Boshatiset infermieria e Skënderbeut përpara Laçit. Ja situata
- Korca Boom
- Apr 4
- 1 min read
Në Skënderbeu, tashmë gjithë vëmendja është tek katër ndeshjet e fundit të sezonit, por më shumë po mendohet për takimin e ditës së diel në Laç, aty ku ndeshen dy rivalë për zonën e mbijetesës. Kanë mbetur edhe dy seanca stërvitore për të përcaktuar edhe ata që do të jenë në fushën e lojës.
Por ajo që bie në sy në këto momente është fakti se te korçarët nuk ka asnjë futbollist që të mos jetë gati për këtë sfidë. Kjo lidhet me dëmtimet që kanë shoqëruar disa futbollistë gjatë javëve të fundit.
Tani është bërë e ditur se edhe Balaj, Zenullari dhe Vangjeli janë rikuperuar plotësisht dhe janë gati për takimin e ardhshëm. Mund të mos jenë titullarë, por mund të thirren nga Gjoka në varësi të situatës, dhe këtë Balaj e ka treguar në ndeshjen e kaluar, ashtu si edhe Zenullari.
E rëndësishme në këto momente është edhe fakti se të gjithë duhet të japin maksimumin nga vetja, duke sakrifikuar gjithçka në fushën e lojës. Ky duhet të jetë një tipar për të dhënë edhe një grintë të dukshme në ndeshje.
“KORÇA BOOM”
