top of page

Alma Thano sot ka festë/ Edhe 100 vite të tjera kampione!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 10
  • 1 min read

Alma Thano Floqi është një nga emrat të njohur të atletikës korçare dhe asaj shqiptare.

Atletja që ka bërë historinë e garave të shpejtësisë 100-200 metra. Në garën e 100 metrave është kampione e vendit ashtu siç është e tillë edhe në shumë gara të stafetës 4X100 metra.




Alma Thano është fituese e medaljeve të arta në dy spartakiadat kombëtare në garat e stafetës 4X100 metra. Atletja korçare ka qënë në majën e garave të shpejtësisë edhe në kushte kur në këto gara kanë vrapur bashkë me të një grup atletesh të njohura të ekipeve të tjera.


Sot kampionia korçare feston 63-vjetorin e lindjes dhe portali ynë “Korça Boom” i uron shëndet pranë familjes së saj dhe të dashurve.


 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page