Bashkia Pogradec mirënjohëse për punën e efektivëve, punonjësve dhe grupeve vullnetare për shuarjen e zjarreve
- Korca Boom
- Aug 1, 2024
- 1 min read
Të nderuar banorë të Bashkisë Pogradec dhe Njësive Administrative!
Gjatë 48 orëve të fundit dy vatra zjarri janë shënuar në Guras dhe Pleshisht, vatra të cilat falë punës dhe ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve, shërbimit pyjor, punonjësve të njësive, drejtuesëve të tyre, por edhe grupeve vullnetare janë arritur të shuhen plotësisht pas orësh të gjata pune dhe lodhje.
Është koha që të jemi të gjithë të ndërgjegjshëm dhe përgjegjshëm për ambientin përreth dhe sidomos pyjet.
Duhet të evitoni vendosjen e zjarreve për pastrim tokash apo kullotash, pasi situata për shkak të temperaturave dhe elementëve të tjerë atmosferikë mund të agravojnë duke rrezikuar seriozisht ambientin.
Gjithashtu jeni të lutur që për çdo rast që konstatoni zjarre të njoftoni shërbimin zjarrfikës, kryetarët e njësive apo fshatrave në mënyrë që të organizohet puna për fikjen e tyre.
Fatmirësisht, dy vatrat e mëparshme nuk kanë shënuar dëme serioze, por kjo nuk justifikon pakujdesinë e atyre që ndezin këto zjarre. Jeni të lutur të jeni bashkëpunues dhe të mos neglizhoni asnjë rast.
Falenderim për punonjësit, efektivët dhe grupet vullnetare për punën e deri tanishme, ashtu si do jemi falenderues për bashkëpunimin e gjithësecilit prej jush!
