Connect with us

Sporti

Ekskluzive/ Zyrtare Skënderbeu mbyll merkaton dimërore, ja vendimi i fundit i klubit “Skënderbeu”

Sot në orën 00:00 në mesnatë mbyllet zyrtarisht merkatoja dimërore për të gjitha skuadrat e superligës. Portali “Korça Boom” në këto momente zbulon vendimin përfundimtar të klubit bardhekuq.Skënderbeu përfundimisht nuk do të ketë asnjë lëvizje, si në mërkaton e hyrjes, ashtu edhe të daljes. Kjo do të thotë së pari, se asnjë lojtar nuk do të afrohet të paktën për t’u federuar në këtë merkato dimërore dhe njëkohësisht nuk do të ketë asnjë lojtar që do të shitet, pavarësisht ofertave të shumta.Ky është vendimi më i fundit që ka marrë klubi “Skënderbeu” dhe pavarësisht se duhet pritur ora 00:00 e mesnatës, nuk do të ketë asnjë lëvizje, ashtu si edhe nisi kjo merkato dimërore.Presidenti dhe stafi teknik kanë diskutuar orët e fundit dhe do të ruhet i njëjti grup që ka qenë pjesë e Skënderbeut që në mërkaton e verës dhe këta lojtarë që janë në dispozicion të skuadrës, këta do të jenë deri në fundin e këtij sezoni.Tashmë edhe stafi teknik duhet t’i besojë të njëjtit grup dhe në këtë mënyrë, Skënderbeu e përfundoi këtë merkato dimërore ashtu si edhe e nisi, pa asnjë afrim.Gjithsesi, grupi është dhe të gjithë kanë besim se me këta lojtarë kjo skuadër do t’ia dalë.Forca Skënderbe!

Sot në orën 00:00 në mesnatë mbyllet zyrtarisht merkatoja dimërore për të gjitha skuadrat e superligës. Portali “Korça Boom” në këto momente zbulon vendimin përfundimtar të klubit bardhekuq.Skënderbeu përfundimisht nuk do të ketë asnjë lëvizje, si në mërkaton e hyrjes, ashtu edhe të daljes. Kjo do të thotë së pari, se asnjë lojtar nuk do të afrohet të paktën për t’u federuar në këtë merkato dimërore dhe njëkohësisht nuk do të ketë asnjë lojtar që do të shitet, pavarësisht ofertave të shumta.Ky është vendimi më i fundit që ka marrë klubi “Skënderbeu” dhe pavarësisht se duhet pritur ora 00:00 e mesnatës, nuk do të ketë asnjë lëvizje, ashtu si edhe nisi kjo merkato dimërore.Presidenti dhe stafi teknik kanë diskutuar orët e fundit dhe do të ruhet i njëjti grup që ka qenë pjesë e Skënderbeut që në mërkaton e verës dhe këta lojtarë që janë në dispozicion të skuadrës, këta do të jenë deri në fundin e këtij sezoni.Tashmë edhe stafi teknik duhet t’i besojë të njëjtit grup dhe në këtë mënyrë, Skënderbeu e përfundoi këtë merkato dimërore ashtu si edhe e nisi, pa asnjë afrim.Gjithsesi, grupi është dhe të gjithë kanë besim se me këta lojtarë kjo skuadër do t’ia dalë.Forca Skënderbe!

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Sporti

22 minuta lojë në “Air Albania”/ Ja çfarë ka ndodhur në Tirana-Skënderbeu!

Tirana-Skënderbeu 0-0

Advertisement

TIRANA: Selmani, Mici, Dembele, Kola, Haxhiu, Soler, Jonuzi, Ismajli, Abah, Jarmouni, Prengaj. Trajner: Bledi Shkëmbi.

SKËNDERBEU: Alia, Vasquez, Prençi, Vangjeli, Gerco, Janaqi, Merlim, Rabiu, Nikaj, Bismark, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

Advertisement

Gjyqtar: Enea Jorgji

Minutat e para nisin mirë për Tiranën që shikon më shumë nga sulmi, pasi kërkon ta zgjidhë golin që në minutat e para. Mbrojtja e Skënderbeut është vënë disa herë në alarm, ndërkohë që në 10 minutat e para, janë 2-3 zbritje të rrezikshme, por pa arritur që bardheblutë ta dërgojnë topin në kuadrat.

