Connect with us

Kulture

E mërkurë 22 nëntor 2023 jemi në kreshmën e krishtlindjes 15 nëntor 24 dhjetor

Shenjtori i ditës: Apostujt Filemoni e Apfia, Arkipi, Onesimi nga të 70-t. Klimi i Ohrit. Dëshmore Cecilia. Filimonit 1-25. “Pavli, i burgosur i Jisu Krishtit, edhe vëllai Timothe, Filimonit të dashur dhe bashkëpunëtorit tonë, edhe Afias së dashur, edhe Arkipit, bashkëluftëtarit tonë, edhe kishës në shtëpinë tënde; hir mbi ju dhe paqe prej Perëndisë, Atit tonë, edhe prej Zotit Jisu Krisht. Falënderoj Perëndinë tim, duke të kujtuar ty përherë në lutjet e mia, sepse dëgjoj për dashurinë tënde dhe për besimin që ke në Zotin Jisu, edhe në gjithë shenjtët; që të bëhet pjesëmarrja e besimit tënd e frytshme me anë të njohjes së çdo të mire që është ndër ju në Krishtin Jisu. Sepse kemi shumë gëzim dhe ngushëllim për dashurinë tënde, sepse zemrat e shenjtorëve janë prehur me anën tënde, o vëlla. Prandaj, ndonëse kam shumë guxim në Krishtin të të urdhëroj ty atë që duhet, po për dashurinë më tepër të lutem, duke qenë i tillë, si plaku Pavël, po tani edhe i burgosur i Jisu Krishtit, të lutem për birin tim, Onisimin, që e linda në vargonjtë e mi; i cili dikur qe i padobishëm për ty, po tani është i dobishëm për ty dhe për mua, të cilin e dërgova përsëri. Edhe ti prite atë, që është vetë zemra ime. Unë desha ta mbaj atë pranë vetes që të më shërbejë në vendin tënd, në vargonjtë e ungjillit. Por pa mendimin tënd nuk desha të bëj asgjë, që të mos jetë e mira jote nga nevoja, po me dashje. Sepse mbase prandaj u nda prej teje për pak kohë, që ta kesh atë përjetë, jo më si shërbëtor, po më tepër se shërbëtor, vëlla të dashur, veçanërisht për mua, po sa më tepër për ty, edhe në mish, edhe në Zotin. Nëse më ke pra pjesëtar, prite atë si mua. Edhe në qoftë se të ka bërë ndonjë paudhësi, ose të ka detyrim, këtë ma ngarko mua. Unë Pavli shkrova me dorën time, unë do të paguaj; që mos të të them se edhe veten tënde ma detyron. Po, o vëlla, le të marr unë prej teje këtë të mirë në Zotin; prehe zemrën time në Zotin. Duke pasur shpresë se do të më dëgjosh të shkrova, sepse e di se edhe më tepër se ç’të them do të bësh. Njëkohësisht bëmë gati edhe vend për të ndenjur, sepse shpresoj se me anë të lutjeve tuaja do t’ju dhurohem juve. Të përshëndet Epafrai, shoku im i burgut në Krishtin Jisu, Marku, Aristarku, Dhimai, Llukai, bashkëpunëtorët e mi. Hiri i Zotit tonë Jisu Krisht qoftë bashkë me frymën tuaj. Amin”. * * * * * Ungjilli – Llukai 18:15-17, 26-30. “Edhe i prunë atij edhe foshnjat që t’i prekte; edhe nxënësit kur i panë, i qortuan. Por Jisui, si i thirri pranë, tha: Lërini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni; sepse e të këtillëve është mbretëria e Perëndisë. Me të vërtetë po ju them juve, ai që nuk do të presë mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë në të. Edhe ata që dëgjuan thanë: E kush mund të shpëtojë? Edhe ai tha: Të pamundurat për njerëzit janë të mundura për Perëndinë. Edhe Pjetri tha: Ja ne tek lamë gjithçka dhe të erdhëm pas. Edhe ai u tha atyre: Me të vërtetë po ju them juve, se nuk ka asnjë që la shtëpi, a prindër, a vëllezër, a grua, a djem, për hir të mbretërisë së Perëndisë, i cili të mos marrë shumëfish në këtë kohë, dhe në jetën që vjen jetë të përjetshme”. * * * * * * * * * – APOSTUJT FILEMONI E APFIA, ONESIMI NGA TË 70-t – Shën Filemoni vinte nga një familje e pasur dhe fisnike e Kolosit në Frigji dhe u bë i krishterë, kur dëgjoi predikimin e apostullit të shenjtë Pavli, bashkë me gruan e tij, Apfian dhe të birin, Arkipin. Plot besim dhe me dashuri të flaktë për ta mbështetur dhe për të ndihmuar gjithë vëllezërit më Krishtin, Filemoni e mblidhte komunitetin në shtëpinë e vet, për të kremtuar Misteret e shenjta dhe për lutje: pasi në atë kohë, nuk kishte filluar ndërtimi i kishave. U gjykua i denjë për besimin e apostullit, u hirotonis episkop i Gazës në Palestinë dhe zhduku nga ky qytet padijen me dritën e predikimit. Sapo u kthye në Kolos, e vazhdoi veprën e tij misionare, me gjithë kundërshtimin e tërbuar të paganëve. Një ditë, kur këta festonin për Artemisën, apostujt e shenjtë adhuronin të vetmin Mbret dhe Zot të të gjithave. Paganët e morën vesh këtë dhe u vërsulën për t’i kapur dhe i nxorën para qeveritarit Andronikl.

