top of page

Aktori korçar Vladimir Muzha sot feston ditëlindjen e tij të 73-të!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 3
  • 1 min read

Sot aktori Vladimir Muzha feston ditëlindjen dhe ne i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!


Vladimir Muzha ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1952. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).


Ne teatër ka interpretuar shumë role. Mund të përmendim këtu një nga interpretimet e tij më të mira, atë në rolin e Avokatit Dë Monzi në dramën "Dy krisma në Paris" me autore Sheri Mitën dhe Pellumb Kullën. Ka qënë aktor edhe në Estradën e qytetit të Fierit duke marrë pjesë në disa skece të kësaj estrade përkrah të mirënjohurit Luftar Paja si psh në rolin e Mikut tek "Je shtrembëruar pak Zeno”.



Në kinematografi ai ka interpretuar në 8 filma. Roli i parë i aktorit Vladimir Muzha në kinematografi është ai i Kapitenit fashist në filmin "Balonat", në vitin 1979. Roli më i shënuar i tij është ai i Bardhylit në filmin "Fjalë pa fund" i vitit 1986.


Filmografia:

Balonat - (1979)...Kapiteni Fashist, Agimet e stinës së madhe - (1981)...Dushar Leta, Fundi i një gjakmarrjeje - (1983)...Tekniku, Fjalë pa fund - (1986)...Bardhyli, Një vit i gjatë - (1987)...Zv/Ministri, Pas takimit të fundit - (1990)...Ismeti, Fletë të bardha - (1990)...Kritiku letrar.


Role në Teatër:

Dy krisma në Paris ...Avokati De Monzi

Shoku Niqifor...Mjeku kardiolog



 “KORÇA BOOM”



bottom of page