Connect with us

Sporti

Partizani skënderbeu të premten në air albania këtë sezon skënderbeu 7 pikë partizani 4 pikë

Tashmë është bërë e ditur që Skënderbeu do të ketë Partizanin ditën e premte në orën 20:00 kundërshtar në gjysmëfinalen e Final Four.Statistikat e këtij sezoni në përballjet Skënderbeu-Partizani flasin për bardhekuqtë, teksa në 4 duelet e “Abissnet Superiore”, Skënderbeu e ka mundur 2 herë Partizanin. Të kuqtë kanë fituar vetëm një ndeshje, atë të fazës së katërt dhe një përballje ka përfunduar në barazim.Një e veçantë është së në katër përballjet e këtij viti, ekipet nuk kanë shënuar më shumë se një gol.Pra, duket se edhe të premten do të kemi një ndeshje të fortë dhe që pritet të dhurojë emocione, por që sërish skuadrat do të luajnë me kujdes.Do të vazhdojë apo jo tradita e Skënderbeut këtë sezon që është si “mace e zezë” për Partizanin, kjo mbetet për t’u parë!Favori i vetëm i të kuqve është se luajnë në shtëpi, ndërkohë që Skënderbeu nuk i trembet këtij fakti.Më poshtë sjellim edhe statistikat e katër fazave të para:FAZA E PARËSkënderbeu-Partizani 1-0Shënues:Rashica 83’ (11-m)FAZA E DYTËPartizani-Skënderbeu 1-1Shënues:Mba 47’ / Merlim 43’FAZA E TRETËSkënderbeu-Partizani 1-0Shënues:Liço 38’ (11-m)FAZA E KATËRTPartizani-Skënderbeu 1-0Shënues:Mensah 85’

Tashmë është bërë e ditur që Skënderbeu do të ketë Partizanin ditën e premte në orën 20:00 kundërshtar në gjysmëfinalen e Final Four.Statistikat e këtij sezoni në përballjet Skënderbeu-Partizani flasin për bardhekuqtë, teksa në 4 duelet e “Abissnet Superiore”, Skënderbeu e ka mundur 2 herë Partizanin. Të kuqtë kanë fituar vetëm një ndeshje, atë të fazës së katërt dhe një përballje ka përfunduar në barazim.Një e veçantë është së në katër përballjet e këtij viti, ekipet nuk kanë shënuar më shumë se një gol.Pra, duket se edhe të premten do të kemi një ndeshje të fortë dhe që pritet të dhurojë emocione, por që sërish skuadrat do të luajnë me kujdes.Do të vazhdojë apo jo tradita e Skënderbeut këtë sezon që është si “mace e zezë” për Partizanin, kjo mbetet për t’u parë!Favori i vetëm i të kuqve është se luajnë në shtëpi, ndërkohë që Skënderbeu nuk i trembet këtij fakti.Më poshtë sjellim edhe statistikat e katër fazave të para:FAZA E PARËSkënderbeu-Partizani 1-0Shënues:Rashica 83’ (11-m)FAZA E DYTËPartizani-Skënderbeu 1-1Shënues:Mba 47’ / Merlim 43’FAZA E TRETËSkënderbeu-Partizani 1-0Shënues:Liço 38’ (11-m)FAZA E KATËRTPartizani-Skënderbeu 1-0Shënues:Mensah 85’

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Ernest Merdanaj fiton medaljen e artë në “Albania open G1”

Ernest Merdanaj fiton medaljen e artë në “Albania open G1” Taekwondo.

Advertisement

Merdanaj realizoi me sukses 4 ndeshje, me kundërshtare mjaft të fortë, të cilët janë aktualisht Kampion Europe.

Në këtë aktivitet Ernest Merdanaj mori plot 10 pikë olimpike, të cilat do ti vlejnë për t’u renditur më lart në kategorinë e tij.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

“Abissnet Superiore”/ Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës

Pas përfundimit të javës së 7-të të kampionatit “Abissnet Superiore” është përzgjedhur formacioni dhe trajneri më i mirë i javës. Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave pas analizimit të performancës së ekipeve kanë vendosur për 11 lojtarët dhe trajnerin më të mirë.

Advertisement

Në portë është përzgjedhur portieri i AF Elbasanit, Razak Abalora. Mbrojtja është e përbërë nga Andi Hadroj i Partizanit, Bruno Telushi i AF Elbasanit, Marko Juric i Vllaznisë dhe Qëndrim Ismajli i Tiranës.

