Polici
Operacioni night sales 1
Korçë/Sekuestrohen armë zjarri, municon luftarak, kokainë, kanabis, fidanë kanabis, llamba led dhe shuma parash të përfituara nga veprimtaria kriminale. Finalizohet pas 5 muajsh hetime proaktive, operacioni policor i koduar “Night sales”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike. Shpërndanin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në qytet, posedonin armë zjarri dhe municion luftarak në banesën e përbashkët të tyre, vihen në pranga 2 shtetas njëkohësisht edhe autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, bazuar në inteligjencën informative se dy shtetas në qytetin e Korçës, ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, posedonin armë zjarri dhe municion pa leje si dhe në banesën e përbashkët të tyre, kishin kutivuar kanabis në gota plastike, kanë referuar materialet në Prokurori e cila regjistroi procedimin penal për rastin. Pas një hetimi proaktiv të thelluar 5-mujor, të kryer nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni i koduar “Night sales”. Si rezulat i këtij operacioni u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: -M. P., 22 vjeç dhe Gj. R., 32 vjeç, të dy banues në Korçë. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e mësipërm në lagjen nr. 10, Korçë, ku gjatë kontrollit fizik të shtetasit M . P., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Rang Rover” në përdorim të shtetasit Gj. R., u gjetën disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis. Në vijim të veprimeve të mëtejshme procedurale gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga këta dy shtetas, policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip pistoletë; 2 krehra të armës së zjarrit; një sasi municioni luftarak; fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led; 363.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; një sasi kanabisi e ndarë në doza, 1 peshore elektronike me mbetje të lëndës narkotike kokainë dhe një sasi lekësh që dyshohet se ishte siguruar nga kjo veprimtari. Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Roja i pyjeve në Maliq, vjedh vetë pyllin. 47-vjeçari procedohet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ 37-vjeçari në lagjen 3 në Korçë bën të fortin me policinë, por e pëson
Ngjarje
POLICIA/ Vjedh orendi shtëpiake, arrestohet 48-vjeçari nga Korça
Ngjarje
POLICIA/ Kanabis në Ersekë. Procedohet 32-vjeçari!
Ngjarje
Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Maliq për posedim të lëndëve narkotike
Ngjarje
Procedim penal për kanosje ndaj një 20-vjeçareje në Pogradec
Ngjarje
Procedim penal ndaj një gruaje në Devoll për vjedhje në automjet
Lajm Flash
Shkelje e urdhrit të mbrojtjes, procedohet penalisht 50-vjeçari nga Korça
-
Sporti5 days ago
Gvozdenoviç e pranon, tani e ka të vështirë…
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sport5 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
Sporti20 hours ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport5 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Sporti23 hours ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre