top of page

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Kostantina Kamitisi vizitë në Universitetin “Fan S. Noli”!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 17, 2024
  • 1 min read

”TË ZGJEROJMË E FORCOJMË BASHKËPUNIMIN DHE MARRËDHËNIET DYPALËSHE TË UNIKO ME UNIVERSITETET GREKE” ISHIN FOKUSI I TAKIMIT QË U ZHVILLUA SOT GJATË NJË VIZITE TË AMBASADORES SË GREQISË NË SHQIPËRI, ZNJ. KONSTANTINA KAMITSI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Konstantina Kamitsi e shoqëruar edhe nga Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë, z. Nikolaos Yotopoulos dhe z. Georgios Angeletopoulos përfaqësuesi i kësaj Ambasade u prit në takim nga rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Aida Mosko dhe zëvendësrektori për mësimin prof. as. dr. Lorena Zeqo.

Rektori e njohu Ambasadoren Kamitsi me veprimtarinë që zhvillon Universiteti në përgjithësi, ndërsa u ndal më hollësisht në marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimet e deritanishme të UNIKO me universitetet greke të Selanikut, Kozanit, Janinës , Korfuzit, si dhe bashkëpunimet në kuadër të programit Erasmus+ për mobilitete të stafit e studentëve me Universitetin “Panteion” të Athinës, “Aristoteli” të Selanikut etj.

Drejtuesit e UNIKO u shprehën të gatshëm sa i takon thellimit dhe zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimeve të nisura, por edhe për lidhjen e marrëdhënieve të reja me universitete greke.

Ambasadorja e Greqisë, znj. Kamitsi falenderoi Rektorin për pritjen dhe ofroi ndihmën dhe mbështetjen e saj për të zgjeruar hartën e bashkëpunimeve, duke folur për mundësitë e bashkëpunimit në projekte e veprimtari të përbashkëta, mobilitete të stafit e studentëve, në organizimin e shkollave verore etj. “Expanding and strengthening the cooperation and bilateral relations between UNIKO and Greek universities” was the focus of the meeting held today during a visit by the Ambassador of Greece to Albania, Mrs. Konstantina Kamitsi, at the “Fan S. Noli” University.

“KORÇA BOOM”

Recent Posts

See All
Përse 7 Marsi është caktuar dita e mësuesit?

<p>7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar në shumë vende të botës, duke përkujtuar rolin e jashtëzakonshëm që kanë mësuesit në zhvillimin e individëve dhe shoqërisë. Dita e Mësuesit është

 
 
bottom of page