Në repartin e mesfushës janë përzgjedhur Klinti Qato i Vllaznisë, Ledio Beqja i Teutës dhe Arinaldo Rrapaj i Partizanit. Ndërsa në repartin e avancuar janë Esat Mala i Vllaznisë, Archange Bintsouka i Partizanit dhe Fatmir Prengaj i Tiranës, që realizoi dy gola në takimin ndaj Skënderbeut.

Advertisement

Trajneri më i mirë i javës së 7-të është përzgjedhur tekniku i Partizanit, Aleksandar Veselinovic, që mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj kampionëve në fuqi të Egnatias.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Java e 8-të rikthehet shpejt. Ja 5 ndeshjet e kësaj jave dhe kur luan Skënderbeu!

Kategoria Superiore do të rikthehet ditën e premte, me Dinamo-Laçi që do të ngrejë siparin e javës së tetë. Kjo sfidë do të startojë në orën 19:00, ndërkohë që fundjava do të pasojë me 4 duelet e tjera.  

Advertisement

Interesant është fakti se të gjitha duelet në këtë javë do të luhen në orën 19:00.  

Ditën e shtunë luhen dy duelet Partizani-Bylis dhe Skënderbeu-Egnatia. Java do të mbyllet ditën e dielë me përballjet, Teuta-Tirana dhe Vllaznia-Elbasani.  

Advertisement

JAVA E TETË E SUPERLIGËS

TË PREMTEN 4 TETOR 2024 

Advertisement

ORA 19:00 DINAMO-LAÇI

TË SHTUNËN 5 TETOR 2024 

Advertisement

ORA 19:00 PARTIZANI-BYLIS

ORA 19:00 SKËNDERBEU-EGNATIA

Advertisement

TË DIELËN 6 TETOR 2024 

ORA 19:00 TEUTA-TIRANA

Advertisement

ORA 19:00 VLLAZNIA-ELBASANI

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

FSHV-ja njofton: Volejbolli dhe sporti shqiptar në zi. Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit” , Vangjel KOJA

Volejbolli dhe sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 91 vjeçare “Mjeshtri i Meritur i Sportit” dhe “Nderi i Kombit” , Vangjel KOJA.

Advertisement

Vangjel Koja lindi në Tiranë në vitin 1933 më 19 prill. Xhela, ashtu siç e njihnin të gjithë ishte një legjendë e gjallë e historisë sportive të volejbollit.

Karriera e tij nisi si atlet më pas si basketbollist, volejbollist dhe duke përfunduar më pas si trajner i skuadrës së famshme, Dinamo në volejboll për meshkuj, duke qenë jo vetëm fitues titujsh kampion, por duke lënë gjurmë të pashlyeshme në përfaqësimet evropiane.

Advertisement

Vangjel Koja e kishte nisur sportin në vitin 1947, kur në moshën 14 vjeçare ishte shpallur kampion me të rinjtë e ekipit të Tiranës në katër gara: hedhje shtize, kërcim së gjati dhe në vrapimet në distancat 800 e 400 metra.

“E kam filluar me atletikën, 400m, 800m, kërcim së gjati, trehapësh. Kam marrë pjesë pesëgarësh. Për trajnerin isha si ajo lotaria, kur i duhej fitorja në kampionatin e atletikës, apo kërcim së gjati, më fuste mua. Gara ime personale ka qenë kërcim së gjati”, – tregonte Xhela.

Advertisement

Në vitin 1956, një direktivë e ardhur nga lart, i detyroi sportistët që të specializoheshin në një lloj sporti. Vangjeli zgjodhi volejbollin. Dhe bëri zgjedhjen e duhur. Fitoi tituj pa fund, u shndërrua në një idhull për volejbollistët e djeshëm dhe të sotëm. Koja u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh”, titull i dhënë nga Presidenti i vendit në dhjetor 2003 dhe laureuar gjithashtu me tre urdhra “Naim Frashëri” të kategorive 1,2 dhe 3, ai mbante edhe titullin “Mësues i Popullit”.

Në kohën që ai ishte drejtues i Dinamos, ekipi ka fituar 17 kupa republike dhe 23 tituj kampionësh, nga viti 1965 deri në vitin 1990, u nderua nga televizioni “TeleSport” dhe gazeta “Sport Plus” me çmimin prestigjioz “Medalja e meritës, për rezultate të shkëlqyera në sport”.

Advertisement

Në vitin 2024, Vangjel Koja u nderua nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Z. Erlind Pëllumbi me titullin ” Nderi i Volejbollit Shqiptar”.

Federata Shqiptare e Volejbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.

Advertisement

Lamtumirë legjendë!

Lamtumirë Mjeshtër!

