Connect with us

Kategoria 1

Pogradeci/ Largohen dy big-ë, mësoni emrat!

Dy largime me shumë peshë kanë pësuar pogradecarët në pragun e fillimit të ndërtimit të ekipit për sezonin e ri. Bëhet fjalë për Ildi Shytin dhe Kevi Berberin dy lojtarë që kanë luajtur edhe në kategorinë superiore.Ata kanë vendosur të largohen dhe tashmë do të luajnë në Gjermani. Madje është mësuar edhe ekipi që kanë nënshkruar kontartë dhe bëhet fjalë për ekipin e ligës amatore, Kosova Regensburg.Kështu, tek drejtuesit e Pogradecit duhet edhe një punë më e madhe për të mbushur këtë “gropë” që lanë këta dy mesfushorë që mbanin peshën kryesore të këtij reparti.

Dy largime me shumë peshë kanë pësuar pogradecarët në pragun e fillimit të ndërtimit të ekipit për sezonin e ri. Bëhet fjalë për Ildi Shytin dhe Kevi Berberin dy lojtarë që kanë luajtur edhe në kategorinë superiore.Ata kanë vendosur të largohen dhe tashmë do të luajnë në Gjermani. Madje është mësuar edhe ekipi që kanë nënshkruar kontartë dhe bëhet fjalë për ekipin e ligës amatore, Kosova Regensburg.Kështu, tek drejtuesit e Pogradecit duhet edhe një punë më e madhe për të mbushur këtë “gropë” që lanë këta dy mesfushorë që mbanin peshën kryesore të këtij reparti.

Continue Reading
Advertisement

Kategoria 1

Liqenorët një tjetër humbje minimale në trasfertën e Vorës

Vora- Pogradeci 1-0

Shënues:Ruzgis 76’

Pogradeci ka pësuar një humbje minimale në Vorë në një ndeshje që në përgjithësi ka qënë e mirë për të dy ekipet. Pjesa e parë ishte totalisht e ekulibruar madje mund të thuhet se liqenorët kishin disa mundësi më shumë shënimi se kundërhstari por Beçka dhe Karabatiç nuk kishin saktësinë, por meritë kishte dhe portjeri vendas Ruçi që shpesh herë është bërë shpetimtar.

Advertisement

Në pjesën e dytë e fillojnë po mirë liqenorët , duke qënë superiurë në mesfushë , por edhe kundërshtarët kanë ritur ritmin dhe për pasojë shënojnë në minutën e 76 me anë të Ruzgis. Pas këtij moment trajneri Nikaj bën shumë ndryshime duke hedhur në fushë gjithë “gardën” e liqenorëve me gjithë përpjekjet rezulati nuk ndryshoi

REDAKTUAR nga : “KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Javë interesante në kategorinë e parë/ Pogradeci sot…

Sot në orën 16:00 startojnë edhe ndeshjet e kategorisë së parë. Një garë interesante është në këtë grup ku ka një rivalitet dhe shumë ekipe kanë ambiciet e tyre për në superligë.

Kështu liqenorët do të jenë në Vorë në një ndeshje që flet shumë për vazhdimësinë në pretendime. Besa, ekipi kryesues do të luajë me Apoloninë në një ndeshje transferte. Ndërkohë që Flamurtari, që po bën shumë mirë në këto javët e fundit do të ketë përballë një ekip sipmatik si Valbona.

Kukësi i vendeve të fundit do të takohet me Korabin e trajnerit Ditmar Bicaj. Ndërkohë që Burreli do të presë ekipin e Lushnjës që është në ndjekje të vendit të parë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Liqenorët luajnë fatet e pretendentit këtë javë

Liqenorët, pas fitores me Erzenin këtë javë që kaloi, janë më të qetë. Kjo për atë se tashmë janë me dy fitore dhe tre humbje në këto katër javë, por gjithsesi gjashtë pikë nuk janë as pak dhe as shumë.

Liqenorët kanë një ndeshje shumë delikate këtë javë, kur do të luajnë kundër Vorës. Një ndeshje që vendos në një farë mase edhe fatet e asaj që quhet pretendim, pasi Vora krahas ekipeve të tjera është pretendente për superligën.

