Kulture
Mesazhi i myftiut të korçës h ledian cikalleshime rastin e festës së kurban bajramit
MESAZHI I MYFTIUT TË KORÇËS H. LEDIAN CIKALLESHIME RASTIN E FESTËS SË KURBAN BAJRAMITBismilahi Rrahmani RrahimMe emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!Të nderuar besimtarë myslimanë të Qarkut të Korçës, motra dhe vëllezër!Më lejoni që në këte prag feste të Kurban Bajramit t’ju përcjell urimet më të përzemërta, paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë kjo feste në familjet tuaja.Kurban Bajrami eshte nje nga dy festat e medha qe bashkon zemrat e myslimaneve ne mbare boten. Ajo na sjell ndermend sakrificen e Ibrahimit a.s. dhe nenshtrimin e Ismailit a.s. ndaj Zotit të botëve si dhe raportin e duhur prind-fëmijë.Të bëhemi falënderues për të gjitha mirësitë dhe begatitë qe i kemi dhuratë nga Zoti ynë, dhe të tregohemi bujarë duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë.Kush i ka mundesite ekonomike le te beje kurban nje dele si shenje mirenjohje ndaj Zotit, te ushqeheje familjen e tij dhe tu shperndaje edhe te tjereve, ashtu si eshte edhe porosia e Profetit Muhamed (s.a.v).Motra dhe vëllezër!Diten e shtunë, dt. 15 qërshor 2024, eshte dita e Arafatit kur haxhijte ne Mekke mblidhen ne zonen e Arafatit per tu lutur. Besimtaret e tjere mund te agjerojne kete dite dhe Profeti a.s. na lajmeron se shpeblimi i agjerimit te kesaj dite eshte se falen gjynahet e nje viti me pare dhe vitit te ardhshem.Festa e Kurban Bajramit eshte diten e dielë, dt. 16 qërshor 2024. Ceremonia e faljes se Namazit te Kurban Bajramit për qytetin e Korces do të zhvillohet para oborrit të xhamisë së vjetër “Iljas Bej Mirahori”, ndërsa në zonat e tjera në xhamitë përkatëse.Janë të mirëpritur të gjithë besimtarët, burra dhe gra, fëmije e të moshuar, të marin pjesë në ceremoninë e faljes së Bajramit, e cila fillon në orën 06.00 me ligjerata dhe kulmon me faljen e namazit të bajramit në orën 06.30.Ceremonia e pritjes dhe urimeve do të zhvillohet në ambjentet e Myftinisë Korçë mes orës 10.00 – 12.00.I lutem Zotit të Madhëruar që kjo festë të sjellë në shtëpitë e shqiptarëve, më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.Edhe një here ju uroj të gjithëve Gëzuar dhe Përshumevjet Kurban Bajramin!Korçë, më 15.06.2024
Kulture
Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës
Kulture
Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave
Kulture
Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator
Fama
David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine
Kulture
Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi
Kulture
Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights
Arsimi
Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë
Kulture
Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!
Kulture
Erdhi koha për Serenights Korça!/ Dy netë serenatash të bukura 27-28 shtator
Kulture
Mbyllet edicioni i 11-të i KO:SH Film Fest 2024 me ceremoninë e ndarjes së çmimeve
-
Sporti5 days ago
Gvozdenoviç e pranon, tani e ka të vështirë…
-
Sport5 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti17 hours ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport5 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sport5 days ago
The white and reds scan Tirana, Gentjan Liço conducts an analysis…