top of page

Andrea Mano / Simboli i bashkëjetesës fetare

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 30
  • 1 min read

Updated: Apr 1

Uroj me përunjësi dhe gëzim të thellë shpirtëror, këtë ditë të shenjtë, kur me Hirin e Perëndisë dhe bekimin e Shpirtit të Shenjtë, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, ngjitet në Fronin e Kryebariut të Kishës Autoqefale Orthodhokse të Shqipërisë.


Lutemi që shërbesa e Tij të jetë një pishtar ndriçues i Ungjillit të Krishtit, një shtyllë e palëkundur e besimit të shenjtë dhe një burim i pashtershëm paqeje, dashurie dhe mëshire për të gjithë besimtarët.


Udhëheqtë Ai me urtësinë e Shenjtorëve, me përkushtimin e Etërve të Shenjtë dhe me hirin e pashuar të Perëndisë!


Shumëvjet i bekuar, Fortlumturi!


Qoftë shërbesa Juaj një bekim për mbarë Kishën dhe kombin tonë!

I DENJË!



Gëzuar Fitër Bajramin!


Pas një muaji devotshmërie, sakrifice dhe lutjesh, vjen kjo ditë e bekuar për të gjithë besimtaret, që mbush zemrat me gëzim dhe shpirtin me paqe.

Allahu ja u pranoftë agjërimin, lutjet dhe të gjitha veprat e mira!


Uroj që ky Bajram t’ju sjellë gëzim në zemër, forcë në besim dhe begati në çdo hap të jetës suaj. Qofshi gjithmonë të rrethuar nga dashuria e familjes, ngrohtësia e miqve dhe mëshira e Zotit!


Në këtë ditë faljeje dhe mirësie, le të falim e të duam më shumë, sepse Bajrami është festa e shpirtit të pastër dhe zemrës së butë!

Bajrami t'ju ketë gjetur me shëndet, lumturi dhe harmoni në familjet tuaja!




 
 
bottom of page