Bashkëpunim mes bashkive të Qarkut të Korçës dhe Ministrisë së Shëndetësisë në drejtim të kujdesit shoqëror
- Korca Boom
- Jul 24, 2024
- 1 min read
Këshilli i Qarkut të Korçës ndërmerr një hap të rëndësishëm në drejtim të kujdesit shoqëror, duke filluar punën për hartimin e "Planit të Kujdesit Social Rajonal". Ky plan i mbështetur në Planet Lokale Sociale të bashkive do të adresojë nevojat specifike sociale të komunitetit tonë, duke u bazuar në një analizë të thellë dhe gjithëpërfshirëse të nevojave të qytetarëve në të gjithë qarkun.
Me asistencën teknike dhe ekspertizën e ofruar nga EU4SI dhe me mbështetje në proces nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, jemi të motivuar për të arritur një impakt të qëndrueshëm social.
Në këtë nismë, Këshilli i Qarkut Korçë dhe bashkitë: Korçë, Pogradec, Devoll, Maliq, Kolonjë dhe Pustec do të punojnë së bashku për të ndërtuar një platformë rajonale për kohezion social, duke promovuar një vizion të përbashkët dhe të qëndrueshëm.
