Shkëmbi.

SKËNDERBEU: Alia, Vasquez, Prençi, Vangjeli, Gerco, Janaqi, Merlim, Rabiu, Nikaj, Bismark, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…

Skënderbeu në volejboll për meshkuj duket se po rikthehet në ditët e veta më të mira. Ky sezon me shumë ndryshime, ka treguar se Skënderbeu është skuadër me fytyrë tjetër, me një ndryshim total në skuadër dhe me lojtarë të afruar që kanë dhënë rezultate vërtet të shkëlqyera në parket.

Advertisement

Ndërkohë që kampionati ka filluar tashmë, Skënderbeu nga ndeshja në ndeshje po tregon cilësi të mira dhe po tregon që skuadra ka objektiva shumë më të mëdha se një sezon më parë.

Skënderbeu edhe dje fitoi bindshëm në shtëpi ndaj Vllaznisë dhe duket se volejbolli i meshkujve është në rrugën e duhur.

Advertisement

Tashmë pritet që skuadra të synojë vendet e para dhe e ka potencialin, ndërkohë që ky Skënderbe po bind nga ndeshja në ndeshje dhe kjo sigurisht të kënaq, pasi Skënderbeu në volejboll për meshkuj vërtet po rikthehet.

Suksese djema!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Sporti

“Diplomacia” e Gvozdenoviçit për Tiranën, mësoni se…

Trajneri i korçarëve Ivan Gvozdenoviç është pyetur për anët e dobëta dhe të forta të kundërshtarit, ai është përgjigjur në një gjuhë diplomatike se: “E kam studiuar Tiranën në tre ndeshjet e fundit, luan me disa sisteme loje që i ka pasur të ndryshme, në jemi përgatitur në këtë drejtim dhe do ti kundërpërgjigjemi.

Advertisement

Mos më kërkoni ti bëj publike si anët pozitive ashtu edhe ato negative se i mëson kundërshtari dhe merr masa (qesh). Tirana është një ekip i mirë që ka rritje nga java në javë.”

Pra duket se korçarët e kanë studiuar shumë mirë kundërshtarin dhe natyrisht dinë se ku do ta godasin gjatë lojës në pikat e veta si pozitive ashtu edhe negative.

Advertisement

Pra luhet edhe tek pankinat ashtu si Bledi Shkëmbi nga ana tjetër njeh forcën dhe mentalitetin e korçarëve, të asaj fanele që e ka veshur vetë për vite me radhë në majat e futbollit shqiptar.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Turneu “UEFA Development” për vajzat U-15/ Kodra: E lumtur që më është besuar stoli kuqezi

Kombëtarja e vajzave U-15 ka nisur që prej së premtes grumbullimin në Tiranë, në kuadër të turneut “UEFA Development” për këtë grupmoshë. Nën drejtimin e trajneres Daniela Kodra, 20 vajzat kuqezi po kryejnë seancat stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Advertisement

Në një prononcim për fshf.org, trajnerja Kodra u shpreh e lumtur që i është besuar stoli i Kombëtares U-15 dhe shpreson që skuadra të marrë rezultate pozitive në këtë turne.

“Shumë e lumtur dhe është përgjegjësi shumë e madhe njëkohësisht. Dua të falënderoj Federatën e Futbollit për besimin që më ka dhënë dhe kam besim që do ia dalim, të arrijmë diçka të mirë dhe t’i japim këtyre vajzave atë që ato kanë nevojë, një shtysë për të ecur përpara dhe për të gjetur rrugën e duhur drejt futbollit”.

Advertisement

Sa i përket skuadrës, trajnerja shqiptare u shpreh se ka besim te vajzat e ftuara për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë turne dhe e gëzuar që kanë zgjedhur të luajnë për ngjyrat kuqezi.

“Në përbërje të ekipit kemi vajza që luajnë në kampionatin shqiptar dhe vajza që vijnë nga kampionatet jashtë Shqipërisë. Jemi të lumtur kur shikojmë sa të lumtura janë për ftesën që kanë marrë nga ekipi kombëtar. Kjo na motivon edhe ne si staf që të punojmë më shumë për to dhe të japim më të mirën tonë. Kam besim te ky grup. Janë vajza që dinë të luajnë mirë futboll, e dashurojnë futbollin. Mendoj se do marrim 100% nga secila prej tyre.

Advertisement

Objektivi ynë është që të paraqitemi sa më mirë, të bëjmë ndeshje sa më të mira dhe vajzat ta shijojnë. Për mua e rëndësishme është që vajzat pasi të kthehen në shtëpitë e tyre pas këtij turneu të ndihen të motivuara dhe të kenë një shtysë për të punuar më shumë e ta kenë si kujtim të bukur në karrierën e tyre”- tha Daniela Kodra për fshf.org.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të hënën ndaj Kosovës, në ora 15:00 në ambientet e Shtëpisë së Futbollit. Më 2 tetor, vajzat kuqezi do të luajnë ndaj Estonisë ndërsa më 5 tetor Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut ndaj Maqedonisë së Veriut. Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Dita e “Ujqërve” të mposhtin Tiranën në kryeqytet!

