top of page

Afishe në qytet! Korça “zjarr” nesër, vjen Tirana stadiumi me ngjyrat bardhekuqe

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 11
  • 1 min read

Ka ditë të tëra që në qytetin juglindor të Korçës kanë filluar thirrjet në qytet, në mënyrë që nesër, pra të shtunën të gjithë të jenë atje në “Strofull” për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës. Fotoja që shikoni më poshtë është një prej thirrjeve që kanë bërë “ujqërit” në mënyrë që ta marrë vesh i madh dhe i vogël që nesër e ka detyrim të jetë prezent në stadium.


Në afishet e thirrjeve bëhet e ditur se takimi i “ujqërve” do të bëhet në tribunën C, atje ku vendosen edhe ultrasit, pra 30 minuta përpara fillimit të takimit dhe pritet që të paktën kjo tribunë, si gjithë të tjerat të jetë plot e përplot.



Organizimi i orëve të fundit bën të ditur se do të ketë një banderolë gjigande që do të vendoset te ky sektor, ndërkohë që edhe tribunat e tjera pritet të jenë të tejmbushura.

Një ndeshje si kjo nuk ka shans që mos ndiqet nga mijëra korçarë që mezi presin të shijojnë spektaklin në fushë dhe në tribuna.


Nesër ora 15:30 Skënderbeu-Tirana është vërtet nga ato ndeshje “zjarr”.


Forca “Ujqër”!


 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page