Polici
Gruaja dëshmimtare e ngjarjes së sotme ku u godit shitësja me hanxhar jam e tronditur
Në orën 10 të mëngjesit të sotëm 36-vjeçari me të meta mendore goditi me hanxhar shitësen e një dyqani te Parazi i Vjetër, ndërkohë që ka folur dëshmimtarja e ngjarjes, teksa e tronditur ka thënë këto fjalë:“Isha shumë pranë ngjarjes dhe ai erdhi me tip sëpate në dorë, madje vajti atje dhe po më dridhet dhe zëri se nuk flas dot, pasi e pashë gjithë ngjarjen. Hyri papritur dhe shitësja ngriti duart, por ai e goditi. Ai vetëm e goditste dhe skenë të tillë nuk dua ta kujtoj shumë, se ishte skenë makabre. Nuk e vura re në momentin e parë. Gruan e njoh dhe është grua shumë e mirë. Aman mos më pyesni më”.Ja dhe ngjarja e sotme në orën 10:00 paradite te Pazari i vjetër sipas policisë:Më datë 19.10.2023, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 8, në zonën e Pazarit, Korçë, shtetasi J. M., 36 vjeç, banues në Korçë, ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasen A. M., 52 vjeçe dhe shtetasin V. Sh., 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Nga të dhënat e para dyshohet se autori i ngjarjes, vuan nga probleme të shëndetit mendor. 36-vjeçari menjëherë u kap nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ngjarje
POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Roja i pyjeve në Maliq, vjedh vetë pyllin. 47-vjeçari procedohet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ 37-vjeçari në lagjen 3 në Korçë bën të fortin me policinë, por e pëson
Ngjarje
POLICIA/ Vjedh orendi shtëpiake, arrestohet 48-vjeçari nga Korça
Ngjarje
POLICIA/ Kanabis në Ersekë. Procedohet 32-vjeçari!
Ngjarje
Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Maliq për posedim të lëndëve narkotike
Ngjarje
Procedim penal për kanosje ndaj një 20-vjeçareje në Pogradec
Ngjarje
Procedim penal ndaj një gruaje në Devoll për vjedhje në automjet
Lajm Flash
Shkelje e urdhrit të mbrojtjes, procedohet penalisht 50-vjeçari nga Korça
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti1 day ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sporti1 day ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori3 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti1 day ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sport3 days ago
The white and red fans’ call to the players: Skënderbe, beat Tirana for us!