Politike
It e gjykatës së korçës çonte drogë në angli policia e arreston
NJOFTIMI I PROKURORISEProkuroria e Tiranës godet bazën e prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të paligjshme, një i arrestuarProkuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për shtetasin Zh.L., IT në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Juriksionit të Përgjithshëm Korçë, nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga nenet 186, 143 dhe 298 i K.Penal. Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.617 viti 2024, rezultoi se shtetasi Zh.L., me aftësi të mira kompjuterike ka hapur subjektin e tij kancelarik i cili dyshohet se shërben si bazë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.Pas kryerjes së veprimeve proaktive hetimore, vëzhgimeve, përgjimeve si dhe blerjeve të simuluara, u zbulua mekanizmi ku prodhoheshin dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor. Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e specialistëve, rezulton se shtetasi Zh.L. është njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion. Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar, u morëninformacione në rrugë operative se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt pagesës ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane. Me anë të këtyre kartave të falsifikuara këta shtetas duke shmangur kontrollet e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme jo vetëm në vendet e BE-së por me destinacion final Anglinë.
Politike
Reagon Ervin Salianji: Pis nuk më bëjnë dot të pistët!
Politike
Ikën Ervin Salianji nga Parlamenti, në karrige do të ulet Andrea Mano!
Politike
Dënohet me burg Ervin Salianjin, PD mbledh urgjentisht Grupin Parlamentar
Politike
Niko Peleshi komplimenton zonën sportive në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë
Politike
Prefekti Nertil Jole në Sovjan takime edhe me fermerë!
Politike
Prefekti Nertil Jole reklamë pastrimit të kolektorit të Sovjanit!
Politike
“Samiti për të Ardhmen” në New York, Rama takon presidentin e Turqisë, ndan foto me Erdoganin
Politike
Përgjegjësat e Sektorëve Pyjore të gjashtë bashkive të qarkut takim në Prefekturë
Politike
Vdekja e Gert Bogdanit bën bashkë socialistë dhe demokratë
Politike
Debat në Konferencën e Kryetarëve për mandatin e Xhaçkës, Peleshi: Një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve! Bardhi: Ju doni ta shpëtoni!
-
Sporti5 days ago
Gvozdenoviç e pranon, tani e ka të vështirë…
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sport5 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
Sporti20 hours ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport5 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Sporti23 hours ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre