Connect with us

Polici

“Festa e Birrës” në Korçë 14-18 gusht/ Policia plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë Festës

Policia e Korçës, plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë Festës së Birrës

Advertisement

Më datë 14.08.2024 deri më datë 18.08.2024, në qytetin e Korçës, në ambientet e brendshme të terminalit të autobusëve, në lagjen nr. 17, nga ora 20:00 deri në orën 01:00, do të zhvillohet eventi “Festa e Birrës”.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në vartësi të saj kanë marrë një sërë masash për garantimin të rendit dhe qetësisë publike, si dhe për zhvillimin dhe manifestimin sa më të qetë dhe festiv të këtij aktiviteti. Këto masa konsistojnë në përforcimin e parametrave të sigurisë rrugore, disiplinimin e lëvizjes, menaxhimin e trafikut, parandalimin e aksidenteve rrugore, parandalimin e krimeve kundër personit, pronës, krimeve financiare, në fushën e narkotikëve, si dhe mbajtjen në kontroll të personave me precedentë kriminal. Gjithashtu, në kuadër të këtij aktiviteti do të kryen patrullime dhe kontrolle të përbashkëta me Policinë Bashkiake.

Advertisement

🔴Nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore do të merren masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve nga “City Center” deri tek rrethrrotullimi në afërsi të terminalit, nga ora 18:30 deri në orën 01:00.

Orientimi i lëvizjes së automjeteve për në vendet e përcaktuara për parkim nga bashkia Korçë, kryesisht përreth terminalit të autobusëve, do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet bashkiake.

✅Gjithashtu, do të kryhet menaxhimi i trafikut gjatë lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve, në rrugët: “Midhi Kostani”, “Kiço Greço”, “Marigo Pozio”, në pikat e hyrjes në terminalin e autobusëve dhe në zonat e tjera përreth ku zhvillohen aktivitetet.

Në të gjithë qytetin, në vendet që do të zhvillohet festa ku pritet të ketë grumbullim dhe qarkullim më të madh të njerëzve, në bulevardet kryesore dhe në akset rrugore që lidhin Korçën me rrethet e tjera, do të ketë prezencë të shtuar të shërbimeve të policisë së Rendit, Policisë Kriminale, Policisë Rrugore, grupeve të FNSH-së dhe Forcës Speciale “Shqiponja”, të cilët do të mbikëqyrin ruajtjen e rendit, do të ndërhyjnë për zgjidhjen e problematikave dhe do të parandalojnë krijimin e situatave të ndryshme, të cilat mund të cenojnë sigurinë publike.

Advertisement

☑Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos përdorin pije alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit/kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin, me qëllim shmangien e ngjarjeve të mundshme rrugore, si dhe të zgjedhin përdorimin e shërbimeve të transportit publik për lëvizjet e tyre.

Shërbimet e Rendit do të kujdesen gjithashtu për të mbajtur kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e objekteve me rëndësi të veçantë si nënstacionet elektrike dhe Ujësjellësin, për të forcuar masat e ruajtjes së tyre.

Të gjithë qytetarët të cilët do të ndeshen me problematika apo shqetësime të ndryshme të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. Policia e Shtetit iu siguron reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Advertisement

Sektori i Hetimit të Krimeve të DVKM Korçë, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. D., 57 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi ka kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbërt 20 steka cigare të llojeve të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Advertisement

Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi Z. L., 78 vjeç, i cili ka kallëzuar se në datën 27.09.2024, është larguar nga banesa bashkëshortja e tij. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Roja i pyjeve në Maliq, vjedh vetë pyllin. 47-vjeçari procedohet nga policia!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Advertisement

Sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

G. S., 36 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në aksin “Maliq-Lozhan”, gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjetën dhe u sekuestruan disa mallra industrialë për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Advertisement

E. K., 47 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, me detyrë rojtar i pyjeve, në Drejtorinë e Pyjeve dhe Kullotave pranë Bashkisë Maliq, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

REDAKTUAR nga:                      

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ 37-vjeçari në lagjen 3 në Korçë bën të fortin me policinë, por e pëson

Korçë/Informacion paraprak

Advertisement

Rreth orës 13:00, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi O.C, banues në lagjen nr 3, Korçë, i cili ka deklaruar se mesditën e sotme kur është kthyer nga Greqia ka konstatuar se i kishin vjedhur në banesë televizorin, një shumë parash dhe sende të tjera.

Pas kallëzimit të marrë nga shtetasi O.C, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje.

