Kulture
Euro 2025 për moshën u 17 në shqipëri uefa sjell një delegacion për inspektimin e infrastrukturës
Pak javë më parë, UEFA vendosi t’i besojë FSHF-së dhe Shqipërisë mikpritjen e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17, një nga ngjarjet më madhore sportive që pritet të zhvillohet në vendin tonë, pas finales historike të UEFA Conference League më 25 maj 2022. Ndeshjet finale të këtij kompeticioni eurpian do të zhvillohen në katër stadiumet shqiptare, “Air Albania Stadium”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Arena Egnatia”.Me marrjen e së drejtës të organizimit të një kompeticioni kaq madhor, UEFA ka sjellë në Shqipëri përgjatë kësaj jave një grup pune, të cilët kanë zhvilluar vizitën e parë inspektuese në 4 qarqe të Shqipërisë ku do të luhen takimet finale. Për zhvillimin e një kompeticioni të tillë kërkohen veç stadiumeve, edhe 8 qendra stërvitore me fusha me bar natyral, të cilat do të jenë në aksin Shkodër-Tiranë-Durrës, kjo edhe për shkak të numrit të hoteleve me kushte specifike që kërkohen.Delegacioni i UEFA-s, i shoqëruar nga disa përfaqësues të FSHF-së zhvilloi një tur në qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Rrogozhinës e Shkodrës, duke vlerësuar infrastrukturën, terrenet sportive dhe stërvitore si edhe hotelet ku do të akomodohen ekipet finaliste. Gjatë ditëve në vijim pritet që grupi i punës së UEFA-s të sjellë edhe një raport të parë mbi investimet shtesë në infrastrukturën e stadiumeve dhe veçanërisht fushave stërvitore, ku pritet një bashkëpunim i ngushtë mes FSHF-së, pushtetit qëndror e atij vendor.Kjo është vizita e parë inspektuese e grupit të punës të ngritur nga UEFA për organizimin e ndeshjeve finale të Kampionatit Europian 2025 për djemtë e grupmoshës U-17.Në muajt në vazhdim do të ketë të tjera vizita inspektuese përpara se të të nisë puna në terren për përgatitjet e finaleve.
Kulture
Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës
Kulture
Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave
Kulture
Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator
Fama
David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine
Kulture
Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi
Kulture
Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights
Arsimi
Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë
Kulture
Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!
Kulture
Erdhi koha për Serenights Korça!/ Dy netë serenatash të bukura 27-28 shtator
Kulture
Mbyllet edicioni i 11-të i KO:SH Film Fest 2024 me ceremoninë e ndarjes së çmimeve
-
Sporti5 days ago
Gvozdenoviç e pranon, tani e ka të vështirë…
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sport5 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
Sporti18 hours ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport5 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti21 hours ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…