Connect with us

Kulture

Lamtumirë kolonel Rasim Koleci!

IN MEMORIAM!

Dy fjalë për KOLONELIN.

Humbjet janë gjithmonë të vështira e aq më tepër kur pas tyre fshihen njerëz të mëdhenj. Sot atje, përtej oqeanit, në Amerikën e largët, u shua Rasim KOLECI, u shua njeriu i mirë, prindi edukator dhe Koloneli ngadhënjimtar. Sa peshë të rëndë që la pas!

E megjithatë pas kësaj humbjeje nuk qëndron e hidhëruar dhe e trishtuar vetëm familja KOLECI, por me ta bashkohen e ndajnë dhimbjen me qindra ushtarakë e ish-ushtarakë, shokët e vjetër të armëve, ushtarë të thjeshtë, oficerë, komandantë e komisarë e deri në Shtabin e Përgjithshëm.

Kolonel Rasimi i përket asaj plejade oficerësh që gjithë jetën e shkrinë në dobi të Ushtrisë dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, asaj plejade që dha shumë e nuk kërkoi kurrëgjë në këmbim. Është pak të themi se ishte ndër ata oficerë që i bëri nder Ushtrisë dhe Forcave të Armatosura kudo ku shërbeu, kudo që e kërkoj ATDHEU!

Pavarësisht se shërbeu burrërisht edhe në kohët më të vështira, me profesionalizmin që e dallonte thellë, me nder e dinjitet, duke i qëndruar besnikërisht dhe solemnisht betimit të ushtarakut, fundi i tij brenda radhëve ishte “pa lavdi”. Dhe ai kurrë nuk e kërkoi atë, sepse me ndërgjegjen e tij, ai kishte bërë detyrën dhe vetëm detyrën karshi ATDHEUT, kolegëve, vartësve dhe titullarëve.

Sot një yll ra nga spaletat e oficerëve, ra për mos vdekur kurrë! Emri që la pas rëndon më shumë se gjithë yjet së bashku!

Sa shumë dhimbje që le pas, dhimbje që na prek të gjithëve! Kurrë nuk duhen harruar ata që harruan “veten” divizioneve të USHTRISË! Është në nderin e Forcave tona të Armatosura të përkujtojnë ata të cilët nuk kursyen asgjë, madje as veten, për mbrojtjen e dinjitetit kombëtar!

Si i afërm nuk kam fjalë për të shprehur ngushëllimet e mia, e si oficer shpreh indinjatën time të thellë që asete të tillë humbën ligsh rrugëve të botës atëherë kur USHTRIA kishte nevojë më shumë se kurrë për ta!

Pusho në paqe KOLONEL,

E lehtë të qoftë mbi varr lëndina!

Continue Reading

Kulture

Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës

Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës me performancën e tyre të jashtëzakonshme! Me interpretimet e tyre të ndjera dhe harmoninë e mrekullueshme të zërave, ata e kthyen natën në një përjetim emocional dhe nostalgjik për të gjithë të pranishmit.

Sonte, në natën e dytë të festivalit, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj atmosfere. Skena do të ndriçohet nga emra të tjerë të mëdhenj të muzikës dhe ju presim për një tjetër mbrëmje plot pasion dhe melodi.

Ejani të festojmë bashkë traditën e bukur të serenatave në Korçë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave

Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave ngjallën kujtime dhe emocione të

bukura.

Një mbrëmje e mbushur me art dhe dashuri për muzikën.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator

Duke sjellë një shije të traditës së serenatës së Spanjës, Alba Bioque dhe Vicente Morales në

piano do të mbushin natën me melodi shpirtërore në Korça Serenights më 28 shtator. Le të

shkrihet muzika e dy vendeve në një natë të bukur!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine

David Shaholli i njohur gjerësisht me emrin artistik DJ Tronky është korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine.

Suksesi i tij është një dëshmi e potencialit që ka një artist shqiptar për të ndikuar në skenën muzikore botërore, duke bashkuar kulturat dhe zhanret përmes muzikës.

