Polici
Policia arrestohet 50 vjeçari që çmontonte makinat në kërkim prej 2 javësh ja 5 shtetasit e tjerë
Korçë / Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.I shpallur në kërkim 2 javë më parë nga Policia, vihet në pranga 50-vjeçari, i cili tregtonte dhe çmontonte në pjesë, në servisin e tij, automjete të dyshuara të kontrabanduara.Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë (pronarë servisesh), pasi e ushtronin veprimtarinë në këto subjekte, në kundështim me ligjin.Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra dhe informalitetit, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. S., 50 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas u shpall në kërkim më datë 15.02.2024, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, në fshatin Çiflig, i cili rezultoi i paregjistruar në organet përkatëse, u gjetën 6 automjete (me pjesë të çmontuara), pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse.Gjithashtu, në bazë të urdhrit të Ministrit të Brendshëm “Për marrjen e masave të menjëhershme për kontrollin, mbrojtjen e territorit nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme përgjatë autostradave, rrugëve interurbane kryesore dhe dytësore”, për subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e veprimtarisë të serviseve të automjeteve, pjesëve të këmbimit, çmontimit dhe magazinimit të automjeteve, që fshehin të ardhurat dhe janë të paregjistruar në organet tatimore, kanë vijuar kontrollet në subjekte të tjera.Si rezultat, gjatë aksit rrugor “Korçë-Pogradec”, janë goditur 5 raste të kësaj paligjshmërie. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:L. C., 48 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq; I. C., 34 vjeç, banues në Pogradec; F.A., 38 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq; M. E., 22 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, dhe F. Xh., 48 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq.Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatrat Vashtëmi, Vloçisht, Gështenjas, në serviset e tyre për riparimin e automjeteve, ku shiteshin edhe pjesë këmbimi, ka rezultuar se këta shtetas e ushtronin aktivitetin, të paregjistruar në organet tatimore.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Roja i pyjeve në Maliq, vjedh vetë pyllin. 47-vjeçari procedohet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ 37-vjeçari në lagjen 3 në Korçë bën të fortin me policinë, por e pëson
Ngjarje
POLICIA/ Vjedh orendi shtëpiake, arrestohet 48-vjeçari nga Korça
Ngjarje
POLICIA/ Kanabis në Ersekë. Procedohet 32-vjeçari!
Ngjarje
Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Maliq për posedim të lëndëve narkotike
Ngjarje
Procedim penal për kanosje ndaj një 20-vjeçareje në Pogradec
Ngjarje
Procedim penal ndaj një gruaje në Devoll për vjedhje në automjet
Lajm Flash
Shkelje e urdhrit të mbrojtjes, procedohet penalisht 50-vjeçari nga Korça
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti1 day ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sporti2 days ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori3 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti1 day ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sport3 days ago
The white and red fans’ call to the players: Skënderbe, beat Tirana for us!