Kështu që liqenorët do të tregojnë se edhe ata kanë vendosur të jenë atje mes ekipeve që do të tregojnë forcën ndaj të tjerëve.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

JAVA e 6-të e Kategorisë së Parë në dy ditë/ Ja kur luan Pogradeci!

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë, takime që janë të vlefshme për javën e 6-të të kampionatit. Duele mjaft të rëndësishme do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Të shtunën do të luhen 5 takime, të gjitha në të njëjtën orë, 16:00. Vëmendjen më të madhe do ta marrin përballjet Apolonia – Besa dhe Kukësi – Korabi.

Sfidat e tjera do të jenë edhe Burreli – Lushnja, Flamurtari – Valbona dhe Vora –Pogradeci. Ndërkohë ditën e diel do të luhet ndeshja e mbetur mes Erzenit dhe Kastriotit. Edhe kjo përballje do të zhvillohet në orën 16:00.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Devolli barazon në Cërrik/ Presidenti Spartak Meraku: Mëkat që nuk fituam

“Në qoftë se do të kishte një ndeshje që më vjen keq që nuk dolëm me një fitore, është kjo kundër Turbinës.”

Këto janë fjalët e presidentit të devollinjve Spartak Meraku.

“Të fitosh penallti dhe të mos shënosh që në minutën e parë kjo është e para, më pas rastet janë të panumërta kur sulmuesit kanë dalë përballë portierit mik dhe nuk kanë shënuar. Të prodhosh gjithë atë lojë, të gabosh në momentin final, këtu është për t’u ndalur. Sulmues të tillë nuk e meritojnë të veshin atë fanelë.

Advertisement

Do të ndalem gjatë tek kjo ndeshje pasi vërtet është e para, por duhet që të mos përsëriten këto situata me tej.”

Devollinjtë kanë dalë me një pikë nga Cërriku, një fushë e vështirë realisht dhe përballë kishin një kundërshtar të mirë, por devollinjtë ishin shumë herë më lart në lojë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kategoria 1

Liqenorët kalojnë momentin e vështirë, Pogradeci i largohet fundit

Pogradeci ka mundur të marrë një fitore në limitin e kohës këtë javë duke mundur Erzenin, ekipin e vendit të fundit vetëm në minutën e tretë të shtesës. Duhet thënë se goli i shënuar ka vlera të mëdha edhe pse në këtë takim kanë prodhuar lojë, kanë shpërdoruar raste, por në fund është sulmuesi Pandiç që u jep fitoren e munguar pogradecarëve.

Liqenorët janë ankuar në ndeshjet e kaluara edhe për gjykimin, çka sipas tyre u ka mohuar edhe fitoret. Ama këtë herë duket se gjithçka e zgjidhën vetë, në fushën e lojës.

Pas ndeshjes trajneri Samuel Nikaj është shprehur entuziast për të tijtë. Në deklaratën e tij ai thekson: “Të ishin zgjidhur më shpejt situatat e lojës, pasi mundësitë ishin të mëdha, raste të shumta kemi patur, por kemi ndeshur edhe me pak ngarkesë psikologjike. Mendoj se kjo fitore do të na japë mundësinë e qetësisë. Unë kam besuar tek ekipi.”

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të

Janë mbyllur 4 ndeshjet e Kategorisë së Parë. Në këto ndeshje janë shënuar vetëm 3 gola.

Vora ka fituar ndaj Korabit, ku goli i Avdiut në minutën e 4-të bëri bën diferencën në këtë sfidë.Me shifrat 1-0 ka fituar edhe Pogradeci ndaj Erzenit, ku goli është shënuar nga Panadic.

Ndërkohë 2-0 ka triumfuar Kastrioti ndaj Burrelit. Për krutanët shënuan nga Berisha dhe Ajazi. Në sfidët tjetë nuk u shënua asnjë gol. Kështu Lushnja dhe Besa kanë ndarë nga 1 pikë.