Sot është dita e madhe e Skënderbeut, pasi jo vetëm që bardhekuqtë kërkojnë vazhdimësinë, por duan mbi të gjitha të mposhtin Tiranën në shtëpinë e tyre, pasi në orën 19:00 starton Tirana-Skënderbeu.

Advertisement

Pas pak orësh ekipi do të lerë Durrësin për tu nisur drejt kryeqytetit, pasi mendohet që rreth orës 17:30 skuadra të jetë atje në “Air Albania”, gati për të zbarkuar në fushë.

Fitorja e fundit ndaj kurbinasve, ka rritur optimizmin në radhët e bardhekuqve dhe si stafi teknik, apo drejtuesit dhe deri te lojtarët janë optimistë që sot do ja dalin.

Advertisement

Në fakt, Skënderbeu sot duhet të bëjë Skënderbeun e vërtetë dhe nuk duhet të dalë kursesi pa pikë nga Tirana edhe pse përballë ka bardheblutë e një korçari si Bledi Shkëmbi.

Pritet edhe një numër i konsiderueshëm tifozësh bardhekuq në shkallët e stadiumit që do të jenë mbështetje për ekipin.

Advertisement

Forca “Ujqër”! Sot e mposhtim Tiranën!

Dita e ndeshjes!

Advertisement

Tirana – Skënderbeu

Ora 19:00

Advertisement

Stadiumi “Air Albania”

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Devolli-Butrinti, fitorja detyrim për devollinjtë

Devollinjtë do të presin në fushën e tyre për javën e dytë ekipin e Butrintit, një ekip që vjen pas një fitoreje dhe Devolli pas një barazimi.

Advertisement

Trajnerin Trifon Meraku është shprehur: “Është një ndeshje prezantuese para sportdashësve tanë që do të jenë të shumtë në këtë takim. Ne duhet të konfirmojmë gjendjen e mirë të ekipit dhe fitorja është detyrim. Unë besoj shumë se me investimet që janë bërë do të kemi forcën të dalim me tre pikë edhe pse është kundërshtar i fortë.”

Devollinjtë kanë disa futbollistë më shumë në këtë ndeshje, pasi në ndeshjen e parë kishin dy mungesa, kjo për shkak të vonesës në federim për shkak të dokumentacionit.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Ja si do eleminohen gabimet/ Flet Ivan Gvozdenoviç

I pyetur se si do të zgjidhen gabimet individuale të vëna re gjatë këtyre javëve, me ndryshime në formacion, trajneri Ivan Gvozdenoviç është përgjithur:

Advertisement

“Ju kini të drejtë me kostatimin e gabimeve individuale, por nuk mund të ndryshojmë gjithë futbollistët, nuk e shikojmë të arsyeshme të bëjmë ndryshime të shumta. Por gabimet do të ndreqen nëpërmjet punës që po bëjmë dhe po bëjnë futbollistët. Besoj se dhe nga gabimet mësohet dhe ne do të mundohemi ti eleminojmë”

Pra duket se edhe në këtë ndeshje ta radhës trajneri dhe stafi i tij nuk do të bëjnë shumë ndryshime, të paktën në fillimin e lojës më pas është tjetër rrjedhë edhe në këtë drejtim.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”                                                    

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Vëmendja në Tirana-Skënderbeu, luhet edhe Bylis-Elbasani

Superiorja do të luajë ditën e sotme dy takime mjaft të rëndësishme. Do të luhet në aksin Tiranë – Ballsh në dy orare të ndryshme.

Advertisement

Kështu gjithçka nis me duelin mes Bylisit dhe Elbasanit në “Adush Muça”. Do të përballen për herë të parë këtë sezon dy ekipet që vijnë nga Kategoria e Parë. Si ballshiotët ashtu edhe elbasanasit do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët për t’u ngjitur në klasifikim.

Ndërkohë në orën 19:00 do të luhet një tjetër përballje e rëndësishme. E gjithë vëmendja do të jetë në “Air Albania”, ku Tirana do të sfidojë Skënderbeun. Një sfidë mjaft e luftuar mes dy ekipeve që kanë mjaft rivalitet në futbollin shqiptar.

Advertisement

Bardheblutë prej 6 javësh kanë barazime dhe ndaj korçarëve do të tentojnë fitoren e parë sezonale, ndërsa “Ujqërit e Dëborës” synojnë të vazhdojnë me rezultatet pozitive.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News