Sporti
Ekskluzive alma qeramixhi rekormenia legjendë e atletikës shqiptare
Sot po sjellim për të gjithë miqtë e faqes sonë një emër legjendë që pak është përmendur, por që qëndron e madhe edhe sot e kësaj dite, për vlerat e larta që ka në sportin e atletikës.Alma Qeramixhi është nga ato emra të prodhimit korçar, që sa shumë duhet të mburremi edhe sot, me kaq shumë legjenda.E tillë është Alma, teksa sot po ju sjellim të gjitha sukseset e saj. Falë edhe ndihmës së madhe të Marjela Burda (të cilën e falenderojmë pafund), po ju sjellim këtë “ikonë” të sportit të “mbretëreshës:Alma Qeramixhi është një emër tjetër i shquar i atletikës korçare në veçanti dhe një ndër sportistet më të shquara të atletikës shqiptare të të gjitha kohërave në përgjithësi.Alma ka garuar në vrapimin 100m me pengesa dhe në 7-garësh, garë e cila e ka bërë Almën si të vetmen atlete të Korçës me një kulturë fizike të gjerë.Arritjet e saj shfaqen në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarAlma Qeramixhi ka fituar për 18 herë titullin kampion kombëtar nga viti 1984-1992 në llojet atletikore si 100m me pengesa, kërcim së gjati, kërcim së larti dhe 7- garësh.Në 29 korrik të vitit 1989, në Korçë, Alma ka vendosur një rekord të ri në vrapimin 100m me pengesa me rezultatin 13.8 sek ( me kronometër manual dhe pistë dheu që e bën atë një rekord të përjetëshëm.)Në po të njëjtin vit, 12-13 gusht, në Kampionatin e 47 Ballkanik (Serres, Greqi), Alma Qeramixhi shpallet kampione ballkani në 7-garësh me 5418 pikë.Për rezultatet e larta të saj, në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare Alma Qeramixhi është shpallur fituese e anketës “10 sportistët më të mirë të vitit”, për vitin 1989.Në 21 qershor të vitit 1990, në Tiranë, Alma ka thyer rekordin kombëtar të 7-garëshit me 5553 pikë, rekord të cilin e mbante ajo vetë që nga 25.10.1984 me 5283 pikë, rekord i cili qëndron deri në ditët e sotme.Ajo që duhet vlerësuar dhe më shumë tek Alma është fakti që herë pas here, për periudha të caktuara ka mbajtur edhe rekorde të garave të 7-garëshit si 100m me pengesa dhe kërcim së gjati.Për të gjitha arritjet e saj Znj.Alma Qeramixhi ka fituar titullin “Mjeshtre sporti”.Këshilli Bashkiak i qytetit Korçë e ka vlerësuar Znj.Alma Qeramixhi me Emblemën e Artë.Mirënjohje pafund për atleten, Alma Qeramixhi…
Sporti
Dinamo fitore të çmendur me Vllazninë/ Nesër Tirana-Skënderbeu!
Sporti
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
Sporti
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
Kategoria 1
Liqenorët një tjetër humbje minimale në trasfertën e Vorës
Sporti
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë
Sporti
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
Sporti
“Elite Youth Development Academy”/ Futbollistët e vegjël: Shpresojmë që ky projekt të na bëjë ëndrrën realitet
Sporti
EURO 2025/ Shqipëria U-21 luan në “Air Albania” me Armeninë, dalin në shitje biletat
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu dhe Korça Volley nisin nesër kampionatin kombëtar U-20
Kategoria 1
Javë interesante në kategorinë e parë/ Pogradeci sot…
-
Sport5 days ago
New additions to Skënderbeu are increasing in the lineup…
-
Sporti4 days ago
Gvozdenoviç e pranon, tani e ka të vështirë…
-
Sporti5 days ago
Skënderbeu/ Ja çka deklaruar Gvozdenoviç për Ermir Rashicën
-
Sport4 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
History23 hours ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti3 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport4 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport3 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti2 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Sporti4 days ago
SKËNDERBEU/ Qetësia duket, por presioni është në….