Advertisement

Ardit Nikaj ka mundësinë e mirë në fillim ku shërben në sulm për Merlim, por që shtyhet nga një mbrojtës i Tiranës brenda zonës, loja vazhdon.

Në të 12-ën minutë është Tirana që ka rastin e parë të pastër. Haxhiu gjuan rezikshëm me një dhe topi përfundon mbi tranversë.

Advertisement

Nga minuta e 15-të deri te e 20-të mungojnë rastet dhe loja bie paksa në qetësi, ndërkohë që Tirana duket se përpiqet më shumë për të shkuar në zonën e Skënderbeut.

22 minuta lojw dhe 0-0.

Advertisement

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

7’ – Një rast i mirë për Skëndereun. Është Ardit Nikaj që futet bukur nga e djathta e sulmit shërben në zonë për Juri Merlim, por braziliani rrëzohet në momentin e fundit dhe nuk arrin ta dërgojë topin në kuadrat.

Advertisement

12’ – Ismajli jep një asis në zonë për Haxhiu që lëshon një rpedhë me një dhe fatmirësisht topi mbi kuadrat. Shpëton porta e Skënderbeut. Rasti më i mirë i Tiranës.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Shikoni çfarë po ndodh në “Air Albania” në këto momente/ Tirana-Skënderbeu në orën 19:00

Do ende kohë që të startojë ndeshja mes Tiranës dhe Skënderbeut, takim që përmbyll javën e 7-të të superligës.

Advertisement

Ndërkohë që skuadrat ndodhen në fushën e blertë të “Air Albania” duke kryer nxemjen e zakonshme, ne po sjellim një album fotografik nga atmosfera në këto momente në stadium.

Suksese Skënderbeut sonte!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Dalin formacionet zyrtare/ Ja si do të luajnë Tirana dhe Skënderbeu!

Kanë dalë tashmë formacionet zyrtare të të dy skuadrave që do të startojnë ndeshjen mes tyre në orën 19:00 në “Air Albania”.

Advertisement

Trajnerët Bledi Shkëmbi i Tiranës dhe Ivan Gvozdenoviç i Skënderbeut, kanë vendosur për 11-shet që do të zbresin në fushë nga starti.

Portali ynë ju sjell në këto momente formacionet e të dy ekipeve, ndërkohë që starti Tirana-Skënderbeu do të jetë në orën 19:00:

Advertisement

TIRANA: Selmani, Mici, Dembele, Kola, Haxhiu, Soler, Jonuzi, Ismajli, Abah, Jarmouni, Prengaj. Trajner: Bledi Shkëmbi.

SKËNDERBEU: Alia, Vasquez, Prençi, Vangjeli, Gerco, Janaqi, Merlim, Rabiu, Nikaj, Bismark, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…

Skënderbeu në volejboll për meshkuj duket se po rikthehet në ditët e veta më të mira. Ky sezon me shumë ndryshime, ka treguar se Skënderbeu është skuadër me fytyrë tjetër, me një ndryshim total në skuadër dhe me lojtarë të afruar që kanë dhënë rezultate vërtet të shkëlqyera në parket.

Advertisement

Ndërkohë që kampionati ka filluar tashmë, Skënderbeu nga ndeshja në ndeshje po tregon cilësi të mira dhe po tregon që skuadra ka objektiva shumë më të mëdha se një sezon më parë.

Skënderbeu edhe dje fitoi bindshëm në shtëpi ndaj Vllaznisë dhe duket se volejbolli i meshkujve është në rrugën e duhur.

Advertisement

Tashmë pritet që skuadra të synojë vendet e para dhe e ka potencialin, ndërkohë që ky Skënderbe po bind nga ndeshja në ndeshje dhe kjo sigurisht të kënaq, pasi Skënderbeu në volejboll për meshkuj vërtet po rikthehet.

