Sporti
Edhe vetë Vllaznisë i intereson Skënderbeu të jetë në katërshe, zyrtarisht shkodranët më pas sigurojnë Europën
Pas fishkëllimës së ndeshjes së djeshme atë mes Skënderbeut dhe Laçit, barazimit 1-1 dhe rezultateve të ndeshjeve të tjera të javës së 35-të, të gjitha ekipet pretendente për katërshe filluan të bëjnë llogaritë me laps në dorë.Të gjitha rrugët të çojnë te fakti se Skënderbeu është skuadra më e favorizuar dhe që është vetëm një hap larg Final Four. Kjo ka një arsye madhore.Skënderbeun edhe sipas shkodranëve e duan në katërshe, pasi është skuadra që nuk luan dot në Europë dhe askush nuk rrezikon për të luajtur në Europë nga skuadrat e tjera që janë në Final Four.Duke pasur parasysh që finalja e Kupës është ajo mes Kukësit dhe Egnatias, nëse fiton Kukësi, atëherë njëra prej katërshes së parë do të digjet, gjithmonë nëse nuk është Skënderbeu.Prandaj për të qenë të sigurt edhe Vllaznia e do patjetër Skënderbeun në katërshen e parë, që sido të rrjedhin ngjarjet të tjerat e kanë të sigurt pjesëmarrjen në Europë.Kjo do të thotë që qysh sot edhe vetë Vllaznia do të fillojë të mendojë për Final Four dhe nuk i intereson rezultati i ndeshjes së javës së fundit ndaj Skënderbeut në Shkodër.Sigurisht që Skënderbeu tani i ka vetë në dorë fatet e Final Four dhe nga ato që kemi parë në këto 35 javë të luajtura, ky Skënderbe e meriton plotësisht katërshen dhe është sukses më shumë se i madh nëse do të bëhet realitet.Përveç Vllaznisë e duan Skënderbeun në katërshe edhe Egnatia apo Partizani, apo e do edhe Tirana e vendit të pestë që në rast se nuk futet në Funal Four dhe Kupën e fiton Egnatia, atëherë edhe pa luajtur katërshen është e futur në Europë.Vërtet sa shumë e dashkan Skënderbeun në Final Four, sa shumë skuadra dhe sa shumë e dashka edhe vetë Skënderbeu, për të treguar se mbetet “hirushja” e këtij sezoni dhe skuadra më e bukur e kampionatit.
Sporti
MËKAT/ Skënderbeu thyhet me përmbysje në kryeqytet ndaj Tiranës
Sporti
Tirana barazon shpejt në startin e pjesës së dytë…
Sporti
HT “Ujqërit” kryesojnë ndaj Tiranës/ Mbyllet pjesa e parë me GOOOOOOL për Skënderbeun!
Sporti
22 minuta lojë në “Air Albania”/ Ja çfarë ka ndodhur në Tirana-Skënderbeu!
Sporti
Shikoni çfarë po ndodh në “Air Albania” në këto momente/ Tirana-Skënderbeu në orën 19:00
Sporti
Dalin formacionet zyrtare/ Ja si do të luajnë Tirana dhe Skënderbeu!
Sporti
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
Sporti
“Diplomacia” e Gvozdenoviçit për Tiranën, mësoni se…
Sporti
Turneu “UEFA Development” për vajzat U-15/ Kodra: E lumtur që më është besuar stoli kuqezi
Sporti
Dita e “Ujqërve” të mposhtin Tiranën në kryeqytet!
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti1 day ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Sporti1 day ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti1 day ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sport3 days ago
The white and red fans’ call to the players: Skënderbe, beat Tirana for us!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …