7 vjet pa Gjergji Kushen/ Një kujtim në paharrim për të…
- Korca Boom
- Jul 25, 2024
- 1 min read
7 vjet më parë, pikërisht më datën 23 korrik të vitit 2017 është ndarë nga jeta Gjergji Kushe, figura shumëdimesionale e futbollit korçar i cili u largua nga jeta mes stresit dhe vuajtjes shpirtërore.
Ai ka filluar karrierën e tij duke u vendosur mes katërkëndëshit dhe ka mbrojtur portën e Skënderbeut dhe të Vllaznisë duke shkëlqyer me talentin e tij.
Gjergji ishte një trajner që punoi për shumë vjet me fëmijët dhe nga duart e tij kanë dalë shumë futbollistë të Skënderbeut. Më pas për një periudhë të gjatë ishte përgatitës i portierëve tek Skënderbeu. Gjergji ka dhënë një kontribut edhe si mësues i Edukimit Fizik.
Ai u largua në mënyrën më të pamerituar duke lënë një brengë tek familjarët e tij, sportistët dhe ish-sportistët. Kushdo që e ka njohur ka dalluar pasionin për sportin, shpirtin e tij të butë, afrimin me miqtë dhe shokët. Ai ishte i përkushtuar, ndaj jo më kot ka arritur edhe rezultatet e tij në jetën sportive.
Një kujtim në paharrim qoftë dhe klubi i futbollit Skënderbeu duhet të kujtohet edhe për figura të tilla.