Suksese djema!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Sporti

“Diplomacia” e Gvozdenoviçit për Tiranën, mësoni se…

Trajneri i korçarëve Ivan Gvozdenoviç është pyetur për anët e dobëta dhe të forta të kundërshtarit, ai është përgjigjur në një gjuhë diplomatike se: “E kam studiuar Tiranën në tre ndeshjet e fundit, luan me disa sisteme loje që i ka pasur të ndryshme, në jemi përgatitur në këtë drejtim dhe do ti kundërpërgjigjemi.

Advertisement

Mos më kërkoni ti bëj publike si anët pozitive ashtu edhe ato negative se i mëson kundërshtari dhe merr masa (qesh). Tirana është një ekip i mirë që ka rritje nga java në javë.”

Pra duket se korçarët e kanë studiuar shumë mirë kundërshtarin dhe natyrisht dinë se ku do ta godasin gjatë lojës në pikat e veta si pozitive ashtu edhe negative.

Advertisement

Pra luhet edhe tek pankinat ashtu si Bledi Shkëmbi nga ana tjetër njeh forcën dhe mentalitetin e korçarëve, të asaj fanele që e ka veshur vetë për vite me radhë në majat e futbollit shqiptar.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Turneu “UEFA Development” për vajzat U-15/ Kodra: E lumtur që më është besuar stoli kuqezi

Kombëtarja e vajzave U-15 ka nisur që prej së premtes grumbullimin në Tiranë, në kuadër të turneut “UEFA Development” për këtë grupmoshë. Nën drejtimin e trajneres Daniela Kodra, 20 vajzat kuqezi po kryejnë seancat stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Advertisement

Në një prononcim për fshf.org, trajnerja Kodra u shpreh e lumtur që i është besuar stoli i Kombëtares U-15 dhe shpreson që skuadra të marrë rezultate pozitive në këtë turne.

“Shumë e lumtur dhe është përgjegjësi shumë e madhe njëkohësisht. Dua të falënderoj Federatën e Futbollit për besimin që më ka dhënë dhe kam besim që do ia dalim, të arrijmë diçka të mirë dhe t’i japim këtyre vajzave atë që ato kanë nevojë, një shtysë për të ecur përpara dhe për të gjetur rrugën e duhur drejt futbollit”.

Advertisement

Sa i përket skuadrës, trajnerja shqiptare u shpreh se ka besim te vajzat e ftuara për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë turne dhe e gëzuar që kanë zgjedhur të luajnë për ngjyrat kuqezi.

“Në përbërje të ekipit kemi vajza që luajnë në kampionatin shqiptar dhe vajza që vijnë nga kampionatet jashtë Shqipërisë. Jemi të lumtur kur shikojmë sa të lumtura janë për ftesën që kanë marrë nga ekipi kombëtar. Kjo na motivon edhe ne si staf që të punojmë më shumë për to dhe të japim më të mirën tonë. Kam besim te ky grup. Janë vajza që dinë të luajnë mirë futboll, e dashurojnë futbollin. Mendoj se do marrim 100% nga secila prej tyre.

Advertisement

Objektivi ynë është që të paraqitemi sa më mirë, të bëjmë ndeshje sa më të mira dhe vajzat ta shijojnë. Për mua e rëndësishme është që vajzat pasi të kthehen në shtëpitë e tyre pas këtij turneu të ndihen të motivuara dhe të kenë një shtysë për të punuar më shumë e ta kenë si kujtim të bukur në karrierën e tyre”- tha Daniela Kodra për fshf.org.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të hënën ndaj Kosovës, në ora 15:00 në ambientet e Shtëpisë së Futbollit. Më 2 tetor, vajzat kuqezi do të luajnë ndaj Estonisë ndërsa më 5 tetor Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut ndaj Maqedonisë së Veriut. Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Dita e “Ujqërve” të mposhtin Tiranën në kryeqytet!

Sot është dita e madhe e Skënderbeut, pasi jo vetëm që bardhekuqtë kërkojnë vazhdimësinë, por duan mbi të gjitha të mposhtin Tiranën në shtëpinë e tyre, pasi në orën 19:00 starton Tirana-Skënderbeu.