Advertisement

Kategoria e Parë: Java e 5-të

NDESHJET:

KASTRIOTI – BURRELI 2 – 0 (Berisha 20′, Ajazi 37)

KORABI – VORA  0 – 1 (Avdiu 4′)

Advertisement

LUSHNJA – BESA E KAVAJËS 0 – 0

POGRADECI – ERZENI 1 – 0 (Panadic 90+2′)

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kategoria 1

Sot dita e Pogradecit/ Kategoria e parë sot luan 4 sfida

Kategoria e Parë hap sot javën e 5-të të kampionatit me 4 sfida shumë interesante që do të luhen paralelisht në orën 16:00. Në përballjet e sotme spikat ajo mes Lushnjes dhe Besës që do të duelojnë në stadiumin ‘Roza Haxhiu’ për objektivin e vetëm, 3 pikët.

Lagunarët vijnë me moralin lart pas fitores në derbin ndaj Apolonisë dhe pritet që sot të kenë një ndihmë të madhe edhe nga tifozët lushnjar. Nga ana tjetër kavajasit duken të pandalshëm këtë start sezoni duke fituar të gjitha sfidat e tyre.

Ndeshje e luftuar pritet edhe në Dibër, ku Vora do të sfidojë Korabin në transfertë. Kastrioti – Burreli dhe Pogradeci – Erzeni janë dy sfidat e tjera të ditës së sotme

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

POGRADECI nesër vetëm për 3 pikë ndaj Erzenit/ Nuk falen më gabime…

Pas fitores në javën e parë në shtëpi, erdhën 3 humbje radhazi dhe nesër është dita e së vërtetës për Pogradecin e kategorisë së parë.

Sigurisht që 3 humbjet radhazi djegin shumë për skuadrën e Samuel Nikaj dhe nesër nuk falet më as barazimi dhe jo më humbja. Nëse pogradecarët kanë ndërmend që të jenë dinjitozë në kategorinë e parë, me Erzenin nesër vlen vetëm trepikëshi.

Pogradeci-Erzeni është përballja e së shtunës në orën 16:00, ndërkohë që po nesër luhen edhe Kastrioti-Burreli, Korabi-Vora dhe Lushnja-Besa.

Advertisement

Pas humbjes së fundit në Burrel të gjithë në kampin liqenor kanë “qepur” gojën dhe kanë përgatitur gjatë gjithë këtyre ditëve vetëm për këtë ndeshje të nesërme që është më shumë se delikate.

Trajneri Samuel Nikaj ka punuar më shumë në aspkektin psikologjik, pasi dihet që morali pas 3 humbje radhazi nuk është atje ku duhet.

Nesër qysh në startin e ndeshjes me Erzenit do të kërkohet goli dhe prandaj stafi teknik ka menduar që të reshtojë një skuadër me skemë tërësisht sulmuese.

Erzeni ndodhet në vendin e fundit me asnjë pikë dhe ky është momenti që Pogradeci të shënojë fitoren e dytë dhe të largohet nga vendet e fundit ku ndodhet pas 4-ër javëve të para.

Advertisement

Suksese të shtunën Pogradecit!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

KATEGORIA E PARË të shtunën dhe të dielën/ Ja 6 çiftet e kësaj jave!

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë. Duele mjaft interesante ka rezervuar java e 5-të e këtij kampionati, teksa ekipet do të zbresin në fushë ditën e shtunë dhe të diel.

4 ndeshje do të luhen më 21 shtator, ditën e shtunë në po të njëjtën orë, 16:00. Kastrioti do të duelojë me Burrelin, ndërsa Vora udhëton në transfertë për të sfiduar Korabin. Lushja do të përplaset me Besën e Kavajës, ndërsa sfida tjetër do të jetë mes Pogradecit dhe Erzenit.

Ndërkohë ditën e diel do të zhvillohen dy sfidat e mbetura. Flamurtari do të presë në shtëpi skuadrën e Apolonisë për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 5-të, ndërsa Kukësi udhëton në transfertë për të sfiduar Valbonën.

Advertisement

Pra, për Pogradecin ndeshja e kësaj jave ndaj Erzenit është takimi i kthesës së madhe, sepse në Pogradec presin vetëm fitoren.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News