top of page

ARSIM/ Pas 13 vitesh stafi i shkollës “Naum Veqilharxhi” së bashku. Sa mall…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 15
  • 2 min read

Gjithmonë kemi pasqyruar kolektivat e mësuesve, atyre që japin dijen dhe sigurisht na vjen mirë që e bëjmë një gjë të tillë, për vetë vlerat e mëdha që kanë dhe do të kenë gjithmonë në edukimin e brezit të ri.

Sot po sjellim një nga kolektivat më të mirë dhe me mësues dhe ish-mësues të nderuar të qytetit juglindor. Mbrëmjen e djeshme janë mbledhur së bashku jo për ndonjë festë, por sepse pas 13 vitesh ritakohen sërish brezi i mësuesve dhe drejtuesve që kanë qenë në ato vite dhe brezi i mësuesve që janë sot dhe kanë punuar së bashku.

Të gjithë ata që sot kanë dalë në pension, ruajnë një kujtim të jashtëzakonshëm dhe respekti për ta është më shumë se i madh në të gjitha ambientet, qoftë edhe te brezat që kanë nxjerrë me duart e tyre.

Janë stafi mësimor dhe drejtues i shkollës 9-vjeçare “Naum Veqilharxhi” që përpara shumë vitesh kanë punuar së bashku dhe kanë qenë një staf për t’u pasur zili. Një mbrëmje me shumë emocione sidomos për atë brez që sot kanë dalë në pension dhe kujtojnë me nostalgji ato vite. Sa shumë mall kanë për njëri-tjetrin dhe ato vite të mrekullueshme.

Sigurisht që mungojnë dhe shumë të tjerë po kaq të nderuar dhe të gjithë bashkë janë ata që çdokush nga ne që i shikon sot ndien respekt maksimal. Po sjellim të gjithë emrat e këtyre që shikoni në foto:

Respekt për të gjithë dhe qofshi gjithmonë të lumtur si në këtë foto!

Vladimir Prifti ish-Drejtor

Xhemlin Koleci Drejtor

Ivoni Kostandini ish-Mësuese

Gjergji Burda ish-Mësues

Egla Xhengo Mësuese

Donika Qëndro ish-Mësuese

Doloreza Fili ish-Mësuese

Vladimir Fëngjilli ish-Mësues

Elida Frroku ish-Mësuese

Albert Bagllamaja ish-Mësues

Eleni Kocaqi Mësuese

Eva Cenolli Mësuese

Eda Dulo Mësuese

Gjergji Robo Mësues

Marilda Kallanxhi Mësuese

Estela Josifi Mësuese

Esmeralda Ryka Mësuese

Geralda Dragoi Mësuese

Rudina Stefa Mësuese

Florian Adillari Mësues

Fatbardh Gurza Punonjës

Athina Paravani ish-Punonjëse

We have always highlighted the collectives of teachers, those who impart knowledge, and of course, it brings us joy to do so, given the great values they have and will always hold in educating the younger generation. Today, we present one of the best collectives, comprised of both esteemed teachers and former teachers from the southeastern city. Last evening, they gathered together not for a celebration but because, after 13 years, the generation of teachers and leaders from those years reunited with the current generation of teachers, who have worked together over time.

 “KORÇA BOOM”

Recent Posts

See All
Përse 7 Marsi është caktuar dita e mësuesit?

<p>7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar në shumë vende të botës, duke përkujtuar rolin e jashtëzakonshëm që kanë mësuesit në zhvillimin e individëve dhe shoqërisë. Dita e Mësuesit është

 
 
bottom of page