Sporti
Final four për vajza finalja e madhe vllaznia apolonia luhet sot në shtëpinë e futbollit me sis
Finalja e madhe e “Final Four” për vajza Vllaznia – Apolonia, do të luhet të dielën (sot) në “Shtëpinë e Futbollit” në orën 17:30.Një ndeshje shumë e rëndësishme që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij edicioni, prandaj FSHF ka vendosur që takimi final të luhet me sistemin VAR.Hyrja në “Shtëpinë e Futbollit” për të gjithë tifozët do të jetë falas, ndërsa ndeshja finale do të transmetohet edhe në kanalin MCN 24.Vllaznia dhe Apolonia janë dy ekipet që kanë bërë mjaft mirë gjatë gjithë edicionit, teksa vajzat kuqeblu pas përfundimit të kampionatit të rregullt e mbyllën në vendin e parë, ndërsa fieraket në të dytin.Në fazën gjysmëfinale të “Final Four” të dyja skuadra nuk e vendosën aspak në diskutim kualifikimin në finale, teksa Vllaznia dominoi ndaj Partizani, ndërsa Apolonia ndaj Tiranës.Tani të dyja skuadrat do të përballen së bashku në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, për të vendosur edhe kampionen e edicionit2023/2024, që do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator në UEFA Champions League.Sakaq, dje u zhvillua edhe finalja e vogël e vajzave për vendin e tretë/katërt në “Final Four” mes Tiranës dhe Partizanit. Derbi i kryeqytetit u fitua nga Partizani me rezultatin 2-1 dhe vajzat e kuqe e mbyllin në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, ndërsa Tirana në vendin e katërt.
Sporti
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
Sporti
Ernest Merdanaj fiton medaljen e artë në “Albania open G1”
Sporti
“Abissnet Superiore”/ Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës
Sporti
SUPERLIGA/ Java e 8-të rikthehet shpejt. Ja 5 ndeshjet e kësaj jave dhe kur luan Skënderbeu!
Sporti
FSHV-ja njofton: Volejbolli dhe sporti shqiptar në zi. Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit” , Vangjel KOJA
Kategoria 2
Devolli sa shumë keqardhje nga kjo ndeshje me Butrintin…
Sporti
Axhenda e javës së 8-të/ Ja kur luhet Skënderbeu-Egnatia. Të gjitha ndeshjet këtë javë në një orë
Kategoria 2
Maliqi e bën sefte me fitore ndaj Luftëtarit/ Devolli vetëm 1 pikë me Butrintin
Sporti
Ja ku jemi pas javës së 7-të/ Rezultatet përfundimtare dhe renditja!
Sporti
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti18 orë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti5 ditë ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sporti2 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori3 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sporti4 ditë ago
Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!
-
Sporti2 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë