24 janari, Dita Ndërkombëtare e Arsimit
- Korca Boom
- Jan 24
- 2 min read
Në kalendarin e Kombeve të Bashkuara 24 janari është Dita Ndërkombëtare e Arsimit.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 24 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, duke ia njohur meritat për arritjen e paqes dhe zhvillimit dhe duke e njohur si një e drejtë e njeriut, një e mirë publike dhe një përgjegjësi publike.
E drejta për arsim është e sanksionuar në nenin 26 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Deklarata bën thirrje për arsim fillor falas dhe të detyrueshëm. Konventa për të Drejtat e Fëmijës (1989), shkon më tej duke përcaktuar se vendet duhet ta bëjnë arsimin e lartë të arritshëm për të gjithë.
Sipas OKB-së, Arsimi është çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm.
Arsimi u ofron fëmijëve një shkallë për të dalë nga varfëria dhe një rrugë drejt një të ardhmeje premtuese. Por rreth 244 milionë fëmijë dhe adoleshentë në mbarë botën janë jashtë shkollës; 617 milionë fëmijë dhe adoleshentë nuk mund të lexojnë dhe bëjnë matematikë bazë; më pak se 40% e vajzave në Afrikën Sub-Sahariane përfundojnë shkollën e mesme të ulët dhe rreth katër milionë fëmijë dhe të rinj refugjatë janë jashtë shkollës.
OKB thotë se është arsimi cilësor mundësia për të thyer ciklin e varfërisë që po lë pas miliona fëmijë, të rinj dhe të rritur.
In the United Nations calendar, January 24 is the International Day of Education.
The United Nations General Assembly declared January 24 as the International Day of Education, recognizing its contribution to achieving peace and development, as well as acknowledging it as a human right, a public good, and a public responsibility.
The right to education is enshrined in Article 26 of the Universal Declaration of Human Rights. The declaration calls for free and compulsory primary education. The Convention on the Rights of the Child (1989) goes further by stipulating that countries must make higher education accessible to all.
“KORÇA BOOM”