Sporti
Gvozdenoviç: Sot ishim për turp. Dinamo e meritoi fitoren, ishim shumë dobët, por reagojmë ndaj Tiranës
Skënderbeu del me humbje nga “Niko Dovana” teksa u mposht nga Dinamo me rezultatin 2-0. Korçarët mbeten në vendin e 4-t me 1 pikë mbi Blutë dhe Tiranën, por Dinamo ka një ndeshje tjetër për të luajtur. Pas ndeshjes, trajneri Ivan Gvozdenovic dha prononcimin e tij për MCN TV.“Nuk ishte fat, në Durrës s’kemi fituar asnjëherë. Dinamo i meritoi të gjitha, ne nuk ishim askund nga minuta e parë tek e fundit. Ata kishin dëshirën e madhe për të fituar. Sot ishim si skuadër për turp. Nuk merituam asgjë sot. Ndoshta ka ndikuar lodhja e lojtarëve tanë me ekipet e moshave. Prapë ishin vetëm 3 lojtarë, nuk ishim në nivelin e Skënderbeut.U mërzita për ato dy dhurata që i bëmë Dinamos. Ishte një ndeshje si derbi dhe nuk mund të bënim ato dhurata. Skuadra reagoi pak me atë rastin e Rashicës, por në të dytën ishim pa fuqi, s’kishim dëshirë siç e kemi patur gjithmonë. Pas golit të dytë edhe lojtarët në stol u fikën.Dyjavorshi pushim ndoshta na uli ritmin. Sot na pengoi pasi ishim dobët në çdo mënyrë. Prapë, një skuadër si Skënderbeu mund të humbi një ndeshje, por jo si sot. Pas 7 ndeshjesh mund të ketë 1 keq, ama nuk duhet ulur dëshira dhe agresiviteti. Nuk do të toleroj më.Edhe unë si trajner nuk isha mirë, kur ndërrova 4 lojtarë kryesorë mendova se do të reagonim disi për të luajtur mirë. Sot ishim të gjithë keq. Skënderbeu sot ishte për karton të verdhë, nuk do gjykojmë lojtarë të veçantë. Javën tjetër do reagojmë. Me Tiranën vështirë, kemi respekt, por ne jemi Skënderbeu dhe do të përgatitemi mirë.”- tha Gvozdenovic.
Sporti
Axhenda e javës së 8-të/ Ja kur luhet Skënderbeu-Egnatia. Të gjitha ndeshjet këtë javë në një orë
Kategoria 2
Maliqi e bën sefte me fitore ndaj Luftëtarit/ Devolli vetëm 1 pikë me Butrintin
Sporti
Ja ku jemi pas javës së 7-të/ Rezultatet përfundimtare dhe renditja!
Sporti
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
Sporti
Bledi Shkëmbi: Dominuam, lojtarët e dinin që sot duhet të bënin diçka më shumë
Sporti
MËKAT/ Skënderbeu thyhet me përmbysje në kryeqytet ndaj Tiranës
Sporti
Tirana barazon shpejt në startin e pjesës së dytë…
Sporti
HT “Ujqërit” kryesojnë ndaj Tiranës/ Mbyllet pjesa e parë me GOOOOOOL për Skënderbeun!
Sporti
22 minuta lojë në “Air Albania”/ Ja çfarë ka ndodhur në Tirana-Skënderbeu!
Sporti
Shikoni çfarë po ndodh në “Air Albania” në këto momente/ Tirana-Skënderbeu në orën 19:00
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti1 day ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sporti1 day ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori3 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti1 day ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sport3 days ago
The white and red fans’ call to the players: Skënderbe, beat Tirana for us!