Polici
Policia dhunon bashkëshorten shpallet në kërkim 41 vjeçari procedohen të tjerë për vepra të ndrys
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin R. B., banues në fshatin Bregas, Maliq, pasi është kapur në fshatin Pojan, Maliq, jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku u shpall në kërkim shtetasi Z. G., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Vijon puna për kapjen e shtetasit Z. G.Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. T., 33 vjeç, banues në Skrapar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip, “Suzuki” në aksin rrugor “Korçë-Voskopojë”, në rrugën drejt fshatit Panarit, iu gjetën në automjet 2 armë gjahu, 17 fishekë arme gjahu, që i posedonte pa leje, një fenelinë sinjalistike si dhe 2 elektrikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me një 51-vjeçar, i cili ndodhet për mjekim në spital.Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 38 vjeç, banues në Bilisht, i cili në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, i është afruar banesës së nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. E., 31 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 56-vjeçar.Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. M., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar, një 20-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili po merr mjekim, në spital.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Ngjarje
POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Roja i pyjeve në Maliq, vjedh vetë pyllin. 47-vjeçari procedohet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ 37-vjeçari në lagjen 3 në Korçë bën të fortin me policinë, por e pëson
Ngjarje
POLICIA/ Vjedh orendi shtëpiake, arrestohet 48-vjeçari nga Korça
Ngjarje
POLICIA/ Kanabis në Ersekë. Procedohet 32-vjeçari!
Ngjarje
Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Maliq për posedim të lëndëve narkotike
Ngjarje
Procedim penal për kanosje ndaj një 20-vjeçareje në Pogradec
Ngjarje
Procedim penal ndaj një gruaje në Devoll për vjedhje në automjet
Lajm Flash
Shkelje e urdhrit të mbrojtjes, procedohet penalisht 50-vjeçari nga Korça
-
Sporti4 days ago
Gvozdenoviç e pranon, tani e ka të vështirë…
-
Sport4 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
History1 day ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti3 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport4 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport3 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti2 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti5 days ago
SKËNDERBEU/ Qetësia duket, por presioni është në….
-
Sport4 days ago
The white and reds scan Tirana, Gentjan Liço conducts an analysis…