Bravo David!

Vijo të shkëlqesh!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi

Klubi i Shkrimtarëve “Bota e Re” dhe Biblioteka publike ju ftojnë të merrni pjesë në takimin për promovimin e 3 vëllimeve me poezi, “Tingujt e shpirtit, Kërkoj yllin tënd, Korçë, e mirka ime”, të autores korçare Athina Bino, ditën e shtunë, datë 28 shtator 2024, ora 11.00, në mjediset e Bibliotekës publike, Korçë.

Jeni të mirëpritur!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights

Vaskë Niço, një artist i njohur dhe i dashur në botën e serenatave korçare, do të performojë më

28 Shtator në Korça Serenights. Me zërin dhe stilin e tij të veçantë, ai dhe banda e tij do të

sjellin atmosferën e ngrohtë dhe nostalgjike të serenatave në Pazarin e Vjetër.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë

Si gjithmonë me rastin e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Muzeu i Arsimit organizon aktivitete me në qendër nxënësit e shkollave.

Për këtë vit duke u bazuar në temën: “Rrugë, rrjete dhe lidhje”, planifikuam lojën “Kërko thesarin” në bashkëpunim me klasën e IV të shkollës “Sotir Gurra”.

Loja konsistonte në gjetjen e një objekti të trashëgimisë kulturore i nxjerrë nga arkivat dhe i fshehur në muze. Për ta gjetur nxënësit duhet të kalonin në disa hapa duke mësuar ndërkohë historinë e Mësonjëtores dhe të disa personaliteteve kyç që luftuan për vazhdimësinë e shkollës.

Pasi nxënësit gjetën objektin, u diskutua rreth mbrojtjes, konservimit dhe transmetimit të qëndrueshëm të trashëgimisë tek brezat e ardhshëm.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!

Trupa e teatrit të Korçës do të jetë për herë të parë në Worcester, ku do të jetë prezent me një shfaqje që ka korrur sukses në Korçë.

Bëhet fjalë për shfaqjen “Nuse vetëm për letra”. Një shfaqje që do të jepet në muajin tetor dhe pikërisht më datën 18-të. Nga sa është mësuar nga organizatorët, ka filluar që në këto moment të njoftohen të gjithë shqiptarët dhe sidomos korçarët, të ndjekin këtë shfaqje të Lenga Bungos me aktorët e teatrit të Korçës.

Një shfaqje që pritet të korrë sukses pasi niveli dhe cilësia në interpretim është shumë e lartë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Erdhi koha për Serenights Korça!/ Dy netë serenatash të bukura 27-28 shtator

Erdhi koha për Serenights Korça! Ja axhenda e plotë për dy netë serenatash të bukura 27-28

shtator.

Programi i plotë i Korça Serenights Festival

Dy net fantastike me serenatat më të bukura korçare.

Mos e humb Korçën!

Datë 27-28 shtator

Pazari i Vjetër, Korçë

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Mbyllet edicioni i 11-të i KO:SH Film Fest 2024 me ceremoninë e ndarjes së çmimeve

U mbyll edicioni i 11-të i KO:SH Film Fest 2024 me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

45 filma nga 22 shtete të ndryshme të botës u shfaqen në netët e festivalit në sallën e Kinema Majestic në Korçë, ku ditën e djeshme janë ndarë 6 çmime, ndërsa ai i filmit më të mirë të festivalit ka shkuar për filmin polak “Me sy të lirë”.

Filmat ishin përzgjedhur nga një proces i gjatë me shumë kujdes dhe 99% e tyre u shfaqën për hërë të parë në Shqipëri.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit me Metrazh të Shkurtër zhvillohet për të 7-in vit radhazi në Korçë si pjesë e kalendarit vjetor të aktiviteteve të mëdha kombëtare, që prej vitesh e kanë kthyer Korçën në kryeqendrën e eventeve kulturore dhe artistike në Shqipëri.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News