Advertisement

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera në vendngjarje dhe informacionet e marra në rrugë operative nga Specialistët për Hetimin e Krimit, rezultoi se autori i dyshuar i vjedhjes ishte shtetasi E.B, 37 vjeç, banues në lagjen nr 3, Korçë, person i dënuar më parë për një seri vjedhjesh të ndodhura në Korçë gjatë vitit 2021.

Bazuar mbi këto dyshime, shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesën e shtetasit E.B, për ta shoqëruar në Komisariat, si person i dyshuar për vjedhjen e ndodhur.

Advertisement

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar te banesa dhe i kanë komunikuar shtetasit E.B, që do shoqërohej në Komisariat për tu marrë në pyetje, ky shtetas ka përplasur derën duke thyer xhamin e derës dhe ka tentuar të largohej nga dera tualetit, por nuk ka mundur të largohej pasi është prangosur nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi E.B, është shoqëruar në spital dhe mori ndihmë mjekësore pasi u dëmtua në dorë nga xhamat e derës.

Advertisement

Njëkohësisht edhe një nga punonjësit e policisë mori mjekim pasi u dëmtuar nga xhamat gjatë prangosjes së shtetasit E.B.

Shtetasi E.B, pas mjekimit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale të cilat po kryhen nën drejtimin e Prokurorisë dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Vjedh orendi shtëpiake, arrestohet 48-vjeçari nga Korça

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Advertisement

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin G. S., 48 vjeç, pasi ka vjedhur në banesën e një 50-vjeçari disa orendi shtëpiake të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Kanabis në Ersekë. Procedohet 32-vjeçari!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Advertisement

Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në Ersekë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa e cila u sekuestrua në cilësin e provës materiale. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. D., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka shitur lëndën narkotike 32-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Maliq për posedim të lëndëve narkotike

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. G., 36 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pas një operacioni të suksesshëm antidrogë. Gjatë kontrollit fizik dhe inspektimit të banesës së tij, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit cannabis sativa. Arrestimi vjen si rezultat i një hetimi të gjatë që synon frenimin e kultivimit dhe shpërndarjes së drogës në zonë. Aktualisht, policia po kryen hetime të mëtejshme për të zbuluar burimin e lëndës narkotike dhe për të vlerësuar përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari të jashtëligjshme.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

Procedim penal për kanosje ndaj një 20-vjeçareje në Pogradec

Komisariati i Policisë Pogradec ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal ndaj shtetases A. S., 38 vjeçe, banuese në Pogradec. Sipas raportimeve zyrtare, A. S. ka kërcënuar me fjalë një 20-vjeçare për motive të dobëta, duke shkaktuar shqetësim dhe pasiguri tek e reja. Policia po vijon hetimet për të zbardhur më tej rrethanat që kanë çuar në këtë incident, ndërsa Prokuroria po shqyrton faktet për të vendosur masat ligjore të nevojshme ndaj autores. Kanosja për motive të dobëta mbetet një veprim i papranueshëm që ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

Procedim penal ndaj një gruaje në Devoll për vjedhje në automjet

Komisariati i Policisë Devoll ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal ndaj shtetases D. A., 38 vjeçe, banuese në fshatin Borsh, Devoll. Sipas hetimeve të deritanishme, D. A. dyshohet se ka vjedhur kuletën e një 49-vjeçareje, ndërkohë që të dyja po udhëtonin në të njëjtin automjet. Kuleta e vjedhur përmbante një shumë të konsiderueshme parash, çka ka bërë që rasti të konsiderohet i rëndësishëm nga autoritetet. Policia po heton për të zbardhur të gjitha detajet e ngjarjes dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Prokuroria po shqyrton rastin për të marrë masat e duhura ligjore ndaj të dyshuarës.

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Lajm Flash

Shkelje e urdhrit të mbrojtjes, procedohet penalisht 50-vjeçari nga Korça

Komisariati i Policisë Korçë ka referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj shtetasit L. R., 50 vjeç, banues në Korçë. Sipas hetimeve paraprake, L. R. ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të lëshuar nga gjykata në favor të ish-bashkëshortes së tij, duke iu afruar banesës së saj në kundërshtim të hapur me vendimin ligjor. Ky veprim është konsideruar një shkelje serioze e rregullave të mbrojtjes që kanë për qëllim mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes për të siguruar zbatimin e plotë të ligjit dhe për të garantuar sigurinë e të përfshirëve.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Flash News