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Kulture

Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar

Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar, duke na përjetësuar në ritmet e serenatave të dashurisë dhe këngëve që kanë mbushur rrugët e qytetit ndër vite. Me një repertor të veçantë, muzika fali emocion, nostalgji dhe një atmosferë të papërsëritshme.

Advertisement

Faleminderit të gjithë atyre që u bashkuan dhe mbështetën këtë udhëtim muzikor, si dhe artistëve të mrekullueshëm që na rikthyen magjinë e serenatës.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kulture

Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës

Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës me performancën e tyre të jashtëzakonshme! Me interpretimet e tyre të ndjera dhe harmoninë e mrekullueshme të zërave, ata e kthyen natën në një përjetim emocional dhe nostalgjik për të gjithë të pranishmit.

Advertisement

Sonte, në natën e dytë të festivalit, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj atmosfere. Skena do të ndriçohet nga emra të tjerë të mëdhenj të muzikës dhe ju presim për një tjetër mbrëmje plot pasion dhe melodi.

Ejani të festojmë bashkë traditën e bukur të serenatave në Korçë!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kulture

Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave

Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave ngjallën kujtime dhe emocione të

Advertisement

bukura.

Një mbrëmje e mbushur me art dhe dashuri për muzikën.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kulture

Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator

Duke sjellë një shije të traditës së serenatës së Spanjës, Alba Bioque dhe Vicente Morales në

Advertisement

piano do të mbushin natën me melodi shpirtërore në Korça Serenights më 28 shtator. Le të

shkrihet muzika e dy vendeve në një natë të bukur!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Fama

David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine

David Shaholli i njohur gjerësisht me emrin artistik DJ Tronky është korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine.

Advertisement

Suksesi i tij është një dëshmi e potencialit që ka një artist shqiptar për të ndikuar në skenën muzikore botërore, duke bashkuar kulturat dhe zhanret përmes muzikës.

Bravo David!

Advertisement

Vijo të shkëlqesh!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kulture

Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi

Klubi i Shkrimtarëve “Bota e Re” dhe Biblioteka publike ju ftojnë të merrni pjesë në takimin për promovimin e 3 vëllimeve me poezi, “Tingujt e shpirtit, Kërkoj yllin tënd, Korçë, e mirka ime”, të autores korçare Athina Bino, ditën e shtunë, datë 28 shtator 2024, ora 11.00, në mjediset e Bibliotekës publike, Korçë.

Advertisement

Jeni të mirëpritur!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kulture

Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights

Vaskë Niço, një artist i njohur dhe i dashur në botën e serenatave korçare, do të performojë më

Advertisement

28 Shtator në Korça Serenights. Me zërin dhe stilin e tij të veçantë, ai dhe banda e tij do të

sjellin atmosferën e ngrohtë dhe nostalgjike të serenatave në Pazarin e Vjetër.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Arsimi

Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë

Si gjithmonë me rastin e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Muzeu i Arsimit organizon aktivitete me në qendër nxënësit e shkollave.

Advertisement

Për këtë vit duke u bazuar në temën: “Rrugë, rrjete dhe lidhje”, planifikuam lojën “Kërko thesarin” në bashkëpunim me klasën e IV të shkollës “Sotir Gurra”.

Loja konsistonte në gjetjen e një objekti të trashëgimisë kulturore i nxjerrë nga arkivat dhe i fshehur në muze. Për ta gjetur nxënësit duhet të kalonin në disa hapa duke mësuar ndërkohë historinë e Mësonjëtores dhe të disa personaliteteve kyç që luftuan për vazhdimësinë e shkollës.

Advertisement

Pasi nxënësit gjetën objektin, u diskutua rreth mbrojtjes, konservimit dhe transmetimit të qëndrueshëm të trashëgimisë tek brezat e ardhshëm.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kulture

Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!

Trupa e teatrit të Korçës do të jetë për herë të parë në Worcester, ku do të jetë prezent me një shfaqje që ka korrur sukses në Korçë.

Advertisement

Bëhet fjalë për shfaqjen “Nuse vetëm për letra”. Një shfaqje që do të jepet në muajin tetor dhe pikërisht më datën 18-të. Nga sa është mësuar nga organizatorët, ka filluar që në këto moment të njoftohen të gjithë shqiptarët dhe sidomos korçarët, të ndjekin këtë shfaqje të Lenga Bungos me aktorët e teatrit të Korçës.

Një shfaqje që pritet të korrë sukses pasi niveli dhe cilësia në interpretim është shumë e lartë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Kulture

Erdhi koha për Serenights Korça!/ Dy netë serenatash të bukura 27-28 shtator

Erdhi koha për Serenights Korça! Ja axhenda e plotë për dy netë serenatash të bukura 27-28

Advertisement

shtator.

Programi i plotë i Korça Serenights Festival

Advertisement

Dy net fantastike me serenatat më të bukura korçare.

Mos e humb Korçën!

Advertisement

Datë 27-28 shtator

Pazari i Vjetër, Korçë

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Flash News