Tirana-Skënderbeu 2-1
Shënues: Prengaj 46’, 73’ / Rashica 38’ (11-m)
TIRANA: Selmani, Mici (Ndreca 46’), Dembele, Kola, Haxhiu (Gjumsi 46’), Soler (Meta 43’), Jonuzi, Ismajli, Abah (Isuf 85’), Jarmouni (Bajroviç 71’) Prengaj. Trajner: Bledi Shkëmbi.
SKËNDERBEU: Alia, Vasquez (Randi 56’), Prençi, Vangjeli (Doka 78’), Gerco, Janaqi (Krasniqi 78’), Merlim (Pecani 46’), Rabiu, Nikaj, Bismark, Rashica (Çuçka 85’). Trajner: Ivan Gvozdenoviç.
Gjyqtar: Enea Jorgji
Karton i verdhë: Ismajli, Gjumsi, Jonuzi / Bismark, Krasniqi, Alia
Minutat e para nisin mirë për Tiranën që shikon më shumë nga sulmi, pasi kërkon ta zgjidhë golin që në minutat e para. Mbrojtja e Skënderbeut është vënë disa herë në alarm, ndërkohë që në 10 minutat e para, janë 2-3 zbritje të rrezikshme, por pa arritur që bardheblutë ta dërgojnë topin në kuadrat.
Ardit Nikaj ka mundësinë e mirë në fillim ku shërben në sulm për Merlim, por që shtyhet nga një mbrojtës i Tiranës brenda zonës, loja vazhdon.
Në të 12-ën minutë është Tirana që ka rastin e parë të pastër. Haxhiu gjuan rezikshëm me një dhe topi përfundon mbi tranversë.
Nga minuta e 15-të deri te e 20-të mungojnë rastet dhe loja bie paksa në qetësi, ndërkohë që Tirana duket se përpiqet më shumë për të shkuar në zonën e Skënderbeut.
Në të 22-ën minutë janë bardhekuqtë që me anë të Ardit Nikaj provon nga larg, por topi përfundon mbi tranversë.
Bismark në të 26-ën minutë nuk përfiton ta devijojë topin në kuadrat, por jashtë. E 30-ta minuta do të sillte jo një, por dy raste të pastra për Tiranën. Abah dhe Prengaj për pak sa nuk shënojnë, por është Marko Alia shpëtimtari në të dy momente, duke lënë të paprekur portën e tij.
Në të 38-ën minutë do të vinte edhe minuta e Skënderbeut, Rashica pengohet në zonë dhe është gjyqtari Enea Jorgji që pasi shkon në VAR tregon dorën te pika e bardhë dhe penallti. Gjuan saktë nga pika e bardhë Rashica dhe 0-1 për Skënderbeun në “Air Albania”.
Pjesa e dytë nis direkt me gol për Tiranën që barazon rezultatin. Pa nisur mirë 45 minutëshi i dytë është Prengaj për Tiranën që përfiton nga një vendosje e gabuar e bardhekuqve në zonë, gjuan diagonal dhe e dërgon topin në kuadrat. Tashmë shifrat barazohen në 1-1.
Pas shënimit të golit nga Tirana, Skënderbeu reagon moment pas momenti dhe në të 60ën për pak sa nuk barazon rezultatin. Është Rashica që bën spektakël me topin shkon në zonë gjuan dhe maja e këmbës së portierit Selmani shpëton Tiranën. Rast ideal për Skënderbeun.
Tirana gabon në të 69-ën minutë dhe atje Selmanit i ikën topi nga këmba pasi ja kthen një shok skuadre. Te vija fatale e kap “gardiani” që gaboi dhe rikuperoi. Për pak sa Skënderbeu nuk shënon.
Në të 73-ën minutë është Tirana që shënon edhe të dytin. Sërish një gabim në mbrojtjen e Skënderbeut dhe është Prengaj që gjuan dhe 2-1 për Tiranën.
Skënderbeu përpiqet pas golit të Tiranës që të reagojë, por në të 84-ën minutë do të vinte një rast i mirë, ku as Rashica dhe as Bismark nuk arrijnë ta devijojnë topin në kuadrat pas goditjes së këndit.
Në minutën e fundit Skënderbeu pretendon për 11-metërsh por asgjë për gjyqtarin dhe loja vazhdon, ndërkohë që as 6-të minutat shtesë nuk sjellin gold he përfundimisht Skënderbeu mundet 2-1 në Tiranë.
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
7’ – Një rast i mirë për Skëndereun. Është Ardit Nikaj që futet bukur nga e djathta e sulmit shërben në zonë për Juri Merlim, por braziliani rrëzohet në momentin e fundit dhe nuk arrin ta dërgojë topin në kuadrat.
12’ – Ismajli jep një asis në zonë për Haxhiu që lëshon një rpedhë me një dhe fatmirësisht topi mbi kuadrat. Shpëton porta e Skënderbeut. Rasti më i mirë i Tiranës.
22’ – Ardit Nikaj provon nga jashtë zone, por topi përfundon mbi kuadratin e portës tiranase.
26’ – Zbritje e rezikshme për Skënderbeun. Është Bismark që ndodhet brenda zonës dhe nuk arrin ta devijojë topin në kuadratin e portës së Selmanit.
30’ – Raste të shkëlqyera goli për Tiranën dhe është Marko Alia shpëtimtar. Në rastin e parë Prengaj gjuan grushton Alia dhe po të njëjtën gjë bën portieri i Skënderbeut, që shpëton portën pas gjuajtjes së Abah. Porta e Skënderbeut në këtë mënyrë ka emrin Marko Alia.
38’ – Moment i diskutuar pengimi për Rashicën në zonën e Tiranës dhe Enea Jorgji shkon në VAR. Pasi e shikon për 2 minuta kthehet në fushë i heq të verdhën Rashicës që i dha për stimulim dhe tregon dorën te pika e bardhë. Gjuan po Rashica dhe 1-0 për Skënderbeun.
Minutat dhe rastet e pjesës së dytë
46’ – Pa filluar mirë pjesa e dytë Tirana shënon. Është Prengaj për vendasit që përfiton në hyrje të zonës, gjuan dhe topi prehet në rrjetë. Rezultati shkon në 1-1.
60’ – Rast ideal për Skënderbeun për të shënuar golin e dytë. Rashica ecën bukur me topin në krahun e majtë për 30 metra, kalon dhe dy futbollistë të Tiranës, gjuan me të djathtën dhe maja e këmbës së portierit Selmani shpëton Tiranën nga pësimi i golit.
69’ – Gabon portieri Selmani i Tiranës. Pas kthimit të topit të një mbrojtësi Selmanit i ikën topi nga këmba dhe te vija fatale arrin që ta kapë. Shpëton porta e Tiranës.
73’ – Është Tirana që shënon edhe golin e dytë duke përmbysur shifrat e pjesës së parë. Prengaj sërish protagonist teksa shënon golin e avantazhit duke shtangur bardhekuqtë në momentin e tyre më të mirë.
84’ – Skënderbeu për pak sa nuk barazon. Pas një goditjeje nga këndi topi në zonë dhe as Bismark dhe as Rashica nuk arritën ta dërgojnë topin në kuadrat.
90’ – Skënderbeu pretendon për 11-metërsh në minutën e fundit me anë të Krasniqi, por gjyqtari Enea Jorgji vazhdon lojën.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”
Post Views: 206