Ata ishin katër miq që edhe në parajsë janë bashkë…
- Korca Boom
- Apr 2
- 1 min read
Duke kërkuar në arkivën fotografike të "Korça Boom", na tërhoqi një foto që flet shumë. Janë katër miq që ishin së bashku duke konsumuar një kafe, duke biseduar, duke shprehur mendimet për sportin, artin dhe mësimin. Ishin katër qytetarë korçarë: bëhet fjalë për aktorin Llazi Sërbo, Agron Pojanin mësues, Teodor Vaso, ikona e futbollit shqiptar dhe Maksim Tuxhari, sportist dhe trajner specialist.
I shikoje gjithmonë së bashku duke treguar qytetari, pasi ishin qytetarë model të këtij qyteti, duke rrezatuar kulturë, por mbi të gjitha kanë spikatur në të gjitha fushat dhe ku kanë dhënë ndihmë.
Ata sot nuk janë fizikisht mes nesh, janë bashkë në parajsë, janë bashkë me ata që kanë lënë pas, janë këtu me kujtimin e tyre mes nesh. Njeriu në jetë duhet të lërë një kujtim të mirë, pasi në të kundërt harrohet shpejt. Por ku harrohen këta personalitete? Gjithkush që do të shikojë këtë foto do të meditojë dhe do të thotë, pa më të voglin dyshim, vetëm komentin e mirë.
"KORÇA BOOM"