Advertisement

VANGJEL KOJA (1933 – 2024)

● “Nderi i Kombit”

Advertisement

● “Mjeshtër i Merituar i Sportit”

● “Nderi i Volejbollit Shqiptar”

Advertisement

● “Nderi i Sportit Shqiptar”

● Dekoruar me “Naim Frashëri” I, II, III

Advertisement

● Diplomuar në A.E.F.S “Vojo Kushi”

(Sot, Universiteti i Sporteve)

Advertisement

● 1955-1990, trajner i Dinamos, volejboll meshkuj

● 1965-1990, trajner i ekipi Kombëtar të volejbollit për meshkuj

Advertisement

● 23 herë kampion më Dinamon,

● 17 herë fitues i Kupës së Republikës

Advertisement

● 50 herë fitues i kupave të ndryshme jubilare

● 2 herë fitues i Spartakiadave Kombëtare

Advertisement

● 100 ndeshje ndërkombëtare me Dinamon dhe ekipin Kombëtar

● Vendi i katërt midis skuadrave kampione të Europës në volejboll për meshkuj në vitin 1972

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kategoria 2

Devolli sa shumë keqardhje nga kjo ndeshje me Butrintin…

Vërtet për të ardhur keq për ekipin e Devollit që nuk po arrin të dalë me pikë të plota. Kjo pasi në dy ndeshje ka dy barazime. Kjo e kësaj jave kundër Butrintit ishte një ndeshje që devollinjtë vetëm fat nuk kishin.

Advertisement

Kanë prodhuar lojë pa fund, kanë pasur raste të shumta për shënim dhe asnjëherë kundërshtari nuk ka goditur në drejtim të portës. Por duket se ai njeriu gol i mungon këtij ekipi që vërtet po tregon një lojë shumë të mirë dhe vetëm pikët e plota e mundojnë.

Devollinjtë kanë dy barazime dhe mund të thuhet janë rezultate pozitive, por jo atje ku prisnin drejtuesit e klubit.

Advertisement

Pas ndeshjes ka qenë presidenti Spartak Meraku që ka deklaruar: “Vërtet të vjen keq kur prodhon kaq lojë dhe krijon kaq raste dhe nuk shënon. Ndoshta është pak çështje fati, por edhe sulmuesit duhet të tregohen më me forcë para portës kundërshtare.”

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Axhenda e javës së 8-të/ Ja kur luhet Skënderbeu-Egnatia. Të gjitha ndeshjet këtë javë në një orë

Kategoria Superiore do të rikthehet ditën e premte, me Dinamo-Laçi që do të ngrejë siparin e javës së tetë. Kjo sfidë do të startojë në orën 19:00, ndërkohë që fundjava do të pasojë me 4 duelet e tjera.  

Advertisement

Interesant është fakti se të gjitha duelet në këtë javë do të luhen në orën 19:00.  

Ditën e shtunë luhen dy duelet Partizani-Bylis dhe Skënderbeu-Egnatia. Java do të mbyllet ditën e dielë me përballjet, Teuta-Tirana dhe Vllaznia-Elbasani.  

Advertisement

JAVA E TETË E SUPERLIGËS

TË PREMTEN 4 TETOR 2024 

Advertisement

ORA 19:00 DINAMO-LAÇI

TË SHTUNËN 5 TETOR 2024 

Advertisement

ORA 19:00 PARTIZANI-BYLIS

ORA 19:00 SKËNDERBEU-EGNATIA

Advertisement

TË DIELËN 6 TETOR 2024 

ORA 19:00 TEUTA-TIRANA

Advertisement

ORA 19:00 VLLAZNIA-ELBASANI

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 2

Maliqi e bën sefte me fitore ndaj Luftëtarit/ Devolli vetëm 1 pikë me Butrintin

Është luajtur sot java e dytë e kategorisë së dytë për Grupin B, ku padyshim bie në sy fitorja qysh në start e Maliqit, skuadër që ka mposhtur pretendentët e këtij grupi Luftëtarin me rezultatin 1-0.

Advertisement

Ishte ndeshja e parë e maliqarëve në këtë sezon, për shkak se ne javën e parë e kishin pushim dhe ishte një start si jo më mirë për skuadrën e Maliqit që duket se është ndryshe në këtë sezon.

Në ndeshjen tjetër në Bilisht, devollinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 me Butrintin, skuadër e fortë, por që në bazë të lojës që u zhvillua sot në Devoll, vendasit duhet ta kishin fituar këtë ndeshje.

