Sporti
E fundit volej femra skënderbeu shpartallon tiranën superkorçaret një hap larg titullit kampion
Tirana-Skënderbeu 1-3 (0-2)Skënderbe absolut dhe Skënderbe që vishet me petkun e kampiones së vendit në volejboll për femra mund të quhet ky i mbrëmjes së sotme, teksa ka mposhtur edhe sot me përmbysje Tiranën me shifrat 1-3. Një fitore e madhe e vajzave korçare që treguan se janë më të mirat e Shqipërisë dhe me meritë të shtunën janë gati të ngrenë lart edhe trofeun e titullit kampion. Ndeshja që ka përfunduar pak momente më parë ka pasur për protagoniste në setin e parë Tiranën dhe më pas Skënderbeu përmbys gjithçka, duke treguar se është skuadra më e mirë e sezonit.Seti i parë i ndeshjes fillon që në start me barazimin 1-1 dhe është Tirana që kalon direkt në avantazhin 4-1. Edhe pse Skënderbeu përpiqet Tirana ruan avantazhin prej 3 pikësh duke kryesuar 7-4. Pas këtij momenti korçaret janë të sakta në shërbim dhe arrijnë të ngushtojnë diferencën në 8-7. Përsëri diferenca prej 1 pikë ruhet deri në 10-9 apo edhe 11-10 dhe Skënderbeu nuk arrin të barazojë dot rezultatin. Është një tjetër moment i mirë për Tiranën që kryeson sërish me 3 pikë, në 13-10. Janë vendaset që përfitojnë dhe janë të sakta në gjuajtje dhe 15-10, moment kur Koja i Skënderbeut merr pushim. Ky set duket se po flet për vendaset pasi sërish ruajnë diferencë në pikë 17-12 dhe pas pikëve të thella 21-13 për Tiranën, Koja merr edhe pushimin e dytë të detyruar. Gabime për vajzat e Skënderbeut edhe në pikët e fundit dhe ky set mbyllet 25-14 në favor të Tiranës e cila kryeson me setet 1-0.Seti i dytë nis për herë të parë në avantazhin e Skënderbeut 0-2, pas shërbimit jashtë të vendaseve dhe një gjuajtje po jashtë të tyre. Tirana barazon shpejt në 2-2, pas dy gabimeve të korçareve. 3-6 për Skënderbeun shkon më tej gjendja e pikëve në favor të Skënderbeut dhe duket se bardhekuqet janë zgjuar, duke detyruar trajnerin e Tiranës të marrë edhe pushimin e parë. Sërish ka kryesim për Skënderbeun me 3 pikë diferencë në 7-10. Gjendja e pikëve shkon në 10-13, ku Skënderbeu ruan balancën në avantazhin e tre pikëve dhe më tej 11-13 është momenti ku Orlando Koja detyrohet të marrë edhe pushimin e parë në këtë set. Korçaret për herë të parë shkojnë në 4 pikë diferencë në momentin 12-16. Ky set duket se po flet për Skënderbeun 13-17. 16-18 ngushton diferencën më pas Tirana dhe Skënderbeu sërish nuk lëshon pe dhe shkon në katër pikë diferencë 16-20. Është një set vërtet interesant, pasi sërish ngushton diferencat në pikë 19-20 në favor të Skënderbeut dhe këtu Koja merr pushimin e dytë. 20-23 në pikët e fundit për miket dhe në fund 21-25, duke u barazuar tashmë setet në 1-1.Seti i tretë i takimit nis me vrull për Skënderbeun që në fillim dhe 0-3. Nuk përmbahen korçarët duke shtuan diferencën për në fillim 1-5 dhe këtu vjen pushimi i parë për Tiranën. Vajzat e Kojës janë të sakta dhe nuk gabojnë, duke kryesuar më pas 2-7. Skënderbeu është rikthyer në lojën e vet dhe shton diferencën më tej 6-12 dhe këtu Tirana merr një tjetër pushim. Edhe pas pushimit sërish Skënderbeu nuk përmbahet dhe kryeson thellë 6-15 dhe Tirana duket se nuk është më në fushë. 7-17, 9-20 me lehtësinë më të madhe kresojnë korçaret, që e mbyllin setin e dytë në favorin e tyre.Seti i tretë është është thjesht formalitet dhe Skënderbeu e fiton dhe mbyll ndeshjen 1-3 në favorin e vet.Në këtë mënyrë, Skënderbeu është një hap larg titullit kampion dhe nëse fiton ndeshjen pasardhëse në Korçë ditën e shtunë do të shpallet kampion kombëtar.Titulli tashmë është më pranë se kurrë dhe gjithë Korça është në këmbë, pasi e shtuna do të jetë zjarr dhe gjithë qyteti do të jetë në pallatin e sportit “Tamata Nikolla”.Urime vajza!Urime Skënderbe!Jeni absolutisht më të mirat!Finalet sipas datave:Finalja 1 Skënderbeu-Tirana 3-0Finalja 2 Tirana-Skënderbeu 1-3ORA 17:00 Finalja 3 Skënderbeu-Tirana 27.04.2024 (E Shtunë)ORA 19:00 Finalja 4 Tirana-Skënderbeu 30.04.2024 (E Martë)ORA 17:00 Finalja 5 Skënderbeu-Tirana 03.05.2024 (E Premte)
Sporti
“Diplomacia” e Gvozdenoviçit për Tiranën, mësoni se…
Sporti
Turneu “UEFA Development” për vajzat U-15/ Kodra: E lumtur që më është besuar stoli kuqezi
Sporti
Dita e “Ujqërve” të mposhtin Tiranën në kryeqytet!
Kategoria 1
Devolli-Butrinti, fitorja detyrim për devollinjtë
Sporti
Ja si do eleminohen gabimet/ Flet Ivan Gvozdenoviç
Sporti
SUPERLIGA/ Vëmendja në Tirana-Skënderbeu, luhet edhe Bylis-Elbasani
Sport Bote
Gazetari Ervin Baku: Si sot, 7 vite më parë, Skënderbeu-Jang Bojs 1-1
Kategoria 2
Maliqi zyrtarisht në fushë, Luftëtari kundërshtari për t’u…
Sporti
SKËNDERBEU 3 ndeshje 3 fitore/ Pesce MVP, Mehmeti super, Souza shënuesja më e mirë!
Sporti
“Ujqërit” gati të “kafshojnë” nesër Tiranën!
-
Sporti5 days ago
Gvozdenoviç e pranon, tani e ka të vështirë…
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sport5 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
Sporti21 hours ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport5 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Sporti23 hours ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre