Polici
Policia në deklaratë 9 3 kg kanabis në kapshticë arrestohet 49 vjeçari nga drenova e korçës
Kapshticë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Maskimi”, për goditjen e një tjetër rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me ata të DVP Korçë dhe autoritetet doganore.Sekuestrohen 9.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.Vihet në pranga 49-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike, i cili dyshohet se do trafikonte këtë sasi me automjetin e tij, në drejtim të Greqisë.Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë dhe autoritetet doganore në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Maskimi”.Si rezultat i këtij operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:-R. T., 49 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë.Bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të Republikës së Shqipërisë, Policia Kufitare ka kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. T. Gjatë kontrollit të detajuar, në pjesën e bagazhit, tek bombola e gazit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 9.3 kilogramë, sasi të cilën 49-vjeçari synonte t’a trafikonte në drejtim të Greqisë.Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Roja i pyjeve në Maliq, vjedh vetë pyllin. 47-vjeçari procedohet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ 37-vjeçari në lagjen 3 në Korçë bën të fortin me policinë, por e pëson
Ngjarje
POLICIA/ Vjedh orendi shtëpiake, arrestohet 48-vjeçari nga Korça
Ngjarje
POLICIA/ Kanabis në Ersekë. Procedohet 32-vjeçari!
Ngjarje
Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Maliq për posedim të lëndëve narkotike
Ngjarje
Procedim penal për kanosje ndaj një 20-vjeçareje në Pogradec
Ngjarje
Procedim penal ndaj një gruaje në Devoll për vjedhje në automjet
Lajm Flash
Shkelje e urdhrit të mbrojtjes, procedohet penalisht 50-vjeçari nga Korça
-
Sporti4 days ago
Gvozdenoviç e pranon, tani e ka të vështirë…
-
Sport4 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
History1 day ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti3 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport4 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport3 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti2 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti5 days ago
SKËNDERBEU/ Qetësia duket, por presioni është në….
-
Sport4 days ago
The white and reds scan Tirana, Gentjan Liço conducts an analysis…