Advertisement

Po sot janë luajtur edhe ndeshjet e tjera të Grupin B, ndërkohë që ju sjellim rezultatet dhe renditjen pas dy javëve të para:


Grupi B

Advertisement

Maliqi 1-0 Luftëtari
Shënues: Blaceri 77′

Devolli 0-0 Butrinti

Advertisement

Oriku 2-0 Turbina
Shënues: Ekoro 30′, Shkreli 77′

Shkumbini 1-1 Këlcyra
Shënues: Mustafaj 24′ / Teka 88′

Advertisement

Tomori 4-0 Memaliaj
Shënues: Biaye 31′, Hassan 33′, Arbri 43′, 49′

Renditja në Grupin B pas 2 javësh të para:

Advertisement

1.Oriku 6 pikë

2.Shkumbini 4 pikë

Advertisement

3.Butrinti 4 pikë

4.Tomori 3 pikë

Advertisement

5.Maliqi 3 pikë (1 ndeshje)

6. AF Luftetari 3 pikë

Advertisement

7.Devolli 2 pikë

8.Këlcyra 1 pikë

Advertisement

9.Turbina 1 pikë

10.Delvina 0 pikë (1 ndeshje)

Advertisement

11.Memaliaj 0 pikë

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Ja ku jemi pas javës së 7-të/ Rezultatet përfundimtare dhe renditja!

Java e 7-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmjen e sotme me ndeshjen Tirana – Skënderbeu.

Advertisement

Në stadiumin “Air Albania” bardheblutë morën fitoren e parë të sezonit, pasi triumfuan 2-1.

Po sot u luajt edhe ndeshja Bylis – AF Elbasani, në orën 16:00. AF Elbasani fitoi në stadiumin “Adush Muça” me rezultatin minimal 1-0.

Advertisement

Të shtunën u zhvilluan dy takime të tjera të javës së 7-të. Teuta u rikthye te fitorja pasi mundi Laçin 1-0.

Dinamo City mori një fitore shumë të rëndësishme në “Elbasan Arena” ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1.

Advertisement

Partizani fitoi të premten supersfidën e javës ndaj Egnatias. Të kuqtë triumfuan 0-2 në “Egnatia Arena”.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit

Tirana dhe Skënderbeu kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 7-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 2-1 në favor të bardhebluve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç.

Advertisement

“Në 15 minutat e para kishim problem midis linjave për shkak të lojtarëve të Tiranës. Shënuam golin e parë, ishim në ekuilibër dhe mendoj se ishim skuadra më e mirë. Goli i parë i Tiranës ishte naivitet i yni.

Prengaj gjuan me të djathtën dhe luan në krahun e majtë, pra e kundërta. Vjen goli shumë i shpejtë dhe përsëri goli i dytë, njësoj si i pari dhe u vendos ndeshja. Është përgjegjësia ime, uroj Tiranën për fitoren. Vitin e kaluar ishim më mirë në transferta se në Korçë. Ndërsa këtë sezon është e kundërta, nuk e di ç’ndikon, psikologjia apo diçka tjetër.

Advertisement

Goli i parë ishte gabim i yni, pasi mund ta ndalonim me dy lojtarë Prengajn. Edhe te goli i dytë ishte naivitet, sepse Bismark ishte në kundërsulm dhe skuadra u hap e gjitha.

Jam trajner që dua të bëj futboll të bukur dhe ofensiv. Këtë vit jemi më të pjekur dhe kemi eksperiencë. Unë dua që të luajmë bukur, por më të bukura janë pikët.”, tha Gvozdenoviç.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Bledi Shkëmbi: Dominuam, lojtarët e dinin që sot duhet të bënin diçka më shumë

Tirana dhe Skënderbeu kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 7-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 2-1 në favor të bardhebluve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi.

Advertisement

“Dominuam edhe në pjesën e parë. Penalltia ishte një gabim individual i lojtarit tonë. Më vjen mirë edhe për ndërrimet dhe që ja dolëm të përmbysnin rezultatin. E shënuam shumë shpejt golin e barazimit dhe na rregulloi anën psikologjike. Lojtarët e kuptuan që kjo ishte ndeshje ku duhej të bënim diçka më tepër.

Ne e dinim që të dy lojtarët e krahut të Skënderbeut do na vinin në vështirësi duke ditur shpejtësinë. U munduam të përshtateshim. Pashë Prengën që në ato situata bëri mjaft mirë, ashtu si në stërvitje. Me armën e tij më të fortë ia doli që të shënonte. I është dhënë shansi Gjumit dhe sot vendosa që të ishte ai në vend të Isuf”, – tha Shkëmbi.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Flash News