top of page

Apeli i kandidates, Vinjola Rota, për diasporën shqiptare

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 8
  • 1 min read

Të dashur shqiptarë të diasporës, Edhe pse jeni larg fizikisht, roli juaj në jetën e vendit është i pazëvendësueshëm.


Kontributi juaj për familjet, komunitetet dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë është i jashtëzakonshëm. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë që edhe zëri juaj të dëgjohet.



Vota juaj është një akt i fuqishëm, një mënyrë për të qenë pjesë e vendimeve që formësojnë të ardhmen e Korçës dhe të gjithë vendit. Po kandidoj për të përfaqësuar me ndershmëri, përkushtim dhe vlera qytetin tonë, dhe besoj thellësisht se bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë dhe më të qëndrueshme për të gjithë.


Për një Korçë që nuk mbetet pas, por ecën përpara me dinjitet.



“KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page