Arsimi
Nga data 14 17 maj 2024 universiteti fan s noli do të organizojë javën studentore learners tod
Nga data 14- 17 maj 2024 Universiteti “Fan S. Noli” do të organizojë Javën Studentore: “Learners Today, Inspires Tomorrow”.Veprimtaritë e kësaj jave filluan sot me Panairin “Inspire. Educate, Innovate”, në të cilin morën pjesë institucionet e pushtetit vendor të Qarkut Korçë, si dhe biznese që operojnë në rajonin tonë.Në fjalën përshëndetëse prof. as. dr. Benita Stavre, zëvendësrektor për shkencën dhe projektet falënderoi pjesëmarrësit në panair, duke vënë theksin në këtë organizim të ndërmarrë nga UNIKO, pjesë e të cilit do të jenë takime të hapura të studentëve me Alumnit e Universitetit, me drejtues biznesi, aktorë lokalë e individë të angazhuar në komunitetin lokal, leksioni i hapur “Të bashkuar në diversitet”; promovime e takime me studentë pjesëmarrës në programet Erasmus+, promovime të rasteve të suksesit të mobiliteteve; si dhe veprimtari shoqërore dhe sportive.Në ditën e çeljes së veprimtarive të Javës Studentore përshëndetën edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut, Korçë, dr. Erjon Nexhipi, prefekti i Korçës, z. Nertil Jole, si dhe përfaqësuesja e Bashkisë Korçë, znj. Aida Kristo, të cilët vlerësuan rëndësinë e këtij organizimi si për studentët, ashtu edhe për bashkëpunimin e suksesshëm e të vazhdueshëm me Universitetin “Fan S. Noli”.Gjatë panairit studentët u njohën me veprimtarinë që zhvillojnë kryesisht institucionet e pushtetit vendor, si dhe disa nga bizneset që operojnë në rajonin e Korçës, si dhe me mundësitë që ato ofrojnë për praktika profesionale e punësim.Më pas, në fakultete vijuan takimet me përfaqësues të Alumnit të Universitetit “Fan S. Noli”, të cilët sot sjellin përvojat e tyre të suksesit si drejtues të institucioneve apo bizneseve të ndryshme.Java Studentore do të finalizohet me organizimin e Konferencës Studentore Shkencore Multidisiplinore me temë: “Perspektiva Inovatore për Edukimin dhe Teknologjinë”.
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
Shkolla “Bardhyl Pojani” në fshatin Pojan gati të presë nxënësit me standarte bashkëkohore mësimi.
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
Korçë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla
Arsimi
DITA EVROPIANE E GJUHËVE-VEPRIMTARI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Arsimi
POGRADEC/ “Siguria e të rinjve”. Orë edukative në shkollën 9-vjeçare Dunicë
Arsimi
SOT NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”/ Provimi i formimit për studentë të programeve të studimit Bachelor
Aktualitet
POGRADEC/ Vogëlushët e kopshtit “Tomka Laçka” vizitojnë bibliotekën “Mitrush Kuteli”
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti1 day ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sport5 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti1 day ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti1 day ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sport3 days ago
The white and red fans’ call to the players: Skënderbe, beat Tirana for us!