Advertisement

Pas pak orësh ekipi do të lerë Durrësin për tu nisur drejt kryeqytetit, pasi mendohet që rreth orës 17:30 skuadra të jetë atje në “Air Albania”, gati për të zbarkuar në fushë.

Fitorja e fundit ndaj kurbinasve, ka rritur optimizmin në radhët e bardhekuqve dhe si stafi teknik, apo drejtuesit dhe deri te lojtarët janë optimistë që sot do ja dalin.

Advertisement

Në fakt, Skënderbeu sot duhet të bëjë Skënderbeun e vërtetë dhe nuk duhet të dalë kursesi pa pikë nga Tirana edhe pse përballë ka bardheblutë e një korçari si Bledi Shkëmbi.

Pritet edhe një numër i konsiderueshëm tifozësh bardhekuq në shkallët e stadiumit që do të jenë mbështetje për ekipin.

Advertisement

Forca “Ujqër”! Sot e mposhtim Tiranën!

Dita e ndeshjes!

Advertisement

Tirana – Skënderbeu

Ora 19:00

Advertisement

Stadiumi “Air Albania”

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Devolli-Butrinti, fitorja detyrim për devollinjtë

Devollinjtë do të presin në fushën e tyre për javën e dytë ekipin e Butrintit, një ekip që vjen pas një fitoreje dhe Devolli pas një barazimi.

Advertisement

Trajnerin Trifon Meraku është shprehur: “Është një ndeshje prezantuese para sportdashësve tanë që do të jenë të shumtë në këtë takim. Ne duhet të konfirmojmë gjendjen e mirë të ekipit dhe fitorja është detyrim. Unë besoj shumë se me investimet që janë bërë do të kemi forcën të dalim me tre pikë edhe pse është kundërshtar i fortë.”

Devollinjtë kanë disa futbollistë më shumë në këtë ndeshje, pasi në ndeshjen e parë kishin dy mungesa, kjo për shkak të vonesës në federim për shkak të dokumentacionit.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Ja si do eleminohen gabimet/ Flet Ivan Gvozdenoviç

I pyetur se si do të zgjidhen gabimet individuale të vëna re gjatë këtyre javëve, me ndryshime në formacion, trajneri Ivan Gvozdenoviç është përgjithur:

Advertisement

“Ju kini të drejtë me kostatimin e gabimeve individuale, por nuk mund të ndryshojmë gjithë futbollistët, nuk e shikojmë të arsyeshme të bëjmë ndryshime të shumta. Por gabimet do të ndreqen nëpërmjet punës që po bëjmë dhe po bëjnë futbollistët. Besoj se dhe nga gabimet mësohet dhe ne do të mundohemi ti eleminojmë”

Pra duket se edhe në këtë ndeshje ta radhës trajneri dhe stafi i tij nuk do të bëjnë shumë ndryshime, të paktën në fillimin e lojës më pas është tjetër rrjedhë edhe në këtë drejtim.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”                                                    

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Vëmendja në Tirana-Skënderbeu, luhet edhe Bylis-Elbasani

Superiorja do të luajë ditën e sotme dy takime mjaft të rëndësishme. Do të luhet në aksin Tiranë – Ballsh në dy orare të ndryshme.

Advertisement

Kështu gjithçka nis me duelin mes Bylisit dhe Elbasanit në “Adush Muça”. Do të përballen për herë të parë këtë sezon dy ekipet që vijnë nga Kategoria e Parë. Si ballshiotët ashtu edhe elbasanasit do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët për t’u ngjitur në klasifikim.

Ndërkohë në orën 19:00 do të luhet një tjetër përballje e rëndësishme. E gjithë vëmendja do të jetë në “Air Albania”, ku Tirana do të sfidojë Skënderbeun. Një sfidë mjaft e luftuar mes dy ekipeve që kanë mjaft rivalitet në futbollin shqiptar.

Advertisement

Bardheblutë prej 6 javësh kanë barazime dhe ndaj korçarëve do të tentojnë fitoren e parë sezonale, ndërsa “Ujqërit e Dëborës” synojnë të vazhdojnë me rezultatet pozitive.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News