Kulture
Nostalgji anesti mano trajneri që nuk e kuptonte dot jetën pa lojën e koshit
Korça ka nxjerrë breza të suksesshëm lojtarësh në lojën e basketbollit. Natyrisht ka qenë një punë disavjeçare e trajnerëve që për hir të së vërtetës janë të shumtë dhe ndonjërit ose ndonjërës që ka punuar i kërkojmë falje, por sot “Korça Boom” do të ndalet në njërin prej trajnerëve që ka punuar shumë me moshat e reja, por edhe ekipin e parë.Ai është Anesti Mano, mësuesi që e kthehu pasionin e tij në një realitet, kur për më shumë se 27-vjet nuk i është ndarë përgatitjes së basketbollisteve korçare.Anesti punonte me shumë përkushtim dhe seriozitet. Një trajner që kurrë s’i hoqi tutat e stërvitjes. Ishte atje, në pallatin e sportit, si rrallë ndonjë trajner në orën e caktuar. Me një profesionalizëm ai u ka mësuar fëmijëve të vegjël, paratërejave, të rejave dhe të rriturave elementët e lojës.Anesti Mano ka fituar disa tituj kampioni dhe nënkampioni me ekipet e moshave në çdo kategori. Por mbi të gjitha, Anestin e mbajnë mend për mirë të gjithë kolegët e tij. Ai ishte edhe për të gjitha sportistet si një prind i dytë, duke jetuar dhe duke menduar e pse jo edhe për problemet e tyre.Anestit, edhe pas daljes në pension askush nuk mund t’ia hiqte pasionin për basketbollin, edhe pse ka pasur momente të vështira që edhe e kanë ligështuar, por asnjëherë ta përkulnin. E gjithë kjo falë aftësive, punës, inteligjencës, këmbënguljes, dijes, durimit dhe mbi të gjitha pasionit që e shoqëroi gjatë gjithë jetës së tij.E pra, edhe pse nuk është mes nesh, Anesti Mano meriton respekt. Këtë e fitojnë vetëm ata që lënë gjurmë me jetën e tyre.Një prej këtyre ikonave të basketbollit është edhe Anesti Mano.
Kulture
Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës
Kulture
Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave
Kulture
Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator
Fama
David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine
Kulture
Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi
Kulture
Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights
Arsimi
Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë
Kulture
Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!
Kulture
Erdhi koha për Serenights Korça!/ Dy netë serenatash të bukura 27-28 shtator
Kulture
Mbyllet edicioni i 11-të i KO:SH Film Fest 2024 me ceremoninë e ndarjes së çmimeve
-
Sporti5 days ago
Gvozdenoviç e pranon, tani e ka të vështirë…
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sport5 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
Sporti18 hours ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport5 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti21 hours ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…