top of page

Arrestime në Korçë, gjendet i pajetë 72-vjeçari në lagjen 16/ Ja njoftimi i bluve ditën e sotme

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 9
  • 2 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 63 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit dhe nipit të tij të mitur. E dëmtuara u pajis me urdhër mbrojtjeje.


Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin S. V., 72 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Gj., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.



Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. F., 66 vjeç, banues në Kakaç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka bllokuar rrugën përpara banesës, nipit të tij.


Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi G. M., 37 vjeç, banues në Moglicë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.


Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


K.R., 62 vjeç, banues në Drenovë, pasi ushtronte aktivitetin në një lokal, pa e regjistruar në organet kompetente;


M. M., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi kishte punësuar 2 shtetas në biznesin e tij, pa i regjistruar në organet kompetente.



Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. S., 58 vjeç dhe A. A., 53 vjeç, banues në Maliq, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".


Korçë / Më datë 08.04.2025, është gjetur pa shenje jete nga punonjësi i Policisë (SPZ), në banesën e tij, në lagjen nr. 16, shtetasi E. N., 72 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe jetonte vetëm. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page