Sporti
E fundit/ Skënderbeu bën ujkun në kryeqytet, “kafshon” Tiranën dhe merr 3 pikë të arta
Tirana – Skënderbeu 3-4Shënues:Abazaj 28’ (p), Përgjoni 36’ , Patrick 84’ / Franklin 12’, 62’, Shaqe 17’, Liço 33’TIRANA:Abdullahu, Najdovski, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Meta (Patrick 68’), Deliu, Haxhiu, Lushkja (Tola 86’), Latifi, Abazaj.Trajner:Julian AhmatajSKËNDERBEU:Alia, Prençi, Dumfur, Gecço, Janaqi, Liço, Shaqe, Rashica (Sebastine 81’), Nikaj (Frashëri 88’), Merlim (Ali 93’), Franklin.Trajner:Ivan GvozdenoviçKartonë të verdhë:Hoxhallari (2), Haxhiu / Merlim, Alia, ShaqeKarton i kuq:HoxhallariSkënderbeu më së fundi rikthehet te fitorja, teksa mposht Tiranën 4-3 në kryeqytet, në një ndeshje spektakolare me 7 gola të shënuara.Skënderheu kalon në avantazh në minutën e12-të me anë të Franklin, por jo vetëm kaq, pasi Shaqe shënon edhe të dytin në minutën e 17-të. Ndërkohë në minutën e 28-të është Abazaj që shënon nga pika e bardhë duke ngushtuar shifrat në 1-2.Jo vetëm kaq, por Liço shënon me kokë në minutën e 33-të dhe 1-3 për Skënderbeun.Në minutën e 12-të pas një presioni të gjatë të korçarëve është Franklin që shënon me kokë duke kaluar Skënderbeun në avantazh. 1-0 për Skënderbeun. Një start vërtet i jashtëzakonshëm për Skënderbeun.Ndërkohë që pa mbaruar akoma gëzimi i golit të parë është Shaqe që sërish me kokë dhe 2-0.Më pas në minutën e 28-të është Abazaj që shënon edhe golin që ngushton diferencën në 1-2, gol që erdhi nga pika e bardhë e penalltisë.Jo vetëm kaq, Skënderbeu nuk ndalet dhe Dean Liço shënon me kokë edhe golin e tretë.Më pas në minutën e36-të e njëjta skemë këtë herë për Tiranës ku Përgjoni me kokë pas goditjes së këndit shënon golin e dytë dhe ngushton shifrat në 2-3.Skënderbeu godet edhe shtyllën në këtë pjesë, ndërkohë që pjesa e parë mbyllet në 2-3 për Skënderbeun.Në pjesën e dytë Tirana është ajo që duket se shikon më shumë nga porta e Skënderbeut, por shpëton në një rast Marko Alia. Më pas Liço lëshon një predhë nga 25 metra larg, por topi përfundon mbi tranversë.Në minutën e 62-të është Skënderbeu që shënon sërish këtë herë të katërtin me anë të Franklin që bën vetë gjithçka, futet në zonë, gjuan dhe 4-2 për Skënderbeun.Në minutën e 73-të është Tirana që mbetet me një futbollist më pak, pasi Hoxhallari ndërshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe më pas të kuq.Skënderbeu ka në këto monita të mbetura ka shansin të fitojë, pasi ka edhe superioritetin numeric në fushë.6 minuta nga fundi është Patrick që ngushon shifrat në 3-4.Përfundimisht 3-4 për Skënderbeun, një fitore e madhe që sjell më së fundi buzëqeshjen në radhët e Skënderbeut.Minutat dhe rastet e pjesës së parë10’ – Rasti më i pastër dhe i pari për këtë takim është për Skënderbeun. Ardit Nikaj del përballë portës gjuan dhe është Abdullau që bën mrekullinë duke e larguar tiopin në këndore. Rast ideal goli.12’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Është Liço që shërben me kokë për të Franlkin që gjuan dhe 1-0.17’ – Skënderbeu nuk ndalet. Është një tjetër goditje nga këndi dhe Shaqe me kokë shënon edhe të dytin. 2-0 për Skënderbeun.28’ – Penallti për miqtë pas prekjes së topit me dorë. Është Abazaj që shënon nga pika e bardhë dhe 1-2.33’ – Dean Liço pas krosimit në zonë gjuan me kokë dhe 3-1 për Skënderbeun.36’ – Përgjoni me kokë pas një goditjeje këndi dhe 2-3.38’ – Rast ideal për Skënderbeun. Është Franklin që gjuan në zonë dhe vetëm shtylla e Tiranës ndal Skënderbeun nga shënimi i golit të katërt.Minutat dhe rastet ne pjesen e dytë59’ – Dean Liço lëshon një predhë nga 25 metra larg paksa diagonal dhe topi përfundon mbi tranversë.62’ – Super Skënderbeu, teksa Franklin bën mirë në zonë, futet dhe gjuan njëkohësisht dhe 4-2 për Skënderbeun.77’ – Merlim për Skënderbeun në hyrje të zonës gjuan dhe grushton portieri i Tiranës.84’ – Patrick me të jashtmen brenda zonës së Skënderbeut, gjuan dhe ngushton diferencën në 3-4.92’ – Franklin bën mirë gjuan, por jashtë.
Sporti
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
Sporti
“Diplomacia” e Gvozdenoviçit për Tiranën, mësoni se…
Sporti
Turneu “UEFA Development” për vajzat U-15/ Kodra: E lumtur që më është besuar stoli kuqezi
Sporti
Dita e “Ujqërve” të mposhtin Tiranën në kryeqytet!
Kategoria 1
Devolli-Butrinti, fitorja detyrim për devollinjtë
Sporti
Ja si do eleminohen gabimet/ Flet Ivan Gvozdenoviç
Sporti
SUPERLIGA/ Vëmendja në Tirana-Skënderbeu, luhet edhe Bylis-Elbasani
Sport Bote
Gazetari Ervin Baku: Si sot, 7 vite më parë, Skënderbeu-Jang Bojs 1-1
Kategoria 2
Maliqi zyrtarisht në fushë, Luftëtari kundërshtari për t’u…
Sporti
SKËNDERBEU 3 ndeshje 3 fitore/ Pesce MVP, Mehmeti super, Souza shënuesja më e mirë!
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sport5 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
Sporti23 hours ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport5 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Sporti1 day ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sport5 days ago
The white and reds scan Tirana, Gentjan Liço